13 December 2022, 22:09
Nga F.M
Agrigento, Itali
ITALI- Burrë e grua janë vrarë me thikë këtë mbrëmje, krim që ka tronditur zonën e Agrigentos në Itali. Mediat vendase shkruajnë se çifti i bashkëshortëve, prindër të 6 fëmijëve, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre, në katin e tretë të një ndërtese në lagjen Stazione.
Ishte vajza e dyshes ajo që dha alarmin kur pa prindërit e shtrirë në tokë, të pajetë, të identifikuar si Rosa Sardo, 61 vjeç dhe burri i saj Giuseppe Sedita, 66 vjeç. Dyshja ishin të përqafuar e të rrethuar nga një pellg i madh me gjak. Autori i këtij krimi rezulton të jetë djali i vogël i çiftit, Salvatore, 34 vjeç.
Për familjen Sedita, mbrëmja e sotme duhet të ishte një mbrëmje feste, pasi kryefamiljari, kishte ditën e fundit të punës dhe familja kishte kohë që organizonte një darkë për të festuar daljen e tij në pension. Megjithatë, sipas fqinjëve, në shtëpi prej ditësh kishte debate të ashpra.
Autori i krimit po merret në pyetje dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor. Mjeku ligjor nuk ka asnjë dyshim për armën e përdorur nga vrasësi: një thikë e mprehtë! Sipas hetimeve të para, vrasja ka ndodhur shumë orë përpara zbulimit të trupave, pasi gjaku ishte mpiksu, por autopsia do të sqarojë kohën e vdekjes.
Vetëm pak javë më parë një tjetër vrasje dramatike gjakoi provincën e Agrigentos. Një kardiolog, Gaetano Alaimo, u vra nga një pacient, Adriano Vetro, brenda zyrës mjekësore ku ai punonte në Favara.
rosa sardo giuseppe sedita
Bota
13 December 2022, 21:46
I.A
Honey Sherman dhe Barry Sherman
KANADA- Djali i dy miliarderëve kanadezë ka ofruar një shtesë prej 25 milion dollarë kanadezë...
Bota
13 December 2022, 21:41
F.M
Karabinierët
ITALI- Karabinierët italianë kanë ekzekutuar 78 masa sigurie në rajone të ndryshme, pas dy operacioneve të...
Bota
13 December 2022, 21:40
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjetore me gazetarët pas një serie problemesh në fushëbetej&...
Bota
13 December 2022, 21:32
I.A
Konjufca, Osmani dhe Kurti
KOSOVË- Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka njoftuar se nesër në orën 11...
Bota
13 December 2022, 21:13
I.A
Eva Kaili
GREQI- Shtyllat kryesore të mbrojtjes së Eva Kailit i ka nxjerrë në pah avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos, n&...
Bota
13 December 2022, 21:05
I.A
Ana Bërnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin P...
Bota
13 December 2022, 20:58
F.M
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar
TIRANË- I dërguari i posaçëm...
Bota
13 December 2022, 20:48
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas mbetet i bindur se kundërshtari i tij Vladimir Putin nuk do të përdorë armë ...
Bota
13 December 2022, 20:29
I.A
Protesta
IRAN- Sipas intervistave me mjekë në të gjithë vendin, forcat iraniane të sigurisë po sulmojnë gratë n&eum...
Bota
13 December 2022, 20:32
F.M
Foto Ilustruese
ITALI- Një avion ushtarak i Forcave Ajrore italiane është zhdukur vetëm pak sekonda para se të ulej në baz&eu...