LIVE UPDATES
Bota

"Nuk i kemi bërë dëm askujt"/ Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi

Ata mbërritën atje në mesin e nëntorit për të punuar, si shumë të tjerë nga vendet aziatike dhe afrikane, dhe kryesisht angazhohen në ndërmarrje komunale, fabrika dhe kantiere ndërtimi të kompanive private.

20 December 2025, 09:37 Nga D.S

"Nuk i kemi bërë dëm askujt"/ Punëtorët nga

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Këto janë bërë pjesë e përditshmërisë së një grupi punëtorësh nga Nepali, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Kragujevc. Rreth dhjetë prej tyre jetojnë në një shtëpi shumëkatëshe në njërën nga lagjet e këtij qyteti në Serbinë qendrore.

Ata mbërritën atje në mesin e nëntorit për të punuar, si shumë të tjerë nga vendet aziatike dhe afrikane, dhe kryesisht angazhohen në ndërmarrje komunale, fabrika dhe kantiere ndërtimi të kompanive private. Por, shumë shpejt, u përballën me protesta të një pjese të banorëve lokalë para shtëpisë ku banojnë, me thirrje fyese si, “Kthehuni në Nepal”.

“Nuk ndihemi të sigurt, por besojmë se gjithçka do të shkojë mirë”, thotë Binay Kumar Jha për Radion Evropa e Lirë, teksa qëndron pranë bashkëkombësve të tij. Ata pranuan të tregojnë anën e tyre të historisë për Radion Evropa e Lirë, megjithëse në fillim ishin të rezervuar. Kumar Jha shpjegon se frikësohen për sigurinë e tyre dhe se gjatë protestave përpara shtëpisë nuk guxonin të dilnin jashtë.

Në bisedë, me një buzëqeshje, i bashkohet edhe Saroj Khadka, duke thënë se nuk duan t’i dëmtojnë njerëzit dhe nuk duan t’i lëndojnë ata. Ai thotë se janë shumë të frikësuar, pasi në protestën përpara shtëpisë së tyre në fillim të dhjetorit, kishte shumë njerëz, që herë pas here shikonin nga dritarja. “Ne vetëm duam të jemi të sigurt dhe të mund të punojmë. Kaq. Nuk presim asgjë nga të tjerët, vetëm të jemi të sigurt. Askush në botë nuk duhet të ndihet kështu. Të gjithë duhet të jemi të barabartë”, thotë Khadka. Ai shton se para se të arrinte në Serbi, kishte kërkuar informacione për Kragujevcin në internet dhe kishte lexuar se ishte një nga qytetet më të sigurta.

“Besova se po vij në një qytet të sigurt”, thotë Khadka. “Nuk i kemi bërë dëm askujt”, tha Mithlesh Mishra, gjithashtu nga Nepali, thotë se njerëzit u drejtohen me gjeste të turpshme dhe se nuk e kupton përse disa individë janë kundër tyre, kur ata nuk i kanë bërë dëm askujt.

“Ne jemi këtu për të punuar, ligjërisht. Në shtëpi, në Nepal, kemi familjet dhe fëmijët tanë. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë diçka të paligjshme”, thotë ai. Khadka, Mishra dhe Binay Kumar Jha thonë se nuk u tregojnë familjeve të tyre në Nepal për atë që po kalojnë, për të mos i shqetësuar, ndërsa të tjerët tundin kokën ose shikojnë në tokë. Para protestave kundër punëtorëve të huaj, në Kragujevc kishte pakënaqësi dhe gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale. Më pas, gjatë protestave, disa banorë kërkuan që ata të largoheshin nga qyteti. Më 7 dhjetor, në protestë morën pjesë edhe anëtarë të grupit ultra-djathtist “Patrulla Kombëtare” nga Beogradi.

A ka akuza të bazuara?

Të nxitur nga teori konspirative për të ashtuquajturin “zëvendësim i popullsisë”, disa banorë të Kragujevcit pretendojnë se punëtorët e huaj po ua rrezikojnë sigurinë dhe vendet e punës. Aleksandri dhe Marija thonë për Radion Evropa e Lirë se “kanë dëgjuar” se punëtorët e huaj shqetësojnë fëmijë, vajza dhe gra dhe se ata nuk ndihen të sigurt të jetojnë pranë tyre. Të pyetur nëse ekzistojnë prova konkrete për këto pretendime, ata thonë ‘jo’, por, megjithatë, mbeten në qëndrimin se punëtorët e huaj nuk duhet të jetojnë në qytetin e tyre. Ndryshe mendon Tatjana, e cila i cilëson si racizëm këto akuza dhe thirrje kundër punëtorëve të huaj.

“Ata nuk i kanë bërë askujt asgjë të keqe. Janë të qetë dhe merren me punën e tyre”, thotë ajo, duke shtuar se po planifikon të nisë një peticion për mbrojtjen e punëtorëve të huaj. Zëvendëskryetari i Komunës së Kragujevcit, Marko Jankoviq, i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se pretendimet për gjoja rrezikim të popullatës lokale, nuk qëndrojnë. Sipas tij, të gjithë shtetasit e huaj janë të angazhuar në punë, në përputhje me ligjet e Serbisë.

Më 11 dhjetor, edhe Policia e Serbisë u bëri thirrje mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të mos publikojnë informacione të pasakta dhe të paverifikuara, pasi, sipas saj, ato rrezikojnë sigurinë e shtetasve të huaj. Saroj Khadka nga Nepali thotë se policia në Kragujevc kujdeset për sigurinë e tyre aq sa është e mundur, por se ata përballen çdo ditë me situata të pakëndshme. “Dje [më 12 dhjetor], dy vajza na tallën në autobus… Njerëzit zakonisht na shikojnë me ngulm, gjë që është e pakëndshme. Ne nuk duam t’i bëjmë keq askujt. Zakonisht shkojmë në punë në grupe prej pesë ose gjashtë personash dhe përpiqemi të mos biem në sy, të flasim vetëm mes vete dhe të mos shqetësojmë askënd”, thotë ai. Duke buzëqeshur, shton se ndonjëherë ndihen “sikur të ishin të mallkuar”.

“Ka dhe kolegë të mirë”

Khadka thekson se jo të gjitha përvojat e tyre në Kragujevc janë të njëjta dhe negative, pasi ka edhe raste pozitive, kur banorët lokalë tregohen të sjellshëm ndaj tyre dhe përpiqen t’i ndihmojnë. “Kam kolegë të mirë, sillen me ne si me miq”, thotë ai. Punëtorë nga Nepali në një shtëpi të marrë me qira në Kragujevc, 13 dhjetor 2025. Khadka beson, gjithashtu, se barriera gjuhësore kontribuon në mosbesimin e një pjese të banorëve të Kragujevcit dhe shton se ai dhe shokët e tij do të bëjnë çmos për ta mësuar gjuhën serbe.

Më 9 dhjetor, nisma joformale qytetare dhe akademike “Universiteti i Lirë i Kragujevcit” shprehu shqetësim për, siç u shpreh, “shfaqjet gjithnjë e më të shpeshta të ksenofobisë në shoqëri dhe në komunitetin lokal”. “Ne dënojmë çdo përpjekje për kriminalizimin dhe demonizimin e shtetasve të huaj, si dhe keqpërdorimin e frikës sociale dhe ekonomike për të nxitur mosdurim”, thuhet në reagim. Protestat kundër punëtorëve të huaj i dënoi edhe Lëvizja opozitare e Qytetarëve të Lirë në Serbi, duke theksuar se policia është dashur ta ndalojë tubimin e 7 dhjetorit në Kragujevc, pasi ai, sipas saj, i kishte të gjitha elementet e veprës penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe “mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”./REL

serbi


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin