4 March 2024, 16:12
Nga E. D
droga e fshehur
PORTUGALI- Policia portugeze sekuestroi më shumë se 1.3 ton kokainë të fshehur brenda peshkut të ngrirë. Gjithashtu policia ka arrestuar shtatë persona të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa ka sekuestruar edhe tetë armë zjarri, makina luksoze, si dhe dokumente dhe sende të ndryshme.
Ngarkesa nga Ekuadori u shkarkua në portin e Lisbonës, raportoi policia, duke shtuar se oficerët po kryenin një sërë hetimesh si pjesë e Operacionit Calamari. Droga e cila u gjet në një magazinë në pjesën perëndimore të Portugalisë, ishte fshehur brenda peshqve të ngrirë, të cilët ishin të mbështjellë me një qese plastike dhe të vendosura në kuti kartoni.
“Mënyra se si droga ishte fshehur në peshqit e ngrirë e bënte shumë të vështirë zbulimin e tyre,” shpjegoi policia portugeze.
Të arrestuarit e moshës 26 deri në 59 vjeç dyshohet se i përkisnin një grupi të krimit të organizuar që importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe e shpërndante në vende të ndryshme të Europës. Policia nuk ka specifikuar kombësinë e të arrestuarve. Ata do të paraqiten para gjykatës ndërkohë që hetimi do të vazhdojë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin raportoi vitin e kaluar në Raportin e saj vjetor Botëror të Drogës se kërkesa dhe oferta për kokainë është rritur ndërkombëtarisht.
portugali
Bota
4 March 2024, 16:26
S.B
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të qëndrojë në fletën e votimit të Kolorados përpara z...
Bota
4 March 2024, 16:14
S.B
stacioni i trenit Canfranc
SPANJË- Stacioni më luksoz i trenit në Evropë i braktisur prej dekadash është shndërruar...
Bota
4 March 2024, 15:55
E. D
Nikos Dendias
ARMENI- Nikos Dendias po viziton Armeninë me objektivin kryesor forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e mbr...
Bota
4 March 2024, 15:42
S.B
Fernanda dhe Vincente
INDI- Një influencuese spanjolle u përdhunua në grup nga shtatë banditë para partnerit të saj gjat...
Bota
4 March 2024, 15:29
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Një seri përparimesh të shpejta ruse kanë sfiduar linjën e re të mbrojtjes së Ukrain&...
Bota
4 March 2024, 15:06
E. D
foto ilustruese
GAZA- Shpresat kishin qenë të mëdha gjatë javës së kaluar pas bisedimeve në Paris se mund të kishte...
Bota
4 March 2024, 14:41
M.B
Pjesë nga ceremonia e hapjes së bazës ajrore të Kuçovës
KUÇOVA- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqe...
Bota
4 March 2024, 14:41
N.F
Sergei Lavrov
RUSI- Ambasadorët e BE-së në Moskë refuzuan të merrnin pjesë në një takim të planifikuar me ...
Bota
4 March 2024, 14:28
N.F
Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka përjashtuar përsëri mundësinë e dorëzimit të sistemit&nb...
Bota
4 March 2024, 14:17
M.B
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi
VJENE- Një taki...