27 July 2022, 10:01
Nga s.s
Përmbytje në Pakistan
PAKISTAN- Në Pakistan kanë humbur jetën 310 njerëz dhe kanë mbetur qindra persona të plagosur nga përmbytjet e shirave të tmerrshme të musonit në 14 qytete të tjera.
Në qytetin jugor, Karaç, lagjet dhe automjetet e banorëve janë përmbytur dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Shërbimet publike dhe bizneset janë mbyllur, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA) deklaroi se infrastruktura, rrjetet rrugore dhe 5600 shtëpi janë dëmtuar. Pakistani vlerësohet të ketë humbur 10 mijë jetë njerëzish për shkak të fatkeqësive mjedisore, dhe humbje financiare prej 4 miliardë dollarësh deri në vitin 2018, raporton The Guardian.
Banorët e Karaçit kalojnë nëpër një rruge të përmbytur
Një aktiviste e klimës, Afia Salam tha: "Klima po luan rolin e saj. Kemi reshje më të mëdha, kemi shi që bie brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, kështu që ndryshimet e motit janë gjithmonë në shtetin tonë. Karaçi përballet me përmbytjet urbane e cila është një shenjë e kohërave të motit të paparashikueshëm. Ne nuk jemi përshtatur me këto ndryshime dhe duhet t'i mbrojmë njerëzit”.
Ajo gjithashtu shtoi: “Keqadministrimi i qeverisë është i dukshëm: në Balochistan kemi gjithmonë përmbytje të shpeshta dhe vdekje. Në vitin 2022 edhe humbjet infrastrukturore janë të papranueshme, ku ka një mungesë të koordinimit midis departamentit dhe paralajmërimeve të të dhënave, por menaxhimi i fatkeqësive nuk po bën asgjë”. Nga përmbytjet e mëdha sektori tregtar që shkatërroi tregun e elektronikës dhe veshjeve, e cila e çoi në një humbje të madhe në miliarda rupi. "Ne nuk kemi alternativë tjetër veçse t'i zhvendosim mallrat tona në vende më të thata dhe më të sigurta sepse rrugët u kthyen në lumenj, madje edhe automjetet nuk ishin në gjendje të kalonin nëpër ujin me baltë në rrugë”, tha tregtari i pajisjeve elektronike Ahmed Khan.
pakistan permbytje nga shirat
Bota
27 July 2022, 09:39
s.s
Gotabaya Rajapaksa
SRI LANKA- Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili u largua nga vendi pas protestave masive dhe dha dorë...
Bota
27 July 2022, 09:11
s.s
Tërmet në Filipine
FILIPINE- Filipinet veriore janë goditur nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.1, njo...
Bota
27 July 2022, 08:51
s.s
Rrufetë në Indi
INDI- Rrufetë kanë vrarë 20 njerëz në tetë rrethe të shtetit lindor indian të Bihari...
Bota
27 July 2022, 08:27
s.s
Foka Freya
NORVEGJI- Një fokë e quajtur Freya ka zbarkuar në një ndër qytetet e Norvegjisë, Oslo. Qytetarët jan&eum...
Bota
27 July 2022, 08:19
d.a.
Osmani, Kurti dhe Blinken
SHBA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth takimit që ka patur gjatë vizitës në SHBA me se...
Bota
27 July 2022, 07:58
s.s
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Antony Blinken
KOSOVË- Departamenti i Shtetit Amerikan ka postuar një njoftim të shkurtër pas takimi...
Bota
27 July 2022, 07:54
d.a.
Pence dhe Trump
WASHINGTON- Në fjalime duel jo shumë larg nga Kongresi amerikan të martën, ish-presidenti Donald Trump përsër...
Bota
27 July 2022, 07:45
s.s
Jason Kander, ish-sekretar i shtetit të Misurit
SHBA- Udhëheqësit e biznesit, aktivistët e emigracionit dhe politikanët e Mis...
Bota
27 July 2022, 07:41
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ura strategjike Antonivskiy në rajonin e pushtuar nga Rusia të Khersonit thuhet se është goditur nga for...
Bota
26 July 2022, 23:09
k.m.
BRITANI E MADHE- Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi Sunak dhe Liz Truss është anuluar pasi prezantueses i ra të fikët n...