9 February 2023, 13:04
Nga I.A
Mjeket Selda dhe Mehmet
TURQI- Në provincën Hatay, mjekët vendas Mehmet dhe Selda na treguan për ato që ata i përshkruan si ditët më të vështira të karrierës dhe jetës së tyre deri më tani. Ata jetojnë në qytetin e Iskenderun, ku shumë ndërtesa janë rrënuar, përfshirë spitalin e ngarkuar ku punon Selda.
Në vend që të rikthehej në punën e saj normale të martën, Selda e kaloi ditën duke plotësuar certifikatat e vdekjes. Ajo tani po punon në një spital tjetër, duke trajtuar të mbijetuarit. Mehmeti tha se kishte një fluks të vazhdueshëm pacientësh që ishin shtypur ose plagosur nga tërmeti.
“Ne kemi parë shumë kocka të thyera, qafë të thyer, lëndime në kokë. Dhe shumë vdekje. Ne menduam se Covid ishte i keq, ne punuam gjatë gjithë kohës dhe kishte shumë vdekje. Por unë nuk kam parë asgjë të tillë,” tha ai.
Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 17,000 viktima. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.
termet ne turqi
Bota
9 February 2023, 13:00
A.B
Tamer Hassan
TURQI- Ylli i filmit britaniko-turk Tamer Hassan shpërtheu në lot teksa zbuloi se anëtarët e familjes së tij jan...
Bota
9 February 2023, 12:56
I.A
termeti
TURQI- Të paktën 28,044 njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras, provinca jugore turke pranë epiqendrës së të...
Bota
9 February 2023, 12:52
k.m.
Momenti prekës
TURQI- Momente tragjike po përjetojnë edhe njerëzit në Siri që nga tërmeti vdekjeprurës që godi...
Bota
9 February 2023, 12:50
I.A
Salih Mustafa
HAGË- Mbrojtja e Salih Mustafës ka parashtruar njoftim për apel ndaj vendimit të shkallës së parë në ...
Bota
9 February 2023, 12:48
A.B
Macja
TURQI- Një grup shpëtimtarësh në Hatay, Turqi, kanë nxjerrë nga një ndërtesë e shembur një student,...
Bota
9 February 2023, 12:44
I.A
BRUKSEL- Greqia do të qëndrojë në krah të Turqisë dhe Sirisë, ka qenë mesazhi i kryeministrit Kyriakos ...
Bota
9 February 2023, 12:39
A.B
Melisa Pamuk
TURQI- Aktorja turke Melisa Pamuk kërkon ndihmë në Twitter për gjyshen dhe tezen e saj, pasi nuk e di se çfar&...
Bota
9 February 2023, 12:36
I.A
Parlamenti Evropian
BRUKSEL- Mesazhi nga BE-ja dhe kjo vizitë është e qartë duke treguar solidaritet me Ukrainën. Brukseli po...
Bota
9 February 2023, 12:31
A.B
Shpetimi i femijes
TURQI- Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrij...
Bota
9 February 2023, 12:29
I.A
Dmitry Peskov
RUSI- Kremlini ka sugjeruar se furnizimi i mundshëm i Mbretërisë së Bashkuar me avionë luftarakë në Ukrai...