21 October 2024, 07:39
Nga N.F
Salome Zourabichvili
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili iu drejtua një turme prej mijëra vetësh në tubimin në kryeqytet të dielën, duke dhënë një mesazh të fortë pro-Bashkimit Evropian, vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, që do të jenë përcaktuese për të ardhmen evropiane të vendit.
Turmat e mbledhura në sheshin qendror të Tbilisit përfaqësojnë "një Gjeorgji të lirë", tha ajo.
"Këtu sot është shoqëria, njerëzit, gjeorgjianët që po shkojnë në Evropë", tha zonja Zourabichvili, e cila u ka kërkuar gjeogjianëve të votojnë kundër partisë në pushtet 'Ëndrra Gjeorgjiane'.
Zgjedhjet e 26 tetorit shihen gjerësisht si një sprovë për Gjeorgjinë, nëse vendi do të kthehet në orbitën e Rusisë apo do të ruajë orientimin pro-perëndimor. Vitin e kaluar BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, një fazë e parë drejt anëtarësimit përfundimtar. Por marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm që kur 'Ëndrra Gjeorgjiane' miratoi një ligj për "agjentët e huaj" në maj, për të cilin kritikët thonë se është tregues se vendi po rikthehet tek Rusia.
Mijëra gjeorgjianë u mblodhën në Sheshin e Lirisë të dielën për të mbështetur katër grupet kryesore të opozitës pro-perëndimore që konkurrojnë fundjavën e ardhshme.
Presidentja Zourabichvili, e cila ka fuqi kryesisht ceremoniale, u zgjodh në vitin 2018 me mbështetjen e 'Ëndrrës Gjeorgjiane', por që atëherë është bërë një nga kritiket më të forta të saj./VOA
gjeorgji salome zourabichvili
Bota
21 October 2024, 07:35
r.ll
vladimir putin
RUSI- Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IAEA) ka financuar kërkime shkencore shtetërore ruse ...
Bota
21 October 2024, 07:29
r.ll
foto ilustruese
MOLDAVI- Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50 për qind votuan "jo" në referendumin e së diel...
Bota
21 October 2024, 07:21
r.ll
fethullah gulen
TURQI- Fethullah Gylen, demoni i madh i Rexhep Tajip Erdogan ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në SHBA....
Bota
21 October 2024, 07:23
N.F
Foto ilustruese
GJEORGJI- Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor, ekziston frika se pa...
Bota
20 October 2024, 22:51
N.F
Shatërvani Trevi
ROMË- Një nga traditat më të vjetra për vizitorët në Romë është hedhja e një m...
Bota
20 October 2024, 21:46
N.F
Panairi
PARIS- Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të dielën se kishte urdhëruar dikasterin e tij që të fillonte pr...
Bota
20 October 2024, 21:32
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çështjen e abortit në duart e shteteve në...
Bota
20 October 2024, 18:12
N.F
Aksidenti
MAL I ZI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rozhajë të Malit t&...
Bota
20 October 2024, 17:44
N.F
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të identifikuar mënyrën se si janë marrë e publikuar në m&...
Bota
20 October 2024, 17:32
N.F
Yoav Gallad
IZRAEL- I vendosur për të përshkallëzuar, Izraeli duket se ka hartuar një plan për t'u hakmarrë ku...