4 July 2022, 22:25
Nga k.m.
Pamje nga protesta
SHKUP- Sot u mbyll dita e tretë e protestës para qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Pas mbarimit të protestës para qeverisë, qytetarët në vend që të shpërndaheshin, ata iu drejtuan parlamentit, ku rrëzuan mbrojtëset metalike dhe nisën të gjuanin me sende.
Ndërkohë që nuk mungonin as thirrjet për dorëheqje, të shoqëruara me këngë patriotike e me thirrjen: Ultimatum- Jo, faliminderit.
Por nesër u paralajmëruan protesta tjera, pasi sipas Mickoskit do të futet në qeveri propozimi francez. Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se propozimi francez është i përshtatshëm pasi në të nuk ka shënime që vendosin pikëpyetje mbi gjuhën maqedonase, por qëndrimi i tyre do të zyrtarizohet pasi propozimi të kalojë në të gjitha filtrat.
Bullgaria në vazhdimësi ka insistuar se gjuha maqedonase është një dialekt i gjuhës bullgare, sikur edhe identiteti i saj, që sipas Sofjes ka “rrënjë bullgare”. Po ashtu, Bullgaria me propozimin e parë të Francës ka insistuar edhe në përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut para se të nisin bisedimet e anëtarësimit, por me modifikimin e propozimit, sipas Ministrit Osmani, kjo do të ndodhë para hapjes së kapitullit të parë të bisedimeve.
Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar tentoi të hiqte pengesën, por propozimi i qeverisë në ikje u refuzua në mbledhjen e Komisionit për punët e jashtme. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit së bashku.
negociatat me be 2022
Bota
4 July 2022, 22:16
I.A
Policia ne SHBA
SHBA- Policia nisi një gjueti masive të hënën për sulmuesin që la të paktën gjashtë perso...
Bota
4 July 2022, 22:13
I.A
pamje nga Danimarka
DANIMARKË- Personi i akuzuar për vrasjen e tre personave në të shtënat në një qendër tregtare d...
Bota
4 July 2022, 21:24
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi pjesëtarët e komunitetit serb që t'i përgjig...
Bota
4 July 2022, 19:57
d.a.
Foto Ilustruese
ITALI- Qytetet veriore të Italisë, Verona dhe Piza, ku jetojnë rreth 350,000 njerëz së bashku, filluan racionimin ...
Bota
4 July 2022, 19:48
d.a.
Lushtaku dhe Jashari
KOSOVË- Në seancën për caktimin e paraburgimit për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakut dhe ...
Bota
4 July 2022, 19:16
d.a.
KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëkohësisht dhe nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku, pasi u dorëzua nv poli...
Bota
4 July 2022, 18:51
d.a.
Kulla Eiffel
FRANCË- Kur u përfundua në 1889, Kulla Eifel,Zonja e Hekurt e Parisit, pritej të qëndronte për 20 vjet përp...
Bota
4 July 2022, 18:47
d.a.
Denys Shmyhal
UKRAINË-Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përsëriti nevojën për ndihmë financiare në fjalimin e tij n&e...
Bota
4 July 2022, 18:32
d.a.
Dmitry Kopylov
RUSI- Një pedofil është dënuar me 19 vjet burg për rrëmbimin e një djali shtatë vjeçar teksa ...
Bota
4 July 2022, 18:27
I,a,d,a
Sulmi ne SHBA
SHBA- Gjashtë persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur filloi të që...