Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
PANIK në Britani! Makina përplaset me portën e rezidencës së Rishi Sunak, vihet në pranga një person
Policia britanike tha se ai ishte arrestuar nga oficerë të armatosur nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm.
25 May 2023, 18:35Nga m.s
Makina
BRITANI E MADHE-Një burrë është arrestuar pasi u përplas me portat jashtë Downing Street, rezidenca zyrtare e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Fatmirësisht nuk kishte asnjë person të lënduar nga kjo përplasje. Pamjet nga kjo ngjarje kanë bërë xhiron e rrjetit, teksa Policia konfirmon se kanë vënë në pranga autorin. Policia britanike tha se ai ishte arrestuar nga oficerë të armatosur nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm.
Oficerët nisën menjëherë punën, duke bërë kontrolle në bagazhin e automjetit të autorit.
One person’s been arrested after car collided ëith Doëning Street gate - ëhitehall’s cordoned off. pic.tëitter.com/ëfuS8RhBuF