13 June 2023, 15:33
Nga I.A

KOSOVË- Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Në veri të Kosovës tensionet janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Që nga 29 maji, në këto tri komuna, serbët lokalë kanë protestuar vazhdimisht. Që kur janë rritur tensionet, AGK ka raportuar për dhjetëra raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë përcjellë ngjarjet nga veriu i Kosovës.
Marrë nga REL
atv tensione në veri të kosovës
Bota
13 June 2023, 14:51
f.i
EGJIPT- Specialistët e muzeut në Egjipt po mumifikojnë peshkaqenin që hëngri në mënyrë të tmershme 23-v...
Bota
12 June 2023, 22:27
f.i
ish-krerë të UÇK-ës
HAGË- Trupi gjykues në Hagë ka pranuar si provë materiale një dokument të...
Bota
13 June 2023, 14:44
a.l
Tensione ne veri të Kosovës
KOSOVË- Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një ng...
Bota
13 June 2023, 14:34
a.l
Milun Lune Milenkoviç
KOSOVË- Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mbrojtjes Civile në veri është vënë sot në...
Bota
13 June 2023, 14:33
A.B
Qytetari
KINË- Një erë e fortë përfshiu vendin në Kinë, duke ngritur tendat lart e duke tronditur njerëz...
Bota
13 June 2023, 14:24
a.l
Momenti me video i arrestimit të Milenkoviç
KOSOVË- Dalin pamjet nga arrestimi i Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mrojtjes Civile,...
Bota
13 June 2023, 14:15
a.l
Serbët në veri të Kosovës
KOSOVË- Dhjetëra serbë janë mbeldhur në qendër të Mitrovicës së ...
Bota
13 June 2023, 14:04
a.l
Silvio Berlusconi dhe Pier Berlusconi
ITALI- Pier Silvio Berluscon ka ndarë një mesazh të rëndësishëm të ish-kryem...
Bota
13 June 2023, 13:44
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden u detyrua të anulojë takimin e tij të hënën me sekretarin e përgjithshëm n&eum...
Bota
13 June 2023, 13:38
a.l
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko paralajmëroi se vendosja e armëve bërthamore ta...