LIVE UPDATES
Bota

Putin akuzon Ukrainën se qëndron pas sulmit në urën e Krimesë: Akt terrorist

Ura e Kerçit, 20 kilometra e gjatë është një arterie e rëndësishme për furnizimin e trupave ruse që luftojnë në Ukrainë ndërsa ato po përballen me mjaft probleme në front.

9 October 2022, 23:07 Nga DOSJA
Putin akuzon Ukrainën se qëndron pas sulmit në urën e
Ura

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të dielën Ukrainën se qëndron pas shpërthimit të fuqishëm që dëmtoi urën që lidh Rusinë dhe Krimenë, duke e cilësuar atë një "akt terrorizmi".

"Nuk ka dyshim që ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën e rëndësishme civile", tha zoti Putin në një video që u shfaq në kanalin Telegram të Kremlinit.

“Ai (sulmi) u ideua, u krye dhe u urdhërua nga shërbimet speciale të Ukrainës”, tha ai.

Në video presidenti rus u shfaq me Alexander Bastrykin, kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, i cili po i paraqiste atij gjetjet e hetimit që po kryehet rreth shpërthimit në urë. Ura e Kerçit, 20 kilometra e gjatë është një arterie e rëndësishme për furnizimin e trupave ruse që luftojnë në Ukrainë ndërsa ato po përballen me mjaft probleme në front. Ajo është parë nga Kremlini si një simbol i kontrollit të pretenduar mbi Krime, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi të shtunën herët në mëngjes, por dëmtimi i urës po shihet si një goditje e rëndë për Rusinë dhe Presidentin Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të forcuar sigurinë përgjatë urës kyçe që lidh Rusinë me Krimenë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi shembjen e një pjese të saj. Lëvizja e mjeteve ka rifilluar në urën e dëmtuar që lidh Rusinë me Krimenë. Zyrtarët rusë thonë se po shfrytëzohet pjesa e urës që është e padëmtuar. Ura u dëmtua rëndë të shtunën pas një shpërthimi të madh. Autoritetet ruse thanë se një kamion i ngarkuar me eksploziv shpërtheu mbi urë. Disa vagonë trenash morën zjarr dhe një pjesë e urës u shemb.

Sipas disa komentuesve, kjo ishte një fitore tronditëse në fushëbetejë për Ukrainën, por edhe një goditje për Presidenti Putin dhe për popullin rus. Pamjet satelitore tregojnë përmasat e mëdha të dëmit. Zjarri dhe tymi u shfaqën nga një tren që transportonte karburant, ndërsa një pjesë e urës vazhdon të jetë e rrëzuar nën ujë. Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për të hetuar shpërthimin. Zëvendës kryeministri rus vizitoi objektin të shtunën, për të parë nga afër dëmin e shkaktuar. Ai u pa duke biseduar me ekipet për riparimet që do të bëhen. Presidenti Putin urdhëroi vendosjen e masave më të forta të sigurisë për urën, si dhe për infrastrukturën nëpërmjet së cilës furnizohet Gadishulli i Krimesë.

Ukraina nuk mori drejtpërsëdrejti përgjegjësinë për sulmin. Por gjatë një fjalimi, Presidenti Zelensky iu referua shpërthimit, duke e përshkruar Krimenë si “me re, por të ngrohtë”. Ai shtoi se ukrainasit janë drejt një të ardhmeje “pa pushtues”, në veçanti në Krime, dhe se shansi më i mirë për pushtuesit është që të largohen sa kanë ende mundësinë. Ky sulm ndaj urës ndodhi ndërsa Ukraina vazhdon të çajë përmes vijës së forcave ruse në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

Marrë nga VOA

shperthm ne krime lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin