17 May 2023, 07:51
Nga a.l
Rxhep Taip Erdogan
TURQI- Në Turqinë qendrore dhe lindore, Erdoganin e quajnë “njeriu ynë” dhe e ndjekin atë me besnikëri. Por pas njëzet e më shumë vitesh dominimi në skenën politike, me ekonominë e lëkundur dhe jetën e përditshme (pasi një pjesë e madhe e popullsisë detyrohet të punojë tre punë për të siguruar bukën e gojës), shumë besuan se fundi kishte ardhur për “mbretërimin” e Rexhep Tajip Erdogan. Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve i përgënjeshtruan ato dhe përgënjeshtruan edhe Suleiman Demirel, i cili pohoi se “nuk ka qeveri që mund të përballojë tenxheren e zbrazët”. Po pse ndodhi kjo?
Me fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve me një përqindje prej 49.5% kundrejt 44.9% të kundërshtarit të tij Kemal Kilindaroglu, Erdogan është në ‘pole position’ për votimin e 28 majit. Po, varfëria, korrupsioni dhe tërbimi pas tërmetit të 6 shkurtit që la 50,000 të vdekur, e kanë rënduar pozitën e tij. Për shembull, ai numëron dukshëm më pak votues se në vitin 2018, kur fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. Por, ‘edhe i plagosur’, ai ecën me ajrin e favoritit, tashmë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Shpjegimin për faktin se Erdogan sfidoi parashikimet dhe për mënyrën se si arriti ta kthente lojën, jepet nga normat, papritur të larta, të nacionalistit Sinan Ogan. Nacionalizmi është një komponent i fortë i peizazhit elektoral turk, i cili është në rritje, pjesërisht për shkak të krizës së refugjatëve sirianë. Jo rastësisht, partitë nacionaliste grumbulluan gjithsej më shumë se 22% në raundin e parë të zgjedhjeve. Dhe presidenti aktual i vendit arriti të kapitalizojë këtë trend, duke fituar përqindje gjithëpërfshirëse edhe në qytete e provinca që u shkatërruan plotësisht nga tërmeti. Premtimi i tij për të rindërtuar menjëherë 650,000 shtëpi dhe për një Turqi të fortë, mjaftoi për të bindur votuesit, shkruajnë mediat e huaja.
Në Kahramanmaras ai mori 72%, në Malatia 69%, në Antiyaman 66%. Ndërkohë, Kilicdaroglu, përveç mbështetjes edhe nga partitë nacionaliste, u mbështet në votën kurde, e cila shihet gjerësisht si vendimtare për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kjo ndodhi për shkak se kreu i burgosur i Partisë Demokratike Popullore (HDP, baza e gjerë e së cilës është kurd) Selahattin Demirtas, vendosi të mos paraqiste kandidatin e tij, por të mbështeste Kilindaroglu.
zgjedhjet ne turqi 2023
Bota
17 May 2023, 07:45
a.l
Vaksina Johnson
SHBA- Ekspertët e shëndetit njoftojnë se vaksina e Johnson & Johnson për COVID-19, një alternativë e vet...
Bota
17 May 2023, 07:42
a.l
Turqi
TURQI- Ministria e Brendshme deklaron se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të paktën 3 terroristë në jug...
Bota
17 May 2023, 07:34
a.l
Pakistan
PAKISTAN- Një përplasje mes dy fiseve në Pakistan ka çuar në vrasjen e 16 personave. Mediat e huaja raportojnë se...
Bota
17 May 2023, 07:22
A.B
Anija
KINË- Një anije peshkimi kineze u përmbys në Oqeanin Indian dhe 39 anëtarët e ekuipazhit të saj janë t&e...
Bota
17 May 2023, 07:18
A.B
Brigitte Macron dhe Emanuel Macron
FRANCË- Një grup demonstruesish, të cilët po merrnin pjesë në një nga "protestat e te...
Bota
17 May 2023, 07:15
A.B
Bill Gates
SHBA- Bill Gates pretendon se ai nuk e kuptoi se "jeta është më shumë se puna" derisa u rrit dhe u bë baba.
"Kur isha ...
Bota
16 May 2023, 23:01
k.m.
Foto ilustruese
Tashmë 19-vjeçare, Ana po jeton në një banesë private, pasi ka lënë SOS-in për fazën e gjysm...
Bota
16 May 2023, 21:50
f.i
lopët në kopshtin e parlamentit
GJERMANI-Zëdhënësi i fushatës së organizatës “Greenpeace”, Lasse van Ak...
Bota
16 May 2023, 21:44
f.i
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti thanë të martën se kërkesat q&eum...
Bota
16 May 2023, 21:32
f.i
foto ilustruese
EUROPA- Komisioni Evropian ka pranuar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara p...