3 October 2023, 08:49
Nga A.B
Frank Walter Steinmeier
GJERMANI- Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier u shpreh në “Tagesthemen” në ARD, se një kufizim i pranimeve mund të arrihet, vetëm nëse Gjermania vendos kontrolle kufitare bashkë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.
Gjithashtu duhet që të arrihet, që procesi i verifikimit të aplikimeve për azil për personat, që nuk kanë asnjë shans të fitojnë azilin, të realizohen në kufijtë e jashtëm dhe njerëzit të kthehen që atje.
“Nëse vendoset ky rregull, dhe jemi drejt kësaj rruge, për fat të mirë, atëherë mund të pakësohen edhe shifrat e të mbërriturve në Gjermanu”, tha Steinmeier. “Ky është një proces i mundimshëm.”
Në debat duhet hequr dorë prej formulimeve, që sugjerojnë, se ka një mundësi. Steinmeier bën thirrje, që federata, landet dhe komunat të veprojnë bashkarisht. Ndërkohë, sipas tij, politika është ende në modusin e luftës elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare në landet e Hesenit dhe Bavarisë.
“Shpresoj shumë, që kur të kenë kaluar zgjedhjet, sërish do të krijohet një klimë, ku partitë demokratike mes tyre të arrijnë në marrëveshje.”
Nëse kjo nuk arrihet atëherë kjo mbetet një çështje debati, prej të cilit përfitojnë të tjerë.
Edhe kancelari Scholz është për kufizime
Në fundjavë edhe kancelari Olaf Scholz u shpreh për kufizimin emigracionit në rritje drejt Gjermanisë.
“Numri i refugjatëve që synojnë të vijnë në Gjermani, është aktualisht shumë i lartë”, i tha Scholz rrjetit redaksional “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.
Numri i migrantëve të rinj në Gjermani është rritur së fundi. Nga janari deri në gusht 2023, sipas Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (Bamf), kanë paraqitur kërkesë për azil 220.116 vetë, shumica nga Siria dhe Afganistani. Sipas anketimeve shumica prej 70 përqind e gjermanëve të pyetur ndihen të mbingarkuar. 27 përqind mendojnë, se Gjermania mund ta përballojë numrin e azilkërkuesve./DW
gjermani frank walter steinmeier
Bota
3 October 2023, 08:28
A.B
Termet
ITALI- Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerë...
Bota
3 October 2023, 08:18
A.B
Rozeta Hajdari
KOSOVË- Policia e Kosovës ka vendosur në pranga një 33-vjeçare si autore të dyshuar të grabitjes së...
Bota
3 October 2023, 08:11
A.B
Parlamenti
BRUKSEL- Parlamenti Evropian do të mbajë sot një seancë ku do të diskutojë lidhur me sulmin terrorist më 24 s...
Bota
3 October 2023, 08:01
A.B
Donald Trump dhe Alina Haba
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, u shfaq mes avokatëve të tij të hënën në gj...
Bota
3 October 2023, 07:57
A.B
Shperthimi
BRITANI-Një shpërthim misterioz tronditi Oksfordin rreth orës 20:00 të së hënës dhe shkaktoi p...
Bota
3 October 2023, 07:42
A.B
Policia
ITALI- Një operacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Napoli. Policia dhe karabinier&eum...
Bota
3 October 2023, 07:20
A.B
Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Matt Gaetz, depozitioi të hënën vonë një rezolutë pë...
Bota
3 October 2023, 07:12
A.B
Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet përdorimi i katër teknologjive kritike si armë lufte, mes tyre gjysmë...
Bota
2 October 2023, 22:39
I.A
KFOR
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualish...
Bota
2 October 2023, 21:35
f.i
Josh Kruger
SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filadelfia, ku raportohet se gazetari dhe avokati amerikan Josh Kruger 39-vjeç...