30 April 2023, 18:13
Nga DOSJA
Yoon Suk Yeol
KOREJA E VERIUT- Për të dytën ditë me radhë, televizioni shtetëror i Koresë së Veriut kritikoi Presidentin e Koresë së Veriut Yoon Suk Yeol për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Të shtunën, televizioni përcolli një deklaratë nga Kim Jo Jong, një përfaqësues me ndikim në Partinë Popullore si dhe të motrës së udhëheqësit Kim Jong Un në të cilën kritikohej takimi i nivelit të lartë në Uashington mes Presidentit koreanojugor dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Por deklarata nuk u shpërnda në të gjitha mediat e Koresë së Veriut.
Të dielën, lajmi u përcoll në formën e një komenti nga agjencia qendore e lajmeve e Koresë së Veriut, menjëherë pas nisjes së emisionit infomativ. Në koment, presidenti koreanojugor cilësohej një “tradhëtar kukull” si dhe kritikoheshin planet e reja të sigurisë mes Uashingtonit dhe Seulit, veçanërisht ato për gatishmërinë bërthamore.
Në koment, nuk pati fyerje personale ndaj Presidentit Biden, por dënoheshin deklaratat e tij pas takimit me homologun Yoon, Shtetet e Bashkuara cilësoheshin si “perandori e së keqes” dhe paralajmërohej se të dyja vendet do të “paguanin ashpër për reagimet e tyre të nxituara”.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një "rritje të shpejtë" të aftësive bërthamore të vendit të tij dhe ka qenë i pranishëm në provat me raketa balistike.
Gjuha në deklaratat e kësaj fundjave nga Koreja e Veriut është tipike e deklaratave publike të Phenianit kur është i pakënaqur me Seulin dhe Uashingtonin, por jo aq e guximshme sa në disa raste në dy dekadat e fundit.
Marrë nga VOA
yoon suk-yeol
Bota
30 April 2023, 18:05
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse...
Bota
30 April 2023, 17:32
Recep Tayyip Erdogan
Udhëheqësi turk me stazhin më të gjatë, Recep Tayyip Erdogan, i cili zotëron pushtet gati absolut, do t&...
Bota
30 April 2023, 16:51
f.i
Policia në vendngjarje
SHBA- Dy persona kanë humbur jetën dhe një person i tretë ka ngelur i plagosur pas të shtëna...
Bota
30 April 2023, 16:28
f.i
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ...
Bota
30 April 2023, 15:32
f.i
Thomas dhe Meghan Markle
AUSTRALI- Babai i Meghan Markle, Thomas Markle në një intervistë së fundmi ka kërkuar të pajtoh...
Bota
30 April 2023, 15:25
f.i
Ebrahim Raisi
SIRI- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Damask të Sirisë të mërkurën me ftes&eu...
Bota
30 April 2023, 14:28
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, kërcënoi se do të tërhiqte mercenarët...
Bota
30 April 2023, 14:11
f.i
Joe Biden
SHBA- Në darkën vjetore të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai po ...
Bota
30 April 2023, 13:59
f.i
Papa Françesku në Budapest
HUNGARI- Në ditën e fundit të vizitës në Hungari, Papa Françesku ka bër&eu...
Bota
30 April 2023, 13:44
f.i
Pascale Baeriswyl
ZVICRA- Në maj Zvicra do të marrë presidencën e rradhës të organit me bazë në Nju Jork, i cili &...