LIVE UPDATES
Bota

Pas masakrës me 12 fëmijë të vdekur në Lartësitë e Golanit, nuk vonon kundërgjigja e Izraelit, bombardon gjatë natës objektivat e Hezbollahut në Liban

Objektivat thuhet se përfshinin depo armësh dhe infrastrukturë tjetër në Samrbiha dhe Burj el-Semali pranë Tirit, Luginën Bekaa dhe zonat Kafr Qila, Rab al-Talatineh, Hiam dhe Tair Harfa të Libanit jugor.

28 July 2024, 08:09 Nga r.ll
Pas masakrës me 12 fëmijë të vdekur në
bombardimet

JERUSALEM- Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmin ajror gjatë natës në disa objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor pas një sulmi me raketa në një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams në rajonin Druze të Lartësisë Golan të aneksuar nga Izraeli, duke vrarë 12 persona, kryesisht adoleshentë dhe fëmijë dhe për të cilin Tel Aviv fajëson Hezbollahun.

Hezbollah mohoi që raketa të ishte lëshuar nga luftëtarët e saj, gjë që autoritetet izraelite e mohuan, duke e fajësuar atë. "Gjatë natës, avionët luftarakë izraelitë goditën një sërë objektivash terroriste - pozicionet e Hezbollahut - thellë në territorin libanez dhe në Libanin jugor, mes tyre depo armësh dhe infrastrukturë terroriste në zonat e Shabriha, Burj el Shmali, Bekaa, Kfarkela, Rab El Talatin, Hiam dhe Tir Harfa”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Objektivat thuhet se përfshinin depo armësh dhe infrastrukturë tjetër në Samrbiha dhe Burj el-Semali pranë Tirit, Luginën Bekaa dhe zonat Kafr Qila, Rab al-Talatineh, Hiam dhe Tair Harfa të Libanit jugor. Raportet e mëparshme në mediat libaneze folën për sulme në qytetin Burj el-Semali rreth tre kilometra larg Tirit. Hezbollah mori përgjegjësinë për kryerjen e një sërë sulmesh kundër pozicioneve ushtarake në Lartësitë Golan, por jo për sulmin në stadiumin e futbollit.

Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohammed Afif mohoi përgjegjësinë për sulmin, ndërsa BBC po përpiqet të verifikojë raportet se grupi u tha Kombeve të Bashkuara se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë interceptuese izraelite.

Izraeli: Do ta godasim fort Hezbollahun

Duke vizituar qytetin e Majdal Shams, shefi i shtabit të IDF-së, Herzi Halevi tha se sulmi vdekjeprurës do të kishte një "përgjigje shumë, shumë domethënëse" nga Izraeli.

"Ne do të godasim fort Hezbollahun," u zotua ai, duke shtuar se grupi libanez "nuk bën dallim mes vrasjes së druzëve apo hebrenjve", tha ai, sipas mediave hebraike.

Kur Izraeli godet, ai paralajmëroi: “Hezbollahu mund të qëllojë këtu më shumë dhe duhet pasur kujdes për të ndjekur udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe të Komandës Veriore. Ne duam t'i japim një goditje të rëndë Hezbollahut pa marrë më shumë viktima këtu”.

Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë dhe BE-së

Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke rikonfirmuar  "mbështetjen e palëkundur" të SHBA-së për Izraelin dhe duke shtuar se "mbështet përpjekjet për t'i dhënë fund këtyre sulmeve të tmerrshme".

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dënoi vrasjet,  duke bërë thirrje për një "hetim të pavarur ndërkombëtar" mbi sulmin. Sipas numrit më të fundit të viktimave, të lëshuar nga zëvendësadmirali  Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, sulmi në fshatin Majdal Shams vrau 12 "djem dhe vajza" nga mosha dhjetë deri në njëzet vjeç. 36 persona të tjerë u plagosën, sipas  spitaleve izraelite, 19 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ky është "sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve izraelitë që nga 7 tetori", tha kundëradmirali Hagari, duke iu referuar ofensivës së Hamasit në jug të Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza, e cila kërcënon të djegë të gjithë rajonin. Që një ditë pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, Hezbollahu, një aleat i lëvizjes islamike palestineze, ka hapur një front në veri dhe po shkëmben zjarr praktikisht çdo ditë me forcat e armatosura izraelite.

Lëshimi i raketës erdhi menjëherë pasi u njoftua se katër luftëtarë të lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani ishin vrarë në një bombardim izraelit në Libanin jugor.  Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për kthimin e qetësisë në rajon dhe armëpushimit në enklavën palestineze, lufta vazhdon në ditën e 296-të.

Lufta në Rripin e Gazës shpërtheu më 7 tetor kur krahu ushtarak i Hamasit nisi një sulm të paprecedentë në Izraelin jugor që vrau 1,197 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite. Nga 251 personat e rrëmbyer atë ditë, 111 mbahen ende peng në Rripin e Gazës, por 39 besohet të jenë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.  Në operacionet në shkallë të gjerë të forcave të armatosura izraelite si hakmarrje, të paktën 39,258 persona, kryesisht civilë, kanë humbur jetën në enklavë, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Në muajt e fundit, njësitë e ushtrisë izraelite janë kthyer në zonat e enklavës palestineze ku pretendonin se kishin eliminuar njësitë e krahut ushtarak të Hamasit, si në Khan Younis. Operacionet janë shtuar që nga e hëna në këtë qytet, në jug të Rripit të Gazës, pasi raketat u hodhën në territorin izraelit.

Rreth 170 njerëz janë vrarë dhe qindra janë plagosur në gjashtë ditë, përmblodhi dje për AFP, Mahmoud Basal, zëdhënës i mbrojtjes civile.  Ushtria izraelite urdhëroi banorët e lagjeve të ndryshme të qytetit të largoheshin, për të lëvizur drejt al-Mawasi, në perëndim, një sektor i caktuar si "zonë humanitare". Por shumë kanë frikë të shkojnë atje, pasi në atë zonë ka pasur bombardime të përsëritura ajrore.

Sipas OKB-së, më shumë se 180,000 palestinezë janë larguar nga Khan Younis që nga e hëna. “Kjo është hera e pestë që detyrohem të zhvendosem”, tha njëri prej tyre teksa largohej.  Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën dje në Rafah (në jug) në një bombardim ajror, thanë mjekët.  Forcat e armatosura izraelite, nga ana e tyre, njoftuan se kishin "eliminuar celula të armatosura terroriste" në sektorë të ndryshëm të enklavës. Situata shëndetësore dhe humanitare në Rripin e Gazës është katastrofike për 2.4 milionë banorët e saj.

Pas disa raundeve të pafrytshme negociatash indirekte për shpalljen e një armëpushimi të shoqëruar me lirimin e pengjeve dhe në këmbim të palestinezëve të mbajtur në qendrat e paraburgimit izraelit, është planifikuar të zhvillohet sot në Romë një takim midis delegacioneve të ndërmjetësve - Katar, Egjipt. SHBA - dhe shefi i inteligjencës izraelite, sipas Al-Qahera, një media që besohet të ketë lidhje me agjencinë e inteligjencës egjiptiane.

Hamasi, i cilësuar si një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA dhe BE dhe në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2017, akuzon Benjamin Netanyahun, i cili është zotuar ta zhdukë atë, për bllokimin e çdo marrëveshjeje.  Mbrëmë në Tel Aviv pati një demonstratë të re kundër qeverisë izraelite dhe në favor të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. 

lufta izrael-hamas hezbollah liban

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin