LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri/ Analiza e VOA: A është kjo e mundur?

Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti i zgjedhur mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij me qëllimet Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, izolimin e Iranit dhe përballjen me Rusinë, Turqinë dhe vende të tjera.

11 December 2024, 15:10 Nga E. D
Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se dëshiron të shmangë përfshirjen në Siri pas rrëzimit të Presidentit Bashar al-Assad nga një grup kryengritësish. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti i zgjedhur mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij me qëllimet Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, izolimin e Iranit dhe përballjen me Rusinë, Turqinë dhe vende të tjera.

Sirianët ende po festojnë rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, i cili është arratisur në Moskë. E ardhmja e vendit nuk është aspak e qartë pasi fuqitë rajonale përpiqen të mbrojnë interesat e tyre.

Nga jugu, Izraeli nisi sulmet për të dobësuar atë që ka mbetur nga ushtria e aleatit të Iranit.

Në veri, rebelët e mbështetur nga Turqia morën nën kontroll një pjesë të territorit, duke detyruar kurdët sirianë të largoheshin.

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar me shpejtësi, duke nisur sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t'i ndihmuar të përballen me rreziqet”, tha Presidenti Biden.

Ndërkaq, Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sinjalizoi se nuk dëshiron të përfshihet në Siri.

“Padyshim duket sikur bota është çmendur pak tani”, tha presidenti i zgjedhur Trump.

Lexoni edhe këtëSiria me kryeministër të përkohshëm; Mbështetet nga rebelët

Hayat Tahrir al-Sham, grupi i rebelëve që rrëzuan Assadin, është përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, zoti Trump dëshiron që Uashingtoni të mos përfshihet në konfliktit sirian. “Kjo nuk është lufta jonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Me këtë qëndrim u pajtua Tulsi Gabbard, e emëruara e zotit Trump për postin e drejtores së zbulimit kombëtar.

“Ai është plotësisht i përkushtuar, siç ka thënë vazhdimisht, për t'i dhënë fund luftërave, për të siguruar paqen duke treguar forcën dhe duke vënë në radhë të parë interesat e sigurisë kombëtare dhe sigurinë dhe lirinë e popullit amerikan”, thotë. znj. Gabbard.

Por me largimin e Asadit, Presidenti i zgjedhur Trump mund të ketë nevojë të balancojë qëndrimin e tij për mos përfshirje me qëllimet amerikane për të mbrojtur aleatët, si Izraeli dhe Jordania dhe për të shmangur rigjallërimin e grupeve terroriste si Shteti Islamik.

“Pengimi i organizatave të njohura terroriste nga qasja te armët kimike dhe aftësia për të vepruar në territore që nuk i ka askush nën kontroll ose në hapësirën ku ka shtete të dështuara, mendoj se është një veprim shumë i zgjuar. Unë mendoj se këtë politikë do ta vazhdojë edhe Presidenti Trump”, tha Christopher O’Leary ekspert kundër terrorizmit.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Trump urdhëroi sulme ndaj regjimit të Asadit në përgjigje të përdorimit të armëve kimike. Presidenti Trump megjithatë, u përqëndrua më shumë në mposhtjen e Shtetit Islamik.

Ai urdhëroi largimin e trupave amerikane nga Siria në vitin 2019, duke lënë vetëm disa qindra ushtarë amerikanë për të mbrojtur fushat e naftës.

Ai u kritikua se braktisi aleatët. Pas tërheqjes, Turqia nisi ofensivën kundër forcave kurde, që kishin luftuar së bashku me ushtarët amerikanë për të shkatërruar Shtetin Islamik në Siri.

Kësaj radhe zoti Trump tha: “Të mos përfshihemi”.

Por me kaq shumë interesa amerikane në rajon, politika e mospërfshirjes mund të jetë më lehtë të thuhet sesa të zbatohet./REL

donald trump

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa