LIVE UPDATES
Bota

Përfundon mbledhja e qeverisë së Kosovës, të gjitha vendimet që u morën sot

Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin. ka mbajtur sot mbledhjen e 89’të me radhë, ku ka marrë disa vendime, raporton Express. Në këtë mbledhje janë miratuar disa projektligje dhe janë emëruar anëtarët e disa Bordeve.

20 July 2022, 14:00 Nga d.a.
Përfundon mbledhja e qeverisë së Kosovës, të gjitha
qeveria e kosoves

KOSOVË- Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin. ka mbajtur sot mbledhjen e 89’të me radhë, ku ka marrë disa vendime, raporton Express. Në këtë mbledhje janë miratuar disa projektligje dhe janë emëruar anëtarët e disa Bordeve.

Më poshtë gjeni komunikatën e ZKM’së për të gjitha vendimet:

Është aprovuar Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 që paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie shumetnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, e cila do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve. Në bazë të Kornizës së BE-së për Integrimin e Romëve, janë definuar pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi. Këto fusha paraqesin prioritetet me të cilat duhet të ballafaqohet zbatimi i Strategjisë, dhe ato ndër veprojnë me njëra tjetrën. Për secilën nga pesë fushat e Strategjisë është definuar një objektiv strategjik. Secili objektiv strategjik është zbërthyer në objektiva specifike, ndërsa këto objektiva specifike më tutje në Planin e Veprimit janë zbërthyer në rezultate dhe në aktivitete.

Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 sipas të cilit ndryshohet dhe plotësohet Programi Legjislativ si në vijim:

Shtohet në Programin Legjislativ për vitin 2022:

1. Projektligji për Mbrojtjen e Furnizimit me Produkte Themelore, afati i miratimit në Qeveri 10.08.2022;

2. Projektligji për Inspektoratin për Mbikëqyrjen e Tregut, afati i miratimit në Qeveri 05.12.2022;

3. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L -037 për Metrologji, afati i miratimit në Qeveri 05.12.2022;

Ndryshohet afati i miratimit në Qeveri, i këtyre projektligjeve:

1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L- 125 për Shëndetësi, afati i miratimit në Qeveri 26.12.2022;

2. Projektligji për Kinematografinë, afati i miratimit në Qeveri 15.12.2022;

3. Projektligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, afati i miratimit në Qeveri 15.12.2022.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar katër projektligje.

– Projektligjin për Sanksionet e Shenjëstruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut i cili përcakton kriteret dhe procedurën për vendosjen dhe heqjen e sanksioneve të shenjëstruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, kryesve të huaj të veprave të rënda të korrupsionit dhe ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes i cili harmonizon strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes me Ligjin për organizimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura.

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës i cili ka për qëllim harmonizimin me ligjet bazike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës që do të rregullojë fushën e disiplinës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, obligimet dhe detyrimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Miratimin nga qeveria e ka marrë edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Rregullorja plotëson shtojcën e pestë të Rregullores tek fushë veprimtaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilës i shtohen përgjegjësitë e sigurimit, mbrojtjes dhe akomodimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, duke ofruar shërbime profesionale dhe mbështetëse përmes mekanizmave shtetërorë nga kjo Ministri.

Edhe Udhëzimi Administrativ për Komisionin e Ankesave për të Huajt është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Udhëzim përcakton përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe procedurën e shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes së Komisionit të Ankesave për të huajt.

Qeveri ka emëruar Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova Sh. A. Me këta anëtarë:

Është  miratuar vendimi për aprovimin e Programit për Diplomaci Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili do të sigurojë përfshirjen aktive të mërgatës dhe diasporës në politikbërje dhe synon të forcojë lidhjen e Diasporës me Republikën e Kosovës, duke iu krijuar mundësi përfshirjeje të drejtpërdrejtë në institucionet e politikbërjes dhe vendimmarrjes në vendin  e origjinës, me qëllim të transmetimit të njohurive dhe përvojave. Për zbatimin e këtij programi Qeveria ka ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej nëntëdhjetë mijë euro.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për Masën 4.1 në zbatim të Vendimit të Qeverisë të datës 14 korrik 2021 lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Sipas vendimit do të vazhdojë pagesa shtesë prej 10% e pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për punonjësit e shërbimit shëndetësorë të sektorit publik, në periudhën korrik-dhjetor 2022

Në zbatim të masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanatet, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete buxhetore për Ministrinë e Zhvillimit Rural për të mbështetur bizneset start-up dhe ato ekzistuese në kuadër të thirrjes “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar”. Një milion e shtatëqind mijë euro janë ndarë sipas kërkesës së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për këtë qëllim.

Ka marrë miratimin në mbledhje edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.14/24 të datës 11 gusht 2021 me të cilin është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr. 17/38 i datës 30 tetor 2020, plotësimin e bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës me përfaqësuesin e Spitaleve të Përgjithshme sipas parimit të rotacionit, me qëllim të plotësimit të anëtarëve të këtij Bordi si në vijim:

1. Dr. Hanumshah Kingji nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës zëvendësohet me Dr. Isuf Zekaj nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë;

2. Z. Mentor Bislimi, Ministria e Shëndetësisë zëvendësohet me z.Mentor Sadiku nga Ministria e

Tri vendime përfundimtare për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore me qëllim të realizimit të projekteve me interes publik janë miratuar në mbledhjen e sotme:

1. Shpronësimi i pronave të paluajtshme shoqërore “”Fabrika e Çimentos Sharr” të cilat preken nga ndërtimi i “Rrugës Shtetërore” në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

2. Shpronësimin për interes publik të pronës së paluajtshme shoqërore N. Sh. “OPB Mirusha”, e cilat preket nga realizimi i Projektit për Ndërtimin e Objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve në Komunën e Malishevës, për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme/ Agjencia e Regjistrimit Civil.

3. Shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës, për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes, Zonat Kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.

Dhe një vendim preliminar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Linjës 2×110 Kv “Kastrioti” në qytetin e Ferizajt, Zonat Kadastrale: Prelez i Jerlive, Kosinë, Muhoc, Lloshkobare, Ferizaj dhe Talinoc i Jerlive, të Komunës së Ferizajt, në dobi të subjektit kërkues/Kompania KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A).

Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe Plani i Veprimit: Transpozimi dhe zbatimi i Rregullores së BE-së 2019/1020 për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Përputhshmërinë e Produkteve dhe Rregullores së BE-së 2019/515 për Njohjen e Ndërsjellë të Mallrave për përgatitjen e Ligjit të ri për Mbikëqyrjen e Tregut të Produkteve. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, ministritë kompetente dhe autoritetet e tjera rregullative, të cilat janë bartëse të emëruara të masave dhe aktiviteteve specifike të parapara në këtë plan, obligohen të raportojnë deri më 30 nëntor 2023 mbi masat dhe aktivitetet e zbatuara si dhe për masat dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e raportimit.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin Vjetor për vitin 2022 për “Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (2021 – 2025).

Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 255 mijë euro për mbështetje të sigurimit të librave për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc./Express/

 

mblidhet qeveria e kosoves

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin