LIVE UPDATES
Bota

Protesta masive dhe dorëheqja e Kryeministrit, analiza: Kush janë mbështetësit e Vuçiç jashtë vendit?

Brenda pak ditësh, fuqitë e mëdha kanë shprehur mbështetjen e (pa)fshehur për regjimin e Aleksandar Vuçiç. A mund të ndryshojë gjendjen dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç?

28 January 2025, 14:37 Nga M.B
Protesta masive dhe dorëheqja e Kryeministrit, analiza: Kush janë
Ana Bërnabiç, Aleksandër Vuçiç dhe Millosh Vuçeviç

SERBIA- Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje për regjimin në Serbigjatë ditëve të fundit. Është interesante se përfaqësues të rangut të lartë të administratave të SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian folën me tone të ngjashme dhe dukej sikur ndonjëherë po kopjonin njëri-tjetrin. Tani priten reagime të reja, pasi kryeministri i deritanishëm i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqje. 

Sidoqoftë, reagimi i Rusisë ndoshta nuk ishte i papritur, pasi qeveria ruse nuk ka shumë simpati për protestat në rrugë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmeruse Maria Zakharova tha se "marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë një kockë në fytin e Perëndimit" dhe se "provokimet po përpiqen t'i kthejnë protestat nga demokratike në antishtetërore" dhe se "ky është çelësi universal i Perëndimit”.

Sa i përket Perëndimit, i cili është akuzuar në mediat e regjimit serb se qëndron pas tentativës së "revolucionit me ngjyra", edhe ai i ka dërguar fjalë qetësueseVuçiqit. Së pari, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, holandezi Gert Jan Kopman, deklaroi në Beograd, siç njoftojnë disa media, në një takim të mbyllur me opozitën, se "Bashkimi Evropian nuk do të pranojë apo mbështesë dhunën për ndryshimin e qeverisë në Serbi”.

Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit tëSHBADonald Trumppër misionet speciale, i cili tha: "Ne nuk mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose ata që pushtojnë me dhunë ndërtesat qeveritare". "Nëse nuk ju pëlqen ligji apo lideri, atëherë punoni për ndryshim, por mos përdorni dhunën”.

Na jep çfarë mundesh dhe ne do të mbyllim një sy

Secili i lexoi mesazhet e lartpërmendura në mënyrën e vet. Media proqeveritare si mbështetje e hapur për Vuçiç. Në të njëjtën mënyrë u interpretua edhe nga kundërshtarët e regjimit, të cilët i konsiderojnë këto mesazhe si zhgënjyese për të gjitha forcat demokratike në vend.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, ajo nuk ka shumë miq në Evropë dhe udhëhiqet nga parimi i "marrë-dhënies", thotë për Deutsche Wellen Dushko Lopandiç, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi. "Rusia është në një situatë ku nuk mund të zgjedhë shumë, sepse fakt është që Serbia nuk i vendosi sanksione Rusisë”, thotë ai.

Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, "ai ka një qasje burokratike dhe po mbyll një sy ndaj kësaj krize”. "Ata duan qëSerbiatë largohet nga Rusia, janë të interesuar për stabilitet, zgjidhje për problemin e Kosovës dhe më së paku duken të interesuar për gjendjen e sistemit politik dhe demokracinë në Serbi”, konsideron bashkëbiseduesi i DW.

Richard Grenell është "në marrëdhënie biznesi ose marrëdhënie indirekte biznesi me regjimin serb, i cili është shumë i zoti kur bëhet fjalë për këto marrëdhënie transaksionale". "Por unë mendoj se kjo është një mbështetje e dobët që do të zhduket kur regjimi të arrijë fazën vendimtare, të cilën ai tashmë e ka arritur," tha Lopandiç.

Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit tëSHBADonald Trumppër misionet speciale, i cili tha: "Ne nuk mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose ata që pushtojnë me dhunë ndërtesat qeveritare". "Nëse nuk ju pëlqen ligji apo lideri, atëherë punoni për ndryshim, por mos përdorni dhunën”.

Regjimi i diktoi mesazhet?

Është interesante se si Grenell ashtu edhe përfaqësuesit e BE-së theksuan se pushteti nuk arrihet në rrugë dhe me dhunë, gjë që vetëm sa ngjalli dyshime se ky është ndoshta një qëndrim i koordinuar perëndimor ndaj ngjarjeve aktuale.

Lopandiç vlerëson se kjo është "një pjesë e propagandës qeveritare që ka arritur të ngjallë reagime në mesin e tyre”. Kemi pasur shumë protesta nëpër Serbi dhe nuk ka pasur dhunë gati askund, përveç dhunës ndaj demonstruesve.

Vëmendja e madhe që morën këto deklarata mund të interpretohet edhe si besim i fortë në opinionin serb, se nuk mund të ketë ndryshim politik pa mbështetjen e Perëndimit. Njëkohësisht regjimi pohon se po e shkatërron Perëndimi, por pa e shpjeguar si po ndodh kjo.

"Kjo është propagandë e regjimit që synon mobilizimin e mbështetësve të tij." Ky është rezultat i propagandës antiperëndimore që ka zgjatur me vite. Por kriza aktuale erdhi nga brenda. Impulsi fillestar i protestave lidhet me korrupsionin, me mënyrën e qeverisjes dhe abuzimin me shtetin. "Dëshmitarë të kësaj janë edhe gjeneratat e reja, të cilët shohin se ky është një sistem që vazhdimisht prodhon pabarazi mes njerëzve”, përfundon Dushko Lopandiç.

Por ndërkohë ka dhënë dorëheqje kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç, që është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Vuçiç. Në ditët në vijim do të shihet nëse kjo dorëheqje do të motivojë demonstruesit apo Vuçiç do të stabilizojë pushtetin./ DW

serbia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin