25 August 2022, 18:37
Nga I.A

FINLANDË- Tre gazetarë që punojnë për gazetën më të madhe të përditshme finlandeze janë në gjyq duke filluar sot me akuzat për zbulim të sekreteve të fshehta të mbrojtjes. Mediat shkruajnë se prokurorët që po merren me çështjen po kërkojnë të paktën 18 muaj burg nëse shpallen fajtorë.
Në një rast të paprecedentë, në një vend të famshëm për lirinë e shtypit, prokurori pretendon se dy reporterët e gazetës Helsingin Sanomat dhe ish-drejtori i tyre zbuluan sekretet e mbrojtjes kombëtare në një raport të botuar në vitin 2017. Raporti, i titulluar "Vendi më sekret i Finlandës", zbuloi afërsisht vendndodhjen dhe detyrat e një njësie të mbledhjes së inteligjencës të forcave të armatosura. Në atë kohë parlamenti po debatonte nëse do të zgjeronte kompetencat e tij, duke e lejuar atë të monitoronte të dhënat private në rrjetet dixhitale.
Sipas prokurorit, artikulli përmbante informacione, publikimi i të cilave ishte i paligjshëm. Kryeredaktori i gazetës, Caius Niemi, ndaj të cilit u hoqën akuzat për shkak të mungesës së provave, tha se gazetarët nuk e shkelën ligjin.
“Ne mund të vërtetojmë, për çdo fjali të botuar, se informacioni që përmbante mund të gjendej në internet ose në libra të botuar para artikullit tonë. Informacioni publik nuk mund të mbahet sekret”, ka komentuar ai.
Të tre gazetarët e mohojnë fajin. Finlanda ka qenë prej vitesh në pozitat e para për sa i përket lirisë së shtypit, në raportin e përpiluar çdo vit nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi (RSF). Këtë vit ajo ra në vendin e pestë, pjesërisht për shkak të asaj çështjeje gjyqësore, siç raportohet nga dega e RSF në Finlandë.
Gazetarët nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme përgatitore gjyqësore. Hanne Aho, kryetarja e Unionit të Gazetarëve Finlandezë, tha se ky rast është i paprecedentë, pasi nuk ka qenë kurrë më parë që gazetarët finlandezë të jenë akuzuar për tradhti të lartë. Sipas ligjit finlandez, të pandehurit në gjykimet penale emërohen vetëm nëse dënohen.
Bota
25 August 2022, 18:20
Veriu i Kosovës
KOSOVË- I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së, Miroslav Laj&cce...
Bota
25 August 2022, 18:07
e.k
Gülşen Bayraktar Çolakoğlu
TURQI- Policia në Turqi ka ndaluar sot këngëtaren e muzikës së lehtë Gülşen ...
Bota
25 August 2022, 18:08
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rënë dakord të tak...
Bota
25 August 2022, 17:51
e.k
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, &...
Bota
25 August 2022, 17:43
e.k
Momenti kur krokodili kap zebrën
AFRIKË- Imazhe tw trishjta vijnw nga Afrika. Nw fotot e publikuara nw mediat e huaja shihej një krokod...
Bota
25 August 2022, 17:31
I.A
grabitja
GREQI- Në një nga zonat më qendrore të Selanikut , në Avenue Nikis dhe para syve të kalimtarëve, dy p...
Bota
25 August 2022, 17:29
e.k
Pamjet satelitore
KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka një mbrojtje të re kundër vrasjes së tij, d...
Bota
25 August 2022, 17:15
e.k
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Në rundin e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbis&e...
Bota
25 August 2022, 16:12
e.k
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të pranojë shtyrje tjetër përtej 1 shtator...
Bota
25 August 2022, 15:26
e.k
Charles Villiers
BRITANI- Charles Villiers, një kushëri i largët i Dukeshës së Cornwall- it, i cili u përfshi ...