LIVE UPDATES
Bota

“Pata Zotin në anën time”, Trump në kuvendin e Partisë Republikane: Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën, nuk do të ishim së bashku

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

19 July 2024, 07:43 Nga M.B
“Pata Zotin në anën time”, Trump në kuvendin e
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Donald Trump iu drejtua të enjten Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë e tij dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tij të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të nisim së bashku një vit sigurie, begatie dhe lirie për qytetarët e të gjitha racave, besimeve, ngjyrave dhe përkatësive. Mosmarrëveshja dhe përçarja në shoqërinë tonë duhet të shërohet. Ne duhet ta shërojmë. Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës”, tha ish-presidenti Trump.

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

“Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”.

Ish-presidenti Trump sidoqoftë u bëri thirrje demokratëve të heqin dorë “nga gjuetia e shtrigave që kam përjetuar gjatë gati tetë viteve”, siç u shpreh ai dhe u kërkoi që të veprohet kështu pa vonesa dhe të mundësohet një proces zgjedhor në nivelin e merituar nga amerikanët.

"Nuk duhet të ndëshkojmë penalisht disidencën apo të demonizojmë marrëveshjet politike dhe kjo i ka ndodhur vendit tonë rishtazi në një nivel që nuk është parë ndonjëherë", tha ish-presidenti Trump.

Duke falenderuar bashkëshorten e tij, ish-zonjën e parë Melania Trump dhe kandidatin e përzgjedhur për nënpresident të ardhshëm, senatorin J D Vance, ish-presidenti Trump u zotua për një vizion për të gjithë kombin.

"Të gjithë qytetarëve, qofshin të rinj, të vjetër, burra apo gra, demokratë, republikanë apo të pavarur, aziatikë apo hispanikë, ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë", tha ish-presidenti Trump.

Duke folur për konfliktet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe një spektër në rritje konfliktesh të mundshme në Azi, ish-presidenti Trump tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe për njerëz të fortë. "Nuk kemi njerëz që veprojnë me forcë, përveç kur iu duhet të mashtrojnë me zgjedhjet dhe nja dy gjëra të tjera. Atëherë veprojnë me forcë", tha ish-presidenti Trump.

Pasi përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, rritjen e nxjerrjes së naftës nga nëntoka, ai e kritikoi drejtpërsëdrejti presidentin Biden, emrin e të cilit u zotua se nuk do ta përmendte më gjatë fjalimit. "Nëse do të merrnim dhjetë presidentët më të këqinj amerikanë, ata së bashku nuk do të kishin shkaktuar dëmin që ka shkaktuar Biden-i", tha ai.

"Së bashku do të jemi sërish një komb madhështor", tha ai. "Qoftë nëse më keni mbështetur apo jo... Me shumë përulje ju kërkoj të jeni të lumtur për të ardhmen e vendit tonë", tha ish-presidenti Trump.

Ai premtoi veprime të vendosura për të luftuar inflacionin. "Duhet t'i lehtësojmë ekonomikisht qytetarët tanë, duke ja filluar që nga dita e parë. Do t'i ulim çmimet dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të përballueshme", tha ai. Ish-presidenti u zotua të anullojë disa prej politikave, si p.sh. rregulloret për makinat elektrike, nga të cilat tha se përfiton Kina dhe ndërkohë shkatërrohet industria amerikane e automobilëve.

"Na kanë shfrytëzuar prej kohësh vende të tjera. Shpesh madje janë vende të ashtuquajtura aleate", tha ish-presidenti Trump. "Nuk do të lejojmë më të vijnë dhe të grabisin vendin tonë".

Duke premtuar rifuqizimin e klasës së mesme amerikane, ish-presidenti Trump tha se kjo sidoqoftë nuk mund të arrihet nëse nuk ndalet emigracioni i paligjshëm, të cilin e quajti "pushtimin më të keq të parë në ndonjë vend tjetër të botës".

"Do ta ndalim dhe do ta ndalim me shpejtësi", tha ish-presidenti Trump. "Do të rikthejmë plotësisht kufijtë e shenjtë dhe sovranë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë do ta bëjmë që në ditën e parë.... Duam që njerëzit të vijnë në Shtetet e Bashkuara, por duam që ta bëjnë këtë në rrugë të ligjshme".

Duke përsëritur akuzat se nga shumë vende po vijnë drejt kufijve të Amerikës persona me historik penal, ai u zotua sërish për të bërë operacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Ai iu drejtua Amerikës duke u zotuar "t'i mbajë djemtë dhe vajzat tona të sigurta" dhe përmendi si shembull komentet e kryeministrit hungarez Victor Orban duke vlerësuar fuqinë e administratës Trump.

"Rusia sulmoi Gjeorgjinë nën presidentin Obama. Rusia mori Krimenë nën administratën e tanishme. Rusia tani do të gjithë Ukrainën. Nën presidentin Trump, Rusia nuk mori asgjë", tha ish-presidenti Trump. Është shndërruar në një planet lufte, tha ai, duke përmendur Izraelin, Ukrainën dhe tërheqjen "shkatërrimtare" nga Afganistani. Kina gjithashtu ka qarkuar Tajvanin dhe anijet dhe nëndetëset bërthamore ruse janë pranë bregdetit të Kubës, tha ai.

"I jap një mesazh të gjithë botës", tha presidenti Trump. "Duam të na ktheni pengjet tona", tha ai duke paralajmëruar për pasoja.

Përgjatë gjithë fjalimit, ish-presidenti Trump premtoi një epokë të artë në zhvillimin e ekonomisë amerikane. "Pak ditë më parë, për pak mori fund rrugëtimi im i përbashkët me ju, por ja ku jemi... Jetojmë në një botë mrekullirash... Çdo moment mbi tokë, është një dhuratë nga Zoti", tha ai.

Ish-presidenti Trump e shkruajti vetë fjalimin e tij, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy persona në dijeni të çështjes.

Ndërsa republikanët pritej të dilnin më të bashkuar se nga kuvendet e tyre të viteve të fundit, demokratët vazhdojnë të përjetojnë ndasitë për sa i përket rikandidimit të presidentit Biden. Pas paraqitjes së dobët të tij gjatë debatit me zotin Trump muajin e kaluar, presidenti Biden i ka rezistuar trysnisë së shtuar për t’u tërhequr nga kandidimi, ndërsa po afron kuvendi i vetë Partisë së tij Demokrate që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Çikago.

Sipas një anketimi të publikuar të mërkurën nga Qendra për Studime Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press, gati dy të tretat e demokratëve në rang vendi mendojnë se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara dhe ta lejojë partinë e tij të përzgjedhë një kandidat tjetër.

Kuvendi ofroi një pamje të Partisë Republikane të transformuar nga zoti Trump që kur ai fitoi zemrat e elektoratit të partisë drejt emërimit si kandidat i republikanëve në vitin 2016. Ish-rivalët brenda partisë së zotit Trump – përfshirë senatorët Ted Cruz i Teksasit dhe Marco Rubio i Floridës, ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – shprehën mbështetjen e pakushtëzuar për ish-presidentin.

Edhe senatori Vance, i përzgjedhuri i Trump për ta udhëhequr lëvizjen e tij në të ardhmen, dikur ka qenë kritik i ashpër i tij, duke e krahasuar atë në mesazhe private, që rodhën më pas, me Hitlerin. Trump nuk kishte folur në publik që prej sulmit, ndonëse ai pati bërë intervista pa praninë e kamerave./ VOA

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin