LIVE UPDATES
Bota

Protesta kundër turizmit masiv përfshijnë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë

Protestuesit argumentojnë se turizmi i pakontrolluar ka çuar në rritjen e kostove të jetesës, mungesë banesash të përballueshme për vendasit dhe mbipopullim të zonave urbane. Fushata në Spanjë mban emrin “Më pak turizëm, më shumë jetë”.

17 June 2025, 14:24 Nga DOSJA
Protesta kundër turizmit masiv përfshijnë Spanjën,
Protesta

EVROPË- Dhjetëra qytete në Spanjë, Itali dhe Portugali u përfshinë së fundmi nga protesta të organizuara kundër turizmit masiv, me organizatorët në Barcelonë që i bënë thirrje pjesëmarrësve të sillnin pistoleta uji për t’i drejtuar ndaj turistëve në mënyrë simbolike.

Protestuesit argumentojnë se turizmi i pakontrolluar ka çuar në rritjen e kostove të jetesës, mungesë banesash të përballueshme për vendasit dhe mbipopullim të zonave urbane. Fushata në Spanjë mban emrin “Më pak turizëm, më shumë jetë”. Protestuesit pretendojnë se situata aktuale po sjell “shkatërrim të territorit, pasiguri ekonomike, krizë banimi dhe humbje të të drejtave”.

Protestat u mbajtën në qytete si Barcelona, Granada, Palma dhe Ibiza në Spanjë, Lisbonë në Portugali, si dhe në destinacione të njohura italiane si Venecia, Genova, Palermo, Milano dhe Napoli. Ky reagim vjen pas raportimeve për kampe të përkohshme në Ibiza, ku dhjetëra persona jetojnë pa ujë, energji ose shërbime bazë.

Zemërimi i protestuesve është i drejtuar kryesisht ndaj Airbnb dhe rritjes së qirave afatshkurtra, të cilat—siç thonë ata—po përjashtojnë vendasit nga lagjet e tyre. Carmen Naranjo, një studente 21-vjeçare nga Barcelona, deklaroi për Sky News se “qyteti është kthyer në një park lojërash për turistët”, dhe se për shkak të mbipopullimit janë mbyllur disa prej vendeve që frekuentoheshin nga banorët.

Edhe Txema Escorsa, banor i Barcelonës, tha se ndjehet i lodhur nga presioni dhe është ndalur së përdoruri Airbnb gjatë udhëtimeve të tij, pasi “në fund e kupton që kjo po ua merr banesat njerëzve”.

Nga ana tjetër, Jaime Rodríguez de Santiago, drejtor i përgjithshëm i Airbnb për Spanjën dhe Portugalinë, u shpreh se “politikanët kanë gjetur një fajtor të lehtë për të justifikuar dështimet e tyre në politikën e strehimit dhe të turizmit gjatë dekadave të fundit”. Ai shtoi se hotelet vazhdojnë të jenë forma kryesore e akomodimit për turistët, me 20 milion vizitorë që qëndruan në hotele në Barcelonë gjatë 2024, krahasuar me 12 milion që përdorën banesa me qira.

Protestat vijnë ndërsa shpenzimet ndërkombëtare për udhëtime në Europë pritet të rriten me 11%, duke arritur në 617 miliardë paund këtë vit. Spanja ka pritur 94 milionë turistë të huaj në 2024, një rekord historik që mund të tejkalohet edhe më tej në 2025, sipas parashikimeve të ministrisë së ekonomisë.

Ndërkohë, autoritetet vendore në Barcelona kanë propozuar mbylljen graduale të apartamenteve turistike, ndërsa Pompei dhe destinacione të tjera të njohura kanë njoftuar masa për të kufizuar numrin e vizitorëve ditorë, në përpjekje për të balancuar interesat ekonomike me ato shoqërore dhe mjedisore.

Në Portugali, demonstrata të ngjashme u mbajtën në Lisbonë, ku banorët denoncuan rritjen e çmimeve, zhvendosjen e komuniteteve tradicionale dhe mbipopullimin e zonave historike. Aktivistët e shoqërisë civile kërkuan më shumë rregullim të tregut të banesave dhe ndërhyrje ndaj monopoleve të turizmit dixhital që po përthithin qendrat urbane.

Edhe Italia u përfshi fuqishëm në protestat e koordinuara. Tubime u organizuan në Venecia, Genova, Palermo, Milano dhe Napoli, ku aktivistët ngritën shqetësime të ngjashme mbi zhdukjen e tregjeve lokale, mbylljen e bizneseve tradicionale, rritjen e ndjeshme të qirave dhe transformimin e qyteteve në “vitrina për turistë”.

Në Venecia, ku është në fuqi një taksë për hyrje dhe kufizime ditore për vizitorët, banorët kërkojnë masa më të ashpra për të ruajtur jetën sociale dhe mjedisore të lagunës historike.

Zemërimi qytetar po përshkallëzohet në të gjithë Europën jugore, në një kontekst kur shpenzimet ndërkombëtare për udhëtime pritet të rriten me 11% në 2025, duke arritur në 617 miliardë paund. Spanja priti një rekord prej 94 milionë turistësh në vitin 2024, ndërsa pritet që këtë vit shifra të arrijë në 100 milionë./ Monitor

protesta kundër turizmit masiv

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin