27 December 2025, 21:22
Nga D.S
Presidenti iranian Masoud Pesekian
IRAN- Presidenti iranian, Masud Pesekian, tha sot në një intervistë të botuar , më shumë se gjashtë muaj pas sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane në territorin iranian, se SHBA-të, Izraeli dhe BE-ja, po zhvillojnë një luftë të plotë kundër Iranit. "Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë totale kundër SHBA-së, Izraelit dhe Evropës, ata duan të shkatërrojnë vendin tonë", tha udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në faqen zyrtare të internetit.
Në qershor të këtij viti, Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë 12-ditore, e cila shpërtheu pasi Izraeli bombardoi objektiva në territorin iranian, kryesisht objekte bërthamore. Gjatë kësaj lufte, Shtetet e Bashkuara kryen gjithashtu sulme kundër objekteve në Iran. Në shenjë hakmarrjeje, Teherani lëshoi dronë dhe raketa drejt Izraelit.
Mbi 1,000 njerëz të vdekur
Sipas autoriteteve iraniane, mbi 1,000 njerëz janë vrarë në Iran si pasojë e bombardimeve izraelite dhe amerikane. Lufta e qershorit i dha fund negociatave që kishin filluar në prill midis Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me programin bërthamor të Iranit. Teherani akuzon gjithashtu Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë për nisjen e rivendosjes së sanksioneve të OKB-së kundër Republikës Islamike në fund të shtatorit për shkak të programit të saj bërthamor.
Çfarë tha Pezheskian?
"Kjo luftë është më e keqe se ajo që nisi Iraku kundër nesh. Nëse e shqyrtojmë më nga afër, është shumë më e ndërlikuar dhe e vështirë", tha Pezheskian, duke iu referuar Luftës shkatërruese Iran-Irak (1980-1988), e cila mori jetën e qindra mijëra njerëzve. Më 22 shtator 1980, Iraku, i udhëhequr nga Sadam Huseini dhe i mbështetur nga fuqitë perëndimore, sulmoi Iranin, i cili ishte dobësuar ushtarakisht pas Revolucionit Islamik të vitit 1979./Dosja.al
iran lufta iran-izrael
Bota
27 December 2025, 21:13
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Ursula von der Leyen njoftoi se ka kontaktuar udhëheqësit evropianë përpara takimit të nes&eum...
Bota
27 December 2025, 21:05
D.S
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, fajësoi Ukrainën se nuk po nxitohet për t’i dhënë f...
Bota
27 December 2025, 20:26
D.S
GREQI- Miku i njëri prej viktimave të grupit alpinist , që humbën jetën tragjikisht në mal, njoftoi autoritetet pasi n...
Bota
27 December 2025, 20:06
D.S
foto ilustruese
UKRAINË- Forcat ruse kanë pushtuar qytetet Mirnohrad dhe Khuliaipole në Ukrainën lindore, mes një avancimi ...
Bota
27 December 2025, 18:18
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Një aksident me autobus ndodhi të shtunën pasdite në Esenyurt të Stambollit. Autobusi doli nga ...
Bota
27 December 2025, 17:50
D.S
Foto nga vendngjarja
GREQI- Në kushte shumë të vështira dhe në një lartësi që tejkalonte 2,000 metra, trupat ...
Bota
27 December 2025, 17:18
D.S
TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi rreth 31 kilometra larg bregdetit të qytetit verilindor...
Bota
27 December 2025, 16:49
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka përshkruar kornizën për bashkëpunimin e Ukrain&...
Bota
27 December 2025, 16:17
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje vo...
Bota
27 December 2025, 15:58
D.S
foto ilustruese
INDONEZI- Një burrë spanjoll dhe tre nga fëmijët e tij janë të zhdukur pasi një varkë tu...