Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Po bën namin në rrjet! Eurodeputeti francez deklarata të forta për Luftën e UÇK: Serbët mbrojtën territorin nga terroristët shqiptarë
Prej ditësh, ai duket se ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë, ku edhe po vëzhdon nga afër kulturën e vendit, ndërsa ofendimet nuk i ka kursyer.
30 October 2022, 19:59Nga k.m.
Nicolas Bay
PARIS- Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi deputet në Parlamentin Evropian, ka bërë disa deklarata të forta lidhur me kombin shqiptar, por edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe. Prej ditësh, ai duket se ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë, ku edhe po vëzhdon nga afër kulturën e vendit, ndërsa ofendimet nuk i ka kursyer.
Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në si terroriste dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian.
Certains voudraient nous faire croire que le Kosovo est un territoire annexe de la Serbie : il n’en est rien.
Le Kosovo est le coeur de la nation serbe. Il est le berceau historique de la Serbie. pic.twitter.com/NZr5w1smtW
“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian,”-shkruan ai në rrjetet e tij sociale, ndërsa nuk i ka kursyer as pamjet me foto dhe video që ka shkrepur.
Gjithashtu politikani francez, gjatë takimit me klerikun Sava Janiç në Manastirin e Deçanit, ka thënë se prezenca e murgjve serbë aty daton më shumë se 8 shekuj më parë.