Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Po kryente hetime në zonë, një anije ruse qëllon drejt një helikopteri gjerman në Detin Baltik
Helikopteri mësohet do të kryente një procedurë hetimi në zonë. Burbok theksoi gjithashtu se duhet të intensifikohet ruajtja e tubacioneve dhe kabllove të vendosura në Balltik, për shkak të rritjes së sulmeve hibride nga Rusia dhe mbështetësit e saj.
4 December 2024, 14:43Nga N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Ekuipazhi i një anijeje ruse përdori municione kundër një helikopteri ushtarak gjerman në Detin Baltik. Lajmin e raportoi pak kohë më parë agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar ministren e Jashtme gjermane, Analena Burbock në një konferencë gjatë takim të NATO-s në Bruksel.
Helikopteri mësohet do të kryente një procedurë hetimi në zonë. Burbok theksoi gjithashtu se duhet të intensifikohet ruajtja e tubacioneve dhe kabllove të vendosura në Balltik, për shkak të rritjes së sulmeve hibride nga Rusia dhe mbështetësit e saj.
“Mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes patrullave duhet të zgjerohet”, tha ajo. Mirëpo, i pyetur për këtë, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi pak kohë më parë se nuk është në gjendje të konfirmojë ngjarjen.