LIVE UPDATES
Bota

REL: Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët pranë një tubacioni gazi në Serbi

Dyshohet se ushtria ka gjetur substanca të dyshimta në dy çanta në zonën mes fshatrave Treshnjevac dhe Vojvoda Zimonjiq.

9 April 2026, 19:46 Nga E.d
REL: Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët
Gazsjellësi Rrjedha Ballkanike shtrihet midis fshatrave Velebit dhe Vojvoda Zimoniq në Serbi.

Zyra e Prokurorit të Lartë në Suboticë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione se kush i ka blerë pajisjet për t'i krijuar lëndët shpërthyese, që janë gjetur në veri të Serbisë më 5 prill.

Dyshohet se ushtria ka gjetur substanca të dyshimta në dy çanta në zonën mes fshatrave Treshnjevac dhe Vojvoda Zimonjiq.

“Përmbajtja e tyre do të jetë subjekt i ekzaminimeve të ekspertëve, të cilët do ta drejtojnë rrugën e hetimit”, ka thënë kjo Zyrë, me urdhër të së cilës janë kryer hetime të dielën.

Sipas saj, nga hetimet që i ka kryer prokurori në vendin ku janë gjetur çantat, është ardhur në përfundim se ka dyshime të bazuara se ka pasur pajisje që do të mund t’i përdorte ndonjë ekspert për të krijuar pajisje shpërthyese.

Ky rast po hetohet si prodhim, posedim dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe eksplozivëve në lidhje me veprën penale të sabotimit.

“Zyra e Prokurorit në Suboticë është duke marrë masa për të siguruar të dhëna për ndjekje penale të autorit të krimit, nëse ai zbulohet”, ka thënë Zyra e Prokurorit për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur më 5 prill se autoritetet kanë gjetur “lëndë me fuqi shkatërruese” pranë fshatit Velebit të Vojvodinës, rreth 20 kilometra larg kufirit verior, përkatësisht afër gazsjellësit Rrjedha Ballkanike që transporton gaz natyror nga Rusia.

Ai ka thënë se menjëherë e ka informuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për këtë rast.

Orban ka pretenduar më vonë se "Ukraina është përpjekur ta shkëpusë Evropën nga burimet ruse të energjisë për vite me radhë".

Drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë së Serbisë, Duro Jovaniq, i ka hedhur poshtë pretendimet lidhur me përfshirjen e Ukrainës dhe ka përmendur se eksplozivët e gjetur duket se janë prodhuar nga Shtetet e Bashkuara.

Edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka hedhur poshtë akuzat e Orbanit.

Ky incident ka ardhur në kohën e mospajtimeve tjera mes Hungarisë dhe Ukrainës, lidhur me sektorin e energjisë.

Budapesti ka përplasje me Kievin për pezullimin e transportit të burimeve ruse të energjisë përmes gazsjellësit Druzhba, për çka Hungaria dhe Sllovakia e fajësojnë Ukrainën, derisa Kievi ia atribuon fajin një sulmi rus me dronë për dëmet në tubacion.

Orban ka përfituar nga këto mospajtime për të bllokuar miratimin formal të kredisë së BE-së për Ukrainën në vlerë të 90 miliardë eurove, e cila është miratuar nga 26 vendet tjera të bllokut në dhjetor.

Në pamje më të gjerë, Orbani dhe partia e tij Fidesz kanë tentuar ta lidhin liderin e opozitës, Peter Magyar me Ukrainën dhe BE-në.

Magyar e ka përshkruar incidentin në tubacion si përpjekje transparente për t’i rritur numrat për Orbanin.

Mirëpo, Orbani, duke folur para kamerave, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

“Ky zhvillim nuk ndikon në zgjedhje. E prek sigurinë energjetike të Hungarisë. Le të mos e përziejmë fushatën me udhëheqje të shtetit”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Hungari do të mbahen më 12 prill, ndërsa Orban është në pushtet që 16 vjet./REL

serbi prokuroria tubacion gazi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...