LIVE UPDATES
Bota

PROFILI- Jeta familjare e Liz Truss - nga burri i shtëpisë, tek marrëdhënia me dy vajzat

Gati për të hyrë në '10' në krah të gruas së tij, ose ndoshta tre hapa pas, me dy vajzat e tyre adoleshente- njeri me pamje të butë ka munguar kryesisht në fushatën e Truss. Ashtu si Denis Thatcher, i cili dikur e përshkroi veten padashur në mënyrë kërcënuese si "burri më në hije i të gjitha kohërave", edhe O'Leary duket se do ketë të njëjtin fat.

6 September 2022, 09:46 Nga k.m.
PROFILI- Jeta familjare e Liz Truss - nga burri i shtëpisë, tek
Liz Truss dhe Hugh O'Leary

LONDËR- Hugh O'Leary, 48 vjeç, bashkëshorti kontabilist i kryeministrit të ri të Britanisës së Madhe, mund të ecte në një rrugë pa u vënë re. Ndoshta edhe Downing Street. Ai i dha shpejt asaj shënimet që po i shtrëngonte fort për fjalimin e saj të fitores me një buzëqeshje të urimi dhe një fërkim ngushëllues në shpinë. Ajo i mori pa i dhënë asnjë shikim dhe u nis drejt e për në skenë.

Gati për të hyrë në '10' në krah të gruas së tij, ose ndoshta tre hapa pas, me dy vajzat e tyre adoleshente- njeri me pamje të butë ka munguar kryesisht në fushatën e Truss. Ashtu si Denis Thatcher, i cili dikur e përshkroi veten padashur në mënyrë kërcënuese si "burri më në hije i të gjitha kohërave", edhe O'Leary duket se do ketë të njëjtin fat.

"Gjithmonë i pranishëm, kurrë atje,"- ishte motoja e Denisit, ndërsa bashkëshorti i Theresa May, Philip më vonë ndoqi shembullin dhe duket se O'Leary tani do të marrë të njëjtën stafetë si bashkëshorti i konservatorëve. 

Ai aktualisht besohet se punon nga shtëpia, ndërsa Truss rrallë e përmend O'Leary. Edhe pse ajo e ka lavdëruar atë që ka qenë gjithmonë gati për t'iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me ekonominë (që mund të jetë e dobishme në muajt në vijim).

Ish-studenti i London School of Economics, O'Leary, me sa duket di ta bëjë veten të dobishëm.

“Sa herë që dua një diskutim në orët e vona të natës për reformën në anën e ofertës apo ekonominë, kam gjithmonë dikë pranë”, tha ajo dikur. Oh, sa romantike (fare).

Vështirësitë e matematikës, do përdoren ndoshta së shpejti për të trajtuar problemet e energjisë së kombit nga jastëku i tij.

"Ai nuk dëshiron të ketë një lloj roli masiv publik, mendoj se është e drejtë. Ai del në fushatë për Partinë Konservatore . Ai është shumë aktiv si një anëtar lokal konservator. Por ai është një person shumë stoik.”

Mes detajeve të pakta, ai është përshkruar si i qetë dhe serioz. Ai dhe Truss ndajnë një pasion për gatimin. Thuhej se ishte ai që përgatiti drekën në shtëpi gjatë takimit të saj të parë të fushatës. Por, ndërsa përshkruhet gjithashtu si mendjemprehtë dhe me humor. Truss u takua me O'Leary në konferencën e konservatorëve të vitit 1997, pas diplomimit në Universitetin e Oksfordit, ndërsa ajo punonte si ekonomiste për Shell.

Së shpejti ata shkuan në takimin e tyre të parë, i cili ndodhi të një pistë patinazhi në akull - zgjedhja e saj - dhe ai ndrydhi kyçin e këmbës.

Marrëdhënia kishte filluar në vitin 2004 kur ajo ishte tek mesi i të 20-ave dhe ende përpiqej të hynte në Parlament. Vajzat e Truss, Frances dhe Liberty, 16 dhe 13, të cilat janë treguar më pak në hije gjatë fushatës së saj. Ndryshe nga 16-vjeçari Euan Blair (djali i Tony Blair) që duhej të kërkonte falje që u arrestua për dehje në sheshin Leicester të Londrës ndërsa po festonte rezultatet e tij të GCSE (Certifikata e Përgjithshme e Arsimit të Mesëm (GCSE) është një kualifikim akademik në një lëndë të caktuar, i marrë në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut). Blair pranoi se të qenit prind ishte më e vështirë se të qenit kryeministër.

Por ndoshta nuk do të jetë kështu për Trussin. Ajo zbuloi se Frances punonte në ekipin e saj të fushatës dixhitale. Përveç politikës, Truss ka zbuluar gjithashtu se vajzat e saj veprojnë si stiliste dhe këshilltare e saj.

Përderisa Liberty e këshillon atë për "shfaqjet" e ngjyrave, të dyja vajzat e shohin veten si "terapistje të papaguar" e nënës së tyre - Truss pranon se ajo mund të jetë "shumë e sinqertë" me fëmijët e saj.

Por edhe pse e gjithë kjo tingëllon shumë demokratike, ndoshta ka vend vetëm për një zonjë të parë në familjen Truss. Vëllai i saj Françesku ka kujtuar madje lojën e tavolinës së familjes që luante gjatë fëmijërisë si një arenë luftarake që Truss kërkonte të pushtonte.

Është një tipar që është shfaqur gjithashtu kohët e fundit. Gatimi është forma e saj e relaksimit, por edhe atë mund ta politizojë.

Truss qartazi e adhuron jetën familjare dhe jep përshtypjen e prindërimit praktik, të ndarë në mënyrë mbështetëse me O'Leary. Asaj i pëlqen të gatuajë rosto, makarona, ushqime meksikane dhe kineze./Mirror

hugh o\\\'leary liz truss


Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa