LIVE UPDATES
Bota

Pendarovski: Nuk do të ketë drejtësi derisa nuk shohim gjykatës dhe prokurorë në burg

Ai tha se “nuk do të ketë drejtësi derisa të ketë në liri gjyqtarë dhe prokurorë që marrin vendime skandaloze me motive korruptive” dhe e njëjta sipas tij duhet të vlejë edhe për politikanët, që sipas tij janë shkaktarët e humbjes së besimit në organet e drejtësisë.

22 December 2022, 13:57 Nga I.A
Pendarovski: Nuk do të ketë drejtësi derisa nuk shohim
Stevo Pendarovski

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, të enjten, para deputetëve kritikoi pushtetin gjyqësor por edhe politikanët dhe institucionet tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoni të Veriut. Ai tha se “nuk do të ketë drejtësi derisa të ketë në liri gjyqtarë dhe prokurorë që marrin vendime skandaloze me motive korruptive” dhe e njëjta sipas tij duhet të vlejë edhe për politikanët, që sipas tij janë shkaktarët e humbjes së besimit në organet e drejtësisë.

"Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive”, tha Pendarovski.

“Shteti duhet t’i vendosë kriminelët në burgje të tipit të mbyllur pasi në të kundërtën ata do të vazhdojnë të përdorin paratë e vjedhura nga populli për tu paraqitur para qytetarëve si të ndershëm dhe të virtytshëm. Nuk duhet të ketë vetëm arrestime për publikun, por dënime të gjata me burg dhe kthim të pasurisë së vjedhur. Por duhet respektohet edhe prezumimi i pafajësisë, të mos i dënojmë njerëzit në publik para se të jenë dënuar nga një gjykatë kompetente”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai foli edhe mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgarë në të, si obligim që del nga ai që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Sipas Pendarovskit, të gjitha marrëveshjet e rëndësishme që kanë kaluar në legjislativ, si dhe vendimet për ndryshime në Kushtetutë janë mbështetur nga opozita andaj edhe i bëri thirrje që t’i mbështes pasi “qytetarët presin rezultate”.

“Askush nuk duhet t'i bëjë presion apo të kushtëzojë askënd që të votojë kundër vullnetit të tij, por, duke e bërë këtë, të gjithë deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm për dy gjëra: së pari, përmbajtja e propozimit specifik, përfshirja e bullgarëve dhe e pjesëve të kombeve të tjera në Kushtetuta në asnjë mënyrë nuk e shkatërron identitetin maqedonas, dhe së dyti, ata që janë kundër saj sot, nëse vërtet besojnë se BE-ja është qëllimi ynë strategjik, si do të votojnë për këtë ndryshim kushtetues kur do të jenë në pushtet?”, tha Pendarovski.

Ai tha se askush nuk mund të garantojë se Bullgaria nuk do të vendos kushte të reja, sikur që nuk mund të garantojë se këtë nuk do ta bëjë ndonjë nga shtetet tjera anëtare të BE-së. Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ndërsa akuzoi Moskën për kërcënim të sigurisë në Evropë si dhe për krizën energjetike dhe të ushqimit.

Presidenti maqedonas tha se “duke dënuar agresionin rus ne mbrojmë edhe veten tone”.

“Ne nuk i ndihmojmë Ukrainës sepse jemi anëtare e NATO-së apo se për këtë na obligon qëndrimi formal për ndihmë. Shtetet e vogla duhet të mbështetin rendin kushtetues, i bazuar në rregulla dhe parime pasi në një botë e cila bazohet në argumentet e forcës, gjasat tona për të mbijetuar janë të barabarta me zero”, tha Pendarovski.

Marrë nga REL

stevo pendarovski

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa