11 July 2022, 17:10
Nga d.a.
Kuvendi i Maqedonise se Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Deputetët do të marrin edhe dokumentet të cilat qeveria tashmë i ka publikuar e që kanë të bëjnë me informacionin për përmbajtjen e propozimit francez.
Vendimi u mor gjatë koordinimit të zakonshëm të së hënës në Kuvend pasi për opozitën, vetëm informacioni prej një flete ishte i pamjaftueshëm.
Protokolli mes Shkupit dhe Sofjes është i vetmi nga katër dokumentet e pakos të cilin nuk do ta marrin as deputetët dhe deri tek i cili nuk ka qasje akoma as opinion.
VMRO-DPMNE-ja kërkon debat më të gjerë në Kuvend.
“Kërkojmë urgjentisht të dorëzohet protokolli mes Maqedonisë dhe Bullgarisë i cili paraqet dokumentin më të rëndësishëm në këtë proces dhe i cili është kyç për t’u diskutuar rregullat e lojës mes dy vendeve në periudhën e ardhshme. Po ashtu, Kuvendi duhet të jetë i gatshëm t’i dëgjojë reagimet e qytetarëve, ekspertëve, sektorit civil dhe palëve të përfshira dhe të organizojë debat dhe shqyrtim të këtij propozimi”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Por për shumicën, nuk ka arsye për t’u pritur më shumë.
“Kur të vlerësojë kryetari i Kuvendit, në korniza të Rregullores por nuk ka nevojë për të pritur, nuk shoh arsye. Meqë diskutojmë çdo ditë për këtë çështje nuk e shoh kontestuese që të diskutohet edhe në institucionin ligjvënës. Protokolli nuk është finalizuar. Si të shpërndahet me opinionin diçka që nuk është finalizuar dhe nuk është firmosur?”, u shpreh Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar BDI-së.
VMRO-DPMNE-ja nuk sheh më arsye që të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës për propozimin francez dhe përpilimin e propozim-konkluzioneve të Kuvendit. Por, shumica është e hapur edhe nëse opozita maqedonase ndryshon mendim.
“Sa i takon pyetjes a do të vazhdojnë ata negociata, ja e them hapur se ne jemi të gatshëm edhe sot, nesër ose kurdo që të vendosin deputetët e opozitës të bisedojmë për propozim-konkluzionet. Me ata propozim-konkluzione do t’i heqim të gjitha dilemat në opinion, edhe për gjuhën, edhe për historinë, edhe për çështjet bilaterale, arsimin, për veçantinë e popullit maqedonas me të gjitha elementet e tij”, theksoi Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
Seanca plenare nuk është caktuar akoma por mund të caktohet në cilindo moment që të vendosë kreu i Kuvendit.
kuvendi i maqedonise se veriut propozimi francez jovan mitreski
Bota
11 July 2022, 16:55
d.a.
Protesta ne Kine
KINË- Një protestë e rrallë në shkallë të gjerë në provincën qendrore Henan të Kin&...
Bota
11 July 2022, 16:36
d.a.
zjarr ne SHBA
SHBA- Një zjarr në rritje në Kaliforni po kërcënon rrënjët më të mëdhe të sekuojave gj...
Bota
11 July 2022, 16:22
d.a.
Kosove
KOSOVË- Një person ka lënduar veten e tij me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pa...
Bota
11 July 2022, 16:13
d.a.
Sri Lanka
SRI LANKA- Furnizimet e kufizuara të karburantit dhe gazit kanë rifilluar në pjesë të Sri Lankës pas një fundj...
Bota
11 July 2022, 16:05
d.a.
Putin dhe Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të ...
Bota
11 July 2022, 15:57
d.a.
Polcia e Kosoves
KOSOVË- Më 2 korrik në Skenderaj, dy familjarë të ish-deputetit të Kuvendit, Nuredin Lushtaku dyshohet se i ...
Bota
11 July 2022, 15:52
d.a.
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Popullsia e Bashkimit Evropian u tkurr për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, njoftoi sot zyra e statistikave t&e...
Bota
11 July 2022, 15:36
e.k
Autori i sulmit
LONDËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqyetitn britanik teksa një grua ësht&eum...
Bota
11 July 2022, 15:24
d.a.
Macron
FRANCË- Politikanët e opozitës franceze nga e majta dhe e djathta ekstreme kanë kapur zbulimet e dosjeve të Uber për t...
Bota
11 July 2022, 15:06
d.a.
Covid-19
BRUKSEL- Rregullatorët evropianë kanë rekomanduar një injeksion të dytë përforcues Covid-19 për të gj...