9 December 2024, 15:04
Nga N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Qeveria në detyrë e Austrisë njoftoi të hënën se ka urdhëruar ndaljen e shqyrtimit të kërkesave të sirianëve për azil, pasi rebelët e morën Damaskun dhe presidenti Bashar al-Assad iku në Rusi, 13 vjet pas luftës civile. Lufta civile i detyroi miliona sirianë të ikin nga vendi. Ata ishin pjesë e madhe e një milion njerëzve të cilët shkuan në Gjermani dhe Austri gjatë krizës evropiane me imigrantë në vitet 2015 dhe 2016. Kritikat kundër atij infiksi vazhdojnë ta rrisin mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë dhe konservatorët.
“Kancelari Karl Nehammer e udhëzoi sot ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, t’i pezullojë të gjitha kërkesat e tanishme për azil dhe t’i rishikojë të gjitha rastet e dhënies së azilit”, tha Ministria e Brendshëm e Austirsë në një komunikatë.
Karner shtoi: “E kam udhëzuar Ministrinë ta përgatisë një program për riatdhesim dhe dëbim në Siri”, pa shpjeguar se si do të bëhej kjo. Nehammer tha në X të dielën se gjendja e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për ta mundësuar rifillim e dëbimeve.
Ministria tha se do t’i pezullojë edhe ribashkimet familjare, në bazë të të cilave familjet e refugjatëve mund t’u bashkohen atyre. Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, me 12.871 kërkesa këtë vit deri në nëntor. Nehammer dhe Karner vijnë nga partia konservatore, Partia e Popullit (OVP), e cila ka qëndrime të ashpra ndaj imigracionit, ngjashëm sikurse partia e ekstremit të djathtë, Paria e Lirisë (FPO).
Nehammer është në bisedime për koalicionin qeverisës me dy parti të tjera, të cilat synojnë ta formojnë qeverinë e re pa FPO-në, pavarësisht se FPO-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Ministria e Brendshme tha se ende nuk është vendosur për 12.886 kërkesat për azil, prej të cilave 1.146 kanë të bëjnë me ribashkim familjar./ REL
austri assadi
Bota
9 December 2024, 14:24
M.B
Olaf Scholz
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka mirëpritur fundin e regjimit të Bashar al-Assad-it në&nbs...
Bota
9 December 2024, 13:56
ZH.LL
forcat ajrore te Tajvanit
HONG KONG- Formacione të shumta të anijeve detare dhe të rojes bregdetare kineze po lëvizin në ujër...
Bota
9 December 2024, 13:46
ZH.LL
damask
SIRI- Kryeministri i Sirisë, Mohammed Ghazi Jalali, i cili mbeti në postin e tij pasi Assad dhe shumica e zyrtarëve të tij t&eum...
Bota
9 December 2024, 12:28
ZH.LL
pamje nga fabrika
ITALIA- Një shpërthim i fuqishëm ka nodhdur në një fabrikë Eni në zonën e Firences.
Mediat...
Bota
9 December 2024, 11:52
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Europol i ka dorëzuar autoriteteve greke 4500 dosje i ka dorëzuar lidhur me komunikimet në platformat e kr...
Bota
9 December 2024, 11:33
ZH.LL
Assad-Putin
RUSI- Gjatë orëve të fundit, është raportuar se presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kan...
Bota
9 December 2024, 11:27
ZH.LL
flamuri rebel
SIRI- Flamuri i grupeve rebele siriane është vendosur në ambasadën në Moskë nga anëtar&eum...
Bota
9 December 2024, 11:18
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Në numrin e fundjavës, e përditshmja gjermane Berliner Zeitung i kushton një artikull ...
Bota
9 December 2024, 11:05
M.B
Burgu
SIRIA- Në një raport të vitit 2022, ADMSP tha se Saydnaya, qytet në Siri, në mënyrë efektive u kthye në ...
Bota
9 December 2024, 10:53
ZH.LL
siri
SIRI- Në kohën kur Bashar al-Assad po paketonte valixhet dhe po përgatitej të ikte nga Damasku, televizioni shtetëror si...