13 October 2022, 18:52
Nga A.B
Lideri
KINË- Një protestë e rrallë është mbajtur të enjten në Pekin kundër presidentit kinez, Xi Jinping dhe kufizimeve kundër pandemisë së koronavirusit.
Protesta është mbajtur disa ditë para Kongresit historik të Partisë Komuniste.
Në to është thënë: “Jo testeve për koronavirus, duam të hamë. Jo kufizime, ne duam liri. Jo gënjeshtra, ne duam dinjitet. Jo Revolucion kulturor, ne duam reforma. Jo liderë, ne duam votime. Duke mos qenë skllevër, ne mund të jemi qytetarë”.
Në disa të tjera u është bërë thirrje qytetarëve “të mbajnë greva në shkolla dhe vendet e punës, për të hequr nga pushteti diktatorin dhe tradhtarin e kombit, Xi Jinping”.
Protesta besohet se është ndalur shpejt nga autoritetet.
Autoritetet kanë rritur sigurinë në qytet, kanë izoluar shumë udhëtarë, dhe shumë të tjerë u janë nënshtruar karantinës.
Masa të tilla janë të zakonshme në Kinë, pak para mbajtjes së ngjarjeve të rëndësishme.
Kongresit i 20-të i Partisë Komuniste pritet të nisë të dielën, me 2.300 pjesëmarrës.
Lideri kinez, Xi Jinping pritet të fitojë një mandat të tretë.
Ky Kongres mbahet çdo pesë vjet.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Partia Komuniste ia ka shtruar rrugën Xi-së që të mbetet lider partiak për pothuajse gjithë jetën e tij.
Përmes një “rezolute historike”, Komiteti Qendror ka vlerësuar se është shumë e rëndësishme që partia të ruajë “rolin e Xi-së në thelb të partisë”./REL
kine proteste ne kine
Bota
13 October 2022, 18:50
I.A
PE
BRUKSEL- Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian kërkoi të enjten që procesi i negociatave për...
Bota
13 October 2022, 18:49
k.m.
Donald Trump
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit ...
Bota
13 October 2022, 18:47
k.m.
Angela Merkel
PORTUGALI- Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur vendimet që ka marrë për blerjen e gazit natyror nga Rusia, s...
Bota
13 October 2022, 18:47
I.A
Lajçak dhe Kurti
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten ...
Bota
13 October 2022, 18:46
I.A
Mark Milley
SHBA- Sulmet ajrore ruse mbi objektiva civile në Ukrainë janë vlerësuar krim lufte nga shefi i shtatmadhorisë amerikan...
Bota
13 October 2022, 18:16
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me dhunimin dhe trafikimin e 12-vjeçares në Greqi. Protothema shk...
Bota
13 October 2022, 18:28
k.m.
Bill Gates
SHBA- 1985 ishte viti kur Bill Gates lancoi versionin e parë të Microsoft Windows. Brenda pothuajse një viti, pasuria e...
Bota
13 October 2022, 18:14
A.B
Nicolas Cruz
SHBA- Juria në Florida ka rekomanduar dënimin me burgim të përjetshëm për sulmuesin e shkollës, Nikolas Cru...
Bota
13 October 2022, 18:00
I.A
makinat qe u gjobiten
ANGLI- Një burrë është tërbuar pasi u gjobit me 130 £ për shkak se u fut në një korsi a...
Bota
13 October 2022, 17:49
I.A
Te burgosurit
RUSI- Të dënuarit, përfshirë atentatorët e dërguar për të luftuar për Rusinë në Ukrain...