LIVE UPDATES
Bota

Protestat masive për largimin e Ramës/ DW: Qeveria duhet të pyesë veten “Pse?“

Kur në një ditë të nxehtë maji, një qytetar në Zvërnec u tërhoq zvarrë nga policia private, sepse po protestonte kundër ndërtimit të resortit lukoz të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonë, askush nuk i kishte menduar ngjarjet që do të pasonin më pas dhe që rrodhën shumë shpejt.

12 June 2026, 08:33 Nga E. D

Protestat masive për largimin e Ramës/ DW: Qeveria duhet të

TIRANË- Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. “Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës politike, një dukuri që ekspertët e shohin gjithnjë e më në rritje në Ballkan dhe më gjerë në botë. Kur në një ditë të nxehtë maji, një qytetar në Zvërnec u tërhoq zvarrë nga policia private, sepse po protestonte kundër ndërtimit të resortit lukoz të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonë, askush nuk i kishte menduar ngjarjet që do të pasonin më pas dhe që rrodhën shumë shpejt.

24 orë më vonë, pasditen e 31 majit, një grupim qytetarësh u grumbullua përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar kundër dhunës së përdorur nga policët privatë dhe mungesën e reagimit nga policia e shtetit, përfaqësuesit e së cilës ishin aty kur ndodhi ngjarja, por nuk ndërhynë. Kauza e mosreagimit policor u shndërrua brenda së njëjtës natë në rebelim kundër ndërtimit të resortit brenda zonës së mbrojtur, një ndër më të bukurat zona bregdetare në Shqipëri, me një biodiversitet të rrallë dhe plot flamingo.

Pa asnjë logo politike, me organizim të shoqërisë civile dhe aktivizëm të nisur në rrjetet sociale, mijëra qytetarë i shtuan kauzës mjedisore edhe një listë të gjatë problemesh, mes shumë syresh: korrupsionin, varfërinë, shpopullimin dhe arrogancën qeverisëse. I ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” është në javën e dytë të tij dhe tani qytetarët e kanë kthyer në ritual protestën para godinës së kryeministrisë.

Ata shkojnë aty me fëmijë, prindër, miq dhe protestojnë dhe marshojnë paqësisht. Refuzojnë siglat politike, si majtas ashtu edhe djathtas, dhe kërkojnë pezullimin e projektit në Zvërnec e Sazan dhe dorëheqjen e qeverisë Rama. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama deklaron se asnjëra prej tyre s’do të ndodhë, pasi vetëm një vit më parë ai u votëbesua në zgjedhjet parlamentare.

Pse pikërisht tani?

Iliriana Gjoni nga qendra kërkimore “Carnegie Europe” me seli në Bruksel, organizatë e cila hulumton ҫështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë europiane, thotë se “është veçanërisht interesant momenti në të cilin po ndodhin këto protesta”. Iliriana Gjoni, studiese e Carnegie Europe. Në foto duke buzëqeshur dhe duke parë nga aparati fotografik, e veshur me të verdhë.

“Në Shqipëri, shumë nga debatet që po zhvillohen sot mbi konsultimin publik, transparencën, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e qeverisjes, lidhen ngushtë me standardet që vendi ka marrë përsipër të zbatojë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.Pikërisht për këtë arsye, protestat duhen parë me maturi dhe respekt. Në një demokraci funksionale, tubimet paqësore dhe shprehja e pakënaqësisë qytetare nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin. Përkundrazi, ato janë pjesë e mekanizmave përmes të cilëve shoqëritë korrigjojnë veten, forcojnë institucionet dhe ndërtojnë besim mes qytetarëve dhe shtetit”, thotë ajo në një intervistë për Deutsche Welle.

Për Ivaylo Dinev, nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Europën Lindore (ZOiS) me seli në Berlin, “këto protesta janë një përpjekje për të rinegociuar kontratën sociale”. Për Deutsche Welle, studiuesi Dinev analizon se protestat nuk duhen parë vetëm si një reagim ndaj një projekti të vetëm, por si pjesë e një beteje më të gjerë.

“Në këtë mënyrë duhet t’i kuptojmë slogane të tilla, si “Shqipëria nuk është në shitje”. Protestuesit argumentojnë se interesi më i gjerë publik, në vend të interesave të ngushta të elitave politike dhe ekonomike, duhet të përcaktojë rrugën e vendit”, thotë Dinev.

“Lufta hibride”

Që pas nisjes së protestave të qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka pretenduar për ndikim të huaj që ka dorë në organizimin e protestave apo për “luftë hibride” të orkestruar nga Irani. Megjithatë, ekspertët nuk bien dakord me këto pretendime.

“Në rajonin tonë, akuzat për ndërhyrje të huaja shfaqen shpesh në debatet politike, veçanërisht gjatë mobilizimeve të mëdha qytetare”, shprehet Gjoni. Sipas saj, “çdo shtet duhet të jetë vigjilent ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe fushatave të ndikimit”. Megjithatë, kjo nuk i zhbën kauzat e qytetarëve.

"Nëse mijëra njerëz dalin në rrugë, pyetja kryesore për çdo qeveri demokratike nuk duhet të jetë vetëm se kush mund të përfitojë nga protestat, por edhe pse këto protesta po rezonojnë me një pjesë të shoqërisë. Qytetarët duhen trajtuar me respekt dhe seriozitet. Përgjigjja më e mirë ndaj pretendimeve për ndërhyrje të huaja nuk është delegjitimimi i protestave, por transparenca, informacioni publik dhe institucione të besueshme që gëzojnë besimin e qytetarëve”, analizon studiuesja Gjoni nga „Carnegie Europe”.

Dinev sjell në vëmendje protestat e studentëve në Serbi dhe reagimin e qeverisë atje.

“Pamë reagime të ngjashme në Serbi, ku përfaqësuesit e qeverisë fillimisht i paraqitën demonstratat si përpjekje të nxitura nga jashtë për të destabilizuar vendin. Lëvizja shqiptare bashkon qytetarë nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe orientime politike. Më e rëndësishmja, Shqipëria mbetet një nga shoqëritë më pro-europiane dhe pro-perëndimore në Ballkan. Kërkesat qendrore që dalin nga protestat kanë të bëjnë me të mirën e përbashkët, llogaridhënien dhe përfaqësimin, në vend të riorganizimit gjeopolitik”, analizon ai.

Sipas tij, „këto protesta sfidojnë një supozim të përhapur gjerësisht se inovacioni demokratik udhëton gjithmonë nga Perëndimi në Lindje. Disa nga format më krijuese të mobilizimit në Europë, sot po dalin pikërisht nga Ballkani”.

“Gen Z”

Që prej vitit 2020, një ndër fenomenet që hulumtuesit e shkencave politike po studiojnë, janë protestat e udhëhequra nga “Gen Z”, ose ndryshe të lindurit në periudhën 1997 – 2012. Në shumë rajone të botës, si në Azinë Jugore, Amerikën Latine apo Afrikën Veriore, të rinjtë që organizohen përmes rrjeteve sociale dhe kryesisht TikTok, janë ata që po bëjnë revolucion në organizimin e protestave masive, për të kundërshtuar regjimet në vendet e tyre.

Së fundi, dhe në Europën Lindore e Ballkanin Perëndimor. Edhe në Shqipëri, rinia e këtyre protestave duket se organizimin e bën në platformat sociale e veҫanërisht në TikTok, platformë e pezulluar për gati një vit nga qeveria Rama në prag të zgjedhjeve të kaluara parlamentare gjatë 2025-ës.

“Idetë e protestave kapërcejnë kufijtë”, thekson Dinev, i cili në qendër të punës së tij kërkimore ka edhe përfshirjen e “Gen Z” në protestat e Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë.

Në rastin e Shqipërisë, ai mendon se vendi nuk po e përjeton për herë të parë këtë fenomen, duke risjellë në kujtesë studentët e dhjetorit të vitebve ’90 si dhe protestat e studentëve në vitin 2018.

“Ajo që po dëshmojmë sot është një brez i ri rebelësh që po futen në traditën e aktivizmit qytetar. Teksa Shqipëria vazhdon të përballet me emigracion të konsiderueshëm, veçanërisht midis të rinjve, numri i madh i paprecedentë i protestuesve tregon se po vërejmë një ndryshim të rëndësishëm. Të rinjtë që po nxisin “Revolucionin Flamingo”, tani po zgjedhin të ngrenë zërin, në vend të largimit.

Në hulumtimin tim, unë përdor konceptin e “demokracisë protestuese” për ta shpjeguar këtë dhe mendoj se “Revolucioni Flamingo” është pikërisht në këtë model. Ideja është e thjeshtë. Në rajon, qytetarët vazhdimisht ndiejnë se institucionet përfaqësuese nuk i pasqyrojnë në mënyrë të mjaftueshme interesat e përbashkëta. Kur ndodh një ngjarje skandaloze, ata gjithnjë e më shumë drejtohen në veprime masive kolektive. Me pak fjalë: njerëzit i bëjnë zërat e tyre të dëgjohen edhe në rrugë, jo vetëm në qendrat e votimit. Pyetja tani është se “Ҫfarë do të bëjmë më pas? – argumenton Dinev.

Ҫfarë vjen më pas?

Në Bullgari, protestat e organizuara nga Gen Z në fundvitin e kaluar dhanë efekt brenda 3 javësh, me dorëheqjen e qeverisë. Në Serbi, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë por deri tani ende pa rezultat. Në Shqipëri gjithashtu thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama janë artikuluar që nga nisja e protestës, sëbashku me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë klasës politike të këtyre 36 viteve.

Megjithatë, për Dinev, parashikimi i rezultateve është gjithmonë i vështirë. Duke përmendur rastin e Bullgarisë, ai kujton se “valët e protestave në Bullgari në vitin 2020 çuan në disa “parti proteste”, ose suksesi zgjedhor i partisë Tisza në Hungari. Megjithatë, fuqia e lëvizjeve pa udhëheqës qëndron në aftësinë e tyre për të bashkuar njerëz të ndryshëm dhe për të parandaluar fushatat e shpifjes kundër aktivistëve”.

“Pyetja kryesore pas ditëve të demonstratave masive në rrugë nuk është vetëm nëse protestat janë mjaftueshëm të mëdha. Pyetja tjetër kryesore është nëse kjo energji e paparë mund të përkthehet në ndryshime të qëndrueshme politike. Historia tregon se momentet e një mobilizimi të tillë krijojnë mundësi, por këto mundësi rrallë mbeten të hapura për një kohë të gjatë. Prandaj, javët e ardhshme do të jenë vendimtare”, përfundon Dinev. /DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin