21 July 2022, 21:31
Nga s.s
Portugali
PORTUGALI- Bashkimi Europian ka propozuar që vendet anëtare të shkurtojnë përdorimin e gazit deri në mars, por Portugalia është plotësisht kundër këtij propozimi. Sekretari i Energjisë, Joao Galamba, tha se ky propozim erdhi për shkak të pengimit të prodhimit së energjisë elektrike përmes termocentraleve me gaz kur vendi përballet me një thatësirë ekstreme. Ajo u ka bërë thirrje shteteve anëtare që të ulin përdorimin e gazit me 15% deri në mars si një hap emergjent pasi Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se furnizimet ruse mund të reduktohen, raporton Reuters.
Joao Galamba, Zëvendës Ministër dhe Sekretar i Shtetit për Energjinë i tha gazetës “Expresso” se propozimi i BE-së nuk adresonte nevojat specifike për hidrocentralet e Spanjës dhe Portugalisë. "Portugalia është totalisht kundër propozimit të Komisionit Evropian, sepse ky shtet nuk merr parasysh dallimet midis vendeve dhe kjo nuk mund të zbatohet për Portugalinë", tha ai. Ministri i Mjedisit Duarte Cordeiro tha se "refuzimi i propozimit nuk është mungesë solidariteti", sepse Iberia e cila nuk varet nga gazi i transportuar nga Rusia mbetet një ishull energjetik.
"Ndërprerja e gazit në Portugali nuk do arrinte ta bënte menjëherë të disponueshme gazin për vendet e tjera”, u tha ai gazetarëve.
Ai tha se për shkak të thatësirës së madhe, digat në Portugali po prodhonin rreth 50% të energjisë elektrike të prodhuara në vitin 2021, duke i detyruar ndërmarrjet të përdornin më shumë termocentralet me gaz. Propozimi i Komisionit do t'i mundësonte Brukselit ta bënte objektivin të detyrueshëm në rast emergjence furnizimi, nëse BE-ja deklaronte një rrezik të konsiderueshëm të mungesës së rëndë të gazit.
portugali shkurtim gazi jao galamba spanje
Bota
21 July 2022, 20:42
s.s
Minjtë në kanalet e Francës
PARIS- Në një qytezë të Parisit, minjtë janë përhapur në çdo...
Bota
21 July 2022, 19:55
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë ku një 37-vjeçar...
Bota
21 July 2022, 19:44
d.a.
Alexandra Pettifer
BRITANI- Media britanike BBC do i paguajë një dëmshpërblim ish-dados së princave William dhe Harry pë...
Bota
21 July 2022, 19:38
d.a.
Babai i 13-vjecarit te vrare
UKRAINË- Babai i një djali 13-vjeçar, i cili u vra nga bombardimet ruse në Kharkiv të mërkur&e...
Bota
21 July 2022, 19:22
s.s
Ranil Wickremesinghe
SRI LANKA- Sri Lanka brenda pak ditësh ka zgjedhur presidentin e ri, Ranil Wickremesinghe, i cili ka qenë gjashtë ...
Bota
21 July 2022, 19:11
d.a.
Fshati Moshchun
UKRAINË- Fshati Moshchun në Ukrainë, ishte në qendër të luftimeve kur Rusia nisi sulmin e saj në muajin...
Bota
21 July 2022, 18:56
d.a.
“Zhan Mitrev”
MAQEDONIA E VERIUT- Skandali me Klinikën “Zhan Mitrev” mbetet enigmë nga institucionet shtetërore. T&e...
Bota
21 July 2022, 18:44
d.a.
Sergio Mattarella dhe Mario Draghi
ITALI- Kriza politike e pasuar nga dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi si dhe shpërndarja e dhomave nga pre...
Bota
21 July 2022, 18:09
d.a.
Peter Szijjarto
HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka arritur në Moskë për të diskutuar për furn...
Bota
21 July 2022, 17:53
d,a
ITALI- Qeveria italiane është rrëzuar pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur sërish dorëheqjen para presidentit të vendit S...