10 November 2023, 14:10
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje të premten për hetime rreth atyre që i ka quajtur armë shpërthyese me ndikim të madh, në Gazë.
Sipas tij, sulmet me këto armë janë duke shkaktuar shkatërrim pa dallim në këtë enklavë të rrethuar palestineze. Turk ka thënë se Izraeli duhet t’i japë fund përdorimit të këtyre armëve në Gazë, shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.
Rreth gjysma e tyre janë shpërngulur prej veriut në jug të Gazës, pas nisjes së luftës Izrael-Hamas, të nxitur prej sulmeve të Hamasit – grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – në tokën izraelite, duke i lënë mbi 1.400 njerëz të vrarë. Megjithatë, Turk nuk e ka specifikuar se cilave armë u është referuar.
Izraeli është duke e bombarduar Gazën prej ajrit, tokës dhe detit, si dhe e ka nisur një ofensivë tokësore brenda territorit, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit, i cili e kontrollon Gazën. Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, mbi 10.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bombardimeve izraelite.
“Bombardimet e fuqishme izraelite në Gazë, përfshirë armët shpërthyese me ndikim të madh në zonat e populluara, janë duke pasur ndikim shkatërrues te njerëzit”, ka thënë Turk, në një konferencë për media, gjatë një vizite në Amam.
“Sulmet duhet të hetohen, kemi parë shumë shqetësime serioze që këto sulme mund të përbëjnë shkelje të ligjit humanitar ndërkombëtar”.
Izraeli e fajëson grupin ekstremist Hamas për vrasjet në Gazë, duke thënë se grupi e përdor popullatën si mbrojtje dhe fsheh armët rreth spitalet, të cilat janë goditur, po ashtu, nga bombat.
konflikti izrael-palestine volker turk
Bota
10 November 2023, 13:48
r.ll
petar petkovic
BEOGRAD- Serbia pretendon se nuk do të lejojë kurrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë nj...
Bota
10 November 2023, 13:22
r.ll
foto ilustruese
LINDJA E MESME- Irani konsideron se shtrirja e luftës midis Izraelit dhe Hamasit po zgjerohet , si&...
Bota
10 November 2023, 12:30
r.ll
albin kurti dhe aleksander vucic
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç n...
Bota
10 November 2023, 12:14
r.ll
vladimir putin dhe alexander kozlov
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka shkaktuar habi tek pjesmarrësit gjatë takimit në të cil...
Bota
10 November 2023, 11:50
r.ll
jens stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh problem për aleancën, në rastet kur preside...
Bota
10 November 2023, 11:00
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Rrëfimet që vijnë nga situata në Gazë, janë çdo ditë dhe më shumë të rë...
Bota
10 November 2023, 09:21
r.ll
pamje nga takimi
FRANCË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Paris për Forumin e Paqes ku ka takuar...
Bota
10 November 2023, 09:14
r.ll
aaron james
SHBA- Në New York është kryer transplanti i parë i një syri të tërë të njeriut. Operacioni, i...
Bota
10 November 2023, 09:11
A.B
Insekt
SHBA- Autoritetet shëndetësore amerikane kanë miratuar vaksinën e parë në botë kundër chikungunya, nj&e...
Bota
10 November 2023, 09:01
r.ll
TURQI- Turqia ka bërë përgatitjet e nevojshme për të pritur palestinezët e plagosur dhe pacientët me sëmundje kronike ...