LIVE UPDATES
Bota

Përditësimi i softuerit solli ndërprerjet globale të IT-së, CEO i Crowdstrike: Po punohet për ta rregulluar

Ndërprerja globale e rrjeteve kompjuterike që ka prekur aeroportet, bankat dhe bizneset e tjera duket se vjen, të paktën pjesërisht, nga një përditësim i softuerit të lëshuar nga firma CrowdStrike, thanë ekspertët.

19 July 2024, 13:36 Nga M.B
Përditësimi i softuerit solli ndërprerjet globale të
Crowdstrike

EUROPA- Crowdstrike pranon se ‘defekti’ në përditësimin e softuerit është shkaku i ndërprerjes së IT, duke shkaktuar kaos në mbarë botën. Ndërprerja globale e rrjeteve kompjuterike që ka prekur aeroportet, bankat dhe bizneset e tjera duket se vjen, të paktën pjesërisht, nga një përditësim i softuerit të lëshuar nga firma CrowdStrike, thanë ekspertët. CrowdStrike u tha klientëve se ishte “në dijeni të raportimit të bllokimit të faqeve web” të softuerit të saj në sistemet operative Microsoft Windows.

Inxhinierët e kompanisë morën masa për të zgjidhur problemin, i cili u tha klientëve të fiknin dhe të ndiznin kompjuterët e tyre dhe të kryenin veprime të tjera, nëse kishin ende probleme teknike. Çështja është specifike për Falcon, një nga produktet kryesore softuerike të CrowdStrike, dhe nuk po ndikon në sistemet operative Mac ose Linux.

Softueri i sigurisë kibernetike i CrowdStrike – i përdorur nga shumë kompani të Fortune 500 – zbulon dhe bllokon kërcënimet e hakerimit. Në këtë rast, kompjuterët që përdorin Microsoft Windows duket se po bllokohen për shkak të mënyrës se si një përditësim i kodit të softuerit, i lëshuar nga CrowdStrike, po ndërvepron me sistemin e Windows.

CrowdStrike është ndoshta më i njohur për hetimin e hakerimit rus të kompjuterëve të Komitetit Kombëtar Demokratik, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA. Por, firma multimiliardë dollarëshe bën biznes në mbarë botën, përmes shitjeve të softuerit dhe hetimeve të hakerimeve të mëdha.

CEO i CrowdStrike, George Kurtz tha se çështja e IT, që shkakton një ndërprerje globale, është identifikuar dhe se rregullimi ka filluar. Kurtz tha se kompania e sigurisë kibernetike, po “punon në mënyrë aktive me klientët” të goditur nga ndërprerja dhe se çështja nuk ishte “një incident sigurie apo sulm kibernetik”.

“CrowdStrike po punon në mënyrë aktive me klientët e ndikuar nga një defekt i gjetur në një përditësim të përmbajtjes për hostet e Windows. Mac dhe Linux nuk ndikohen. Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe ka filluar puna për ta zgjidhur.

Ne i referojmë klientët në portalin e mbështetjes për përditësimet më të fundit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë përditësime të plota dhe të vazhdueshme në faqen tonë të internetit. Ne rekomandojmë më tej organizatat të sigurohen, se po komunikojnë me përfaqësuesit e CrowdStrike nëpërmjet kanaleve zyrtare. Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e klientëve të CrowdStrike.”

Sa e shtrirë është CrowdStrike?

CrowdStrike është një nga ofruesit më të mëdhenj të softuerit të sigurisë “endpoint”, i cili mbron lidhjet midis rrjeteve kompjuterike dhe pajisjeve të largëta – nga laptopët, telefonat dhe serverët deri te terminalet e pagesave me pakicë dhe makinat e tërheqjes së parave  – që janë të lidhura me rrjetet e korporatave. Secila prej atyre pajisjeve, që operojnë me sistemin Windows, mund të ndikohet nga defekti.

Klientët e platformës kompjuterike cloud të Microsoft Azure, shumica e së cilës funksionon në Windows, kanë raportuar gjithashtu probleme. Dështimi i IT ka prekur linjat ajrore, bankat dhe transmetuesit nga SHBA dhe Europa në Australi, Japoni dhe Indi.

“Ndërprerja mbarëbotërore e IT-së, e përjetuar këtë mëngjes, është e paprecedentë në gamën dhe shkallën e sistemeve që ka ndikuar,” tha Harjinder Lallie, ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin Warwick.

Çfarë është CrowdStrike?

CrowdStrike është një kompani e sigurisë kibernetike, që u themelua në vitin 2011 dhe e ka selinë në Austin, Teksas. Softueri i tij Falcon, është krijuar për të ndaluar sulmet kibernetike dhe përfshin një grup produktesh, që funksionojnë në pajisje individuale dhe shpërndahen përmes cloud.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me një të tretën, në 3.1 miliardë dollarë vitin e fundit fiskal, që përfundoi në janar, ndërsa të ardhurat neto u rritën në 90.6 milion dollarë, nga një humbje prej 183.2 milion dollarë në vitin e kaluar. CrowdStrike thotë se është “ofruesi i sigurisë së cloud, i zgjedhur për 62 kompani të listuara në Fortune 100”, dhe ka më shumë se 29,000 kompani që përdorin produktet e tij.

Kompania e listuar në Nasdaq iu bashkua S&P 500 muajin e kaluar. Aksionet në CrowdStrike u rritën me më shumë se dyfish gjatë vitit të kaluar, përpara ndërprerjes së të premtes, duke i dhënë kompanisë një kapitalizim tregu prej 83.5 miliardë dollarësh. Megjithatë, aksionet po tregtoheshin ndjeshëm më ulët përpara se Nasdaq të hapej të premten në Nju Jork.

CrowdStrike është i njohur për hetimin e hakerëve rusë. Ai ndihmoi në hetimin e sulmeve kibernetike ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik të SHBA-së në 2015-16 dhe lidhjen e tij me shërbimet e inteligjencës ruse. I njëjti grup rus, më pas u përpoq pa sukses të hakonte në CrowdStrike në 2020.

Sa kohë do të duhet për të zgjidhur problemet?

Ndërsa CrowdStrike tha se një “rregullim ka filluar”, është e paqartë se sa kohë mund të marrë për t’u shpërndarë te numri shumë i madh i klientëve të prekur dhe të gjitha pajisjet e punonjësve të tyre.

Çështjet mund të “duan ditë për t’u zgjidhur – mbase dhe javë”, tha Vasileios Karagiannopoulos, studiues i sigurisë kibernetike në Universitetin e Portsmouth. Ai shtoi se problemet ishin “aq globale dhe të gjera në të gjithë sistemet, saqë mbështetja e IT-së mund të ishte e pakët për shkak të kërkesës”.

Kevin Beaumont, studiues i sigurisë kibernetike, tha në postimet në mediat sociale se klientët e CrowdStrike ishin në një proces “tepër të dhimbshëm” për të korrigjuar problemin.

“Rimëkëmbja është e mundur vetëm manualisht,” tha ai. “Duhet të shkoni te një server ose kompjuter, ta ndizni atë në modalitetin e sigurt në tastierë, të identifikoheni si administrator dhe më pas të hakoni sistemin për ta rikthyer atë online.”/ Monitor

crowdstrike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin