15 April 2024, 19:54
Nga E. D
foto nga vendngjarja
PRISHTINË- Dhjetëra qytetarë marshuan të hënën pasdite në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, duke bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë, pas vrasjes së një gruaje 21-vjeçare ditë më parë në qytetin e Ferizajt.
Gruaja 21-vjeçare u vra më 12 prill brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në qytetin juglindor të vendit, Ferizaj, ndërsa u plagos edhe vëllai i saj 15-vjeçar.
Një 36-vjeçar, që besohet se është ish-bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe paraburgosur nga autoritetet si i dyshuari për vrasjen.
Qytetarët mbajnë një baner me mbishkrimin: "Siguri për vajzat dhe gratë", teksa marshojnë në Prishtinë të hënën më 15 prill, pas vrasjes së një 21-vjeçareje në Ferizaj ditë më parë.
Në marshin e organizuat nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”.
Ata bënë thirrje për siguri për vajzat dhe gratë teksa marshuan nga Sheshi "Zahir Pajaziti" deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, para së cilës protestuan.
Një vajzë mban në duar një pankartë me mbishkrimin: "Për gratë çdo ditë është luftë" teksa marshon në Prishtinë të hënën më 15 prill, pas vrasjes së një 21-vjeçareje në Ferizaj ditë më parë.
Në një njoftim për media të shtunën, Gjykata Themelore në Ferizaj tha se i dyshuari kishte bashkëjetuar më parë me viktimën, dhe se ekziston dyshim i bazuar se “me vetëdije e ka kryer vrasjen në orët e pasdites së 12 prillit”.
Arma e zjarrit është konfiskuar prej Policisë së Kosovës.
Zyrtarë të lartë shtetërorë e kanë dënuar ashpër vrasjen dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.
Rreth 56 gra janë vrarë në Kosovë në 13 vjetët e fundit./REL
proteste kunder vucic ne tirane proteste prishtnë
Bota
15 April 2024, 19:40
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy iu prezantua një model i ri i municionit që do të jet&eu...
Bota
15 April 2024, 19:29
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli u përball me presion në rritje nga aleatët të hënën për të treguar përmbajtje ...
Bota
15 April 2024, 19:18
e.d
foto ilustruese
BRITANI- Një adoleshent britanik që planifikoi një sulm terrorist në një festival muzikor në Isle of Wight &e...
Bota
15 April 2024, 18:49
E. D
Antony Blinken
SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin ndonjë përshka...
Bota
15 April 2024, 18:41
r.ll
vjosa osmani
PRISHTINË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar dhe ka mbajtu...
Bota
15 April 2024, 18:36
E. D
foto ilustruese
SELANIK- Gjykata Penale prej tre anëtarësh e Selanikut vendosi një dënim me burg me dy vjet e tre muaj pë...
Bota
15 April 2024, 18:39
S.B
Elon Musk
SHBA- Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore në mbarë botën, ose ...
Bota
15 April 2024, 18:23
E. D
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit i dërgoi një buqetë me lule komandantit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) përg...
Bota
15 April 2024, 18:16
E. D
foto ilustruese
NIGERI- Para dhjetë vitesh, qindra nxënëse u rrëmbyen në pjesën veriore të Nigerisë nga grupi terro...
Bota
15 April 2024, 18:09
S.B
pamje nga ngjarja
SIDNEJ- Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe...