5 July 2023, 08:35
Nga k.m.
Andrew Tate
BRITANI E MADHE- Influenceri kontrovers britanik, Andrew Tate akuzohet bashkë me të vëllanë, Tristan Tate për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani. Vetë ai, së bashku me të vëllanë, Tristan, Luana Radu dhe Georgina Naghel janë në arrest shtëpie pasi u ndaluan nga viti i kaluar.
Ndërkohë që çështja e tij vazhdon që të hetohet nga drejtësia rumune, Andrew është shfaqur në podcast-in “Anything Goes with James English”, ku ka folur rreth akuzave e për gjithçka tjetër që është përmendur gjatë kësaj kohe. Përveçse nuk pranoi asnjë akuzë të ngritur prej tij, tregoi edhe ndjesinë që kishte pasur pak para arrestimit dhe arsyen se përse nuk kishte qëndruar në Rumani, vend që pretendon se e do shumë.
"Pse nuk qëndrove atje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga autori i podcastit, ndërsa Tate duket se i është përgjigjur sinqerisht duke i thënë se: Sepse e dua Rumaninë, kam qëndruar atje për 7 vjet. 99% e rumenëve që kam takuar më kanë kërkuar falje. Njerëz që kam takuar në rrugë, efektivë policie, në gjyq. Të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë njerëz të mirë. U vjen vërtet keq, është një vend i mirë i mbushur me njerëz të mirë, erdha të bëj gati valixhen dhe më kapën. E dija që po kurdisnin diçka. Isha më shumë i shqetësuar për gangsterë shqiptarë sepsa për ligjin, sepse nuk e kam thyer kurrë ligjin. Si dikush që nuk e kam thyer kurrë ligjin, nuk e kam pasur kurrë frikë.
SHIKO MINUTËN 22:00
Ndërsa intervista vazhdon, Tate shfajsohet në çdo moment duke u shprehur se asnjëherë nuk e ka përdorur asnjë grua për të përfituar para, por se vajzat për të cilat akuzohet se iu shfrytëzon, kanë TikTok në telefonin e tyre, e kjo ka mjaftuar për ta shënjestruar.
Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.
Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G).
andrew tate arrestohet andrew tate
Bota
5 July 2023, 08:32
f.i
UKRAINË- Renat Karchaa, një këshilltar rus bërthamor, pasi Presidenti Zelenskyy paralajmëroi presidentin francez Macron se k&eum...
Bota
5 July 2023, 07:44
f.i
foto ilustruese
HOLANDË- Holanda do t’i ofrojë Ukrainës një paketë të dytë gjithëpërfshirëse m...
Bota
4 July 2023, 22:49
k.m
Foto ilustruese
Greqia është gati të nisë bisedimet me Turqinë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjat...
Bota
4 July 2023, 22:45
k.m.
Foto ilustruese
PERU- Vullkani Ubinas ka zhurmuar që nga fundi i qershorit dhe aktiviteti arriti kulmin me dy shpërthime të fuqishme që...
Bota
4 July 2023, 22:15
f.i
Princi William dhe Kate Garraway
BRITANI E MADHE- Gazetarja britanike Kate Garraway ka zbuluar se Princi i Uellsit pyeti për sh&eu...
Bota
4 July 2023, 22:00
f.i
Xavier Bettle
GJERMANI- Kryeministri i i Luksemburgut Xavier Bettle ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku së bashku ...
Bota
4 July 2023, 21:58
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Aspartame pritet t'i bashkohet aloe verës dhe fiereve në listën e Organizatës Botërore të Shëndet&...
Bota
4 July 2023, 21:39
f.i
Florida
SHBA- Një video e një peshkaqeni duke notuar rastësisht mes plazhistëve në plazhin e Navarrës &eu...
Bota
4 July 2023, 21:34
k.m.
Foto ilustruese
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po planifikon mbledhjen e tij inauguruese për t&e...
Bota
4 July 2023, 21:22
f.i
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në zyrën e tij ...