LIVE UPDATES
Bota

Po udhëtonte drejt Kosovës kur u arrestua nga Serbia, BBC artikull për shqiptarin me nënshtetësi britanike: Një rast krejtësisht i sajuar!

Sadik Duraku, 54-vjeçar, baba i tre fëmijëve nga Brighton, u arrestua më 17 prill 2024 teksa po udhëtonte për t’i vizituar të afërmit në Kosovë. Ai aktualisht po mbahet në një burg të Beogradit, i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitet 1990 – akuza që familja e tij dhe ekipi ligjor i mohojnë.

21 August 2024, 13:42 Nga N.F
Po udhëtonte drejt Kosovës kur u arrestua nga Serbia, BBC artikull
Familja Duraku

SERBI- Familja e një britaniku të mbajtur në një burg serb po bën thirrje për më shumë ndihmë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duke pretenduar se akuzat kundër tij janë të pabaza dhe të motivuara politikisht. Kështu e nis BBC një shkrim të saj sot për shqiptarin me nënshtetësi angleze që po mbahet i paraburgosur në Beograd.

Sadik Duraku, 54-vjeçar, baba i tre fëmijëve nga Brighton, u arrestua më 17 prill 2024 teksa po udhëtonte për t’i vizituar të afërmit në Kosovë. Ai aktualisht po mbahet në një burg të Beogradit, i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitet 1990 – akuza që familja e tij dhe ekipi ligjor i mohojnë.

Zyra e Jashtme, Commonwealthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) tha: “Ne po e mbështesim një britanik të arrestuar në Serbi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.  Duraku ka lindur në Kosovë – e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Në vitin 1998, atij dhe familjes së tij iu dha azil në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që lufta ishte ndezur në vendin e tij. Ai u bë shtetas britanik në vitin 2002 dhe ndërtoi një jetë duke drejtuar një biznes auto-larjeje përpara se të dilte në pension për shkak të shëndetit të keq. Duraku mbërriti në Britani në vitin 1998


Arrestimi

Në prill, z. Duraku u arrestua teksa po e kalonte kufirin serbo-hungarez – një udhëtim që ai e kishte bërë shumë herë më parë. Kësaj radhe, ai u ndalua nga policia kufitare serbe dhe u akuzua për krime lufte që pretendohet të jenë kryer kur ai ishte në UÇK. Po atë ditë, mbi 1000 të tjerë u ndaluan nga autoritetet serbe, por vetëm një numër i vogël u akuzuan përfundimisht.

Akuzat fillestare kundër z. Duraku e akuzuan atë për pjesëmarrje në krimet e luftës kundër popullatës lokale në vitin 1999. Familja e tij është e bindur se këto akuza janë të pabazuara dhe thonë se ai nuk ka qenë fare i përfshirë në luftë, nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe nuk ka marrë pjesë në ndonjë dhunë.

“Ne ishim të mallkuar”, tha Zana Duraku, vajza e tij.

Familja ka mbledhur dokumentacion të gjerë për të vërtetuar se ai ishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i posedonte dokumentet e nevojshme për t’u larguar nga vendi nga dhjetori 1998 deri në marrjen e shtetësisë në 2002.

Letra

Avokati i Durakut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Polak nga Justice Abroad, tha se e gjithë çështja mbështetet kryesisht në një letër. Me sa duket nga një individ serb “që supozohet të jetojë në Gjermani”, ajo letër i atribuohet dikujt që “nuk duket të jetë një person real”, tha zoti Polak.

Ai tha se letra nuk duket se është nga një adresë e vërtetë dhe përmban thirrje për ta “torturuar” zotin Duraku derisa “të dalë e vërteta prej tij”. Polak pretendon se “është shumë e pazakontë për t’u bazuar një rast për një krim aq të rëndë sa krimet e luftës në këtë lloj dokumenti”.

Rastet e krimeve të luftës zakonisht “kanë dosje dhe dosje dhe dosje provash për lëvizjet dhe veprimet”, tha ai. Avokati pretendon se letra ose “është sajuar për këto procedura ose është bërë nga dikush me inat kundër” z. Duraku.

“Kjo është një akuzë për krime lufte e bazuar në këtë dëshmi vërtet të dobët të kësaj letre”, shtoi ai.

“Ky është dikush me probleme shëndetësore, dikush që duhet të lirohet me kusht që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”.

Tensionet rajonale

Polak tha se është “e vështirë të thuash” se cilat ishin motivet në këtë rast. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, pavarësisht nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është zotuar vazhdimisht se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si një shtet të pavarur.

Qeveria e Kosovës dëshiron të ushtrojë autoritet mbi të gjithë Kosovën, por serbët etnikë që jetojnë në rajonin verior, në kufi me Serbinë, po i rezistojnë kësaj lëvizjeje, duke kërkuar autonomi më të madhe. Zyra e Prokurorit Publik për Krimet e Luftës në Serbi nuk iu përgjigj kërkesës së BBC-së për koment.

Në Strategjinë e saj Kombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Luftës, qeveria serbe thekson se Serbia “demostron në mënyrë efektive hetime adekuate të akuzave dhe trajtim të barabartë të të dyshuarve” dhe se “gjyqet efikase të krimeve të luftës” janë një “pjesë e pandashme e sundimit të ligjit dhe një tipar i shoqërive demokratike”.

Stefan Jovanoviç nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, një think-tank me qendër në Beograd, mbrojti trajtimin serb të rasteve të krimeve të luftës duke thënë se vendi ka “përvojë të madhe” dhe ai priste që z. Duraku të ketë një gjykim të drejtë.

arrestimi i shqiptarit serbia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin