LIVE UPDATES
Bota

Miçigan, shënohet 50-vjetori i famullisë “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, qytetarët: Nuk dimë si do përfundonim pa të

Shqiptaro-amerikani Frank Pashko Shkreli emocionohet kur sheh fotografinë e tij në moshën nëntë vjeçare pranë meshtarit Dom Prenk Ndrevashaj, pak vite pasi familja e tij emigroi drejt Shteteve të Bashkuara.

9 October 2022, 21:03 Nga DOSJA
Miçigan, shënohet 50-vjetori i famullisë “Zoja Pajtore e
Miçigan

SHBA- Kisha katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Miçigan shënoi 50 vjetorin e themelimit të famullisë, organizimi i parë i shqiptarëve të krishterë në këtë shtet amerikan. Me këtë rast u organizua një simpozium shkencor mbi historinë e famullisë, jetën dhe veprën e themeluesit të saj Dom Prenk Ndrevashaj dhe rëndësisë që ajo ka në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan. Siç njofton kolegu Burim Goxhuli kjo kishë nuk ka mision të vetëm besimin fetar por edhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.

Pak ditë pasi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara, gjysmë shekulli më parë, meshtari, veprimtari dhe poeti shqiptar Dom Prenk Ndrevashaj organizoi meshën e parë me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjë që shënoi edhe themelimin e famullisë së parë të shqiptarëve të besimit katolik në këtë shtet amerikan.

Pak vite më vonë, më 1977, ai ngriti edhe kishën “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, të cilën e drejtoi deri në vitin 1997.

Tani kjo kishë ka një vendndodhje të re dhe më shumë hapësira, por misioni ngelet i njëjti thotë Dom Ndue Gjergji, ndërsa kujton porositë e Dom Prekë Ndrevashajt në ditën kur ai i dha përgjegjësinë për drejtimin e këtij institucioni fetar.

“Po ta dorëzoj kishën. Mbaj dyert hapur për popullin. Të jesh i afërt. Luftoje të keqen. Ndihmo të sjellësh paqe dhe bekim në familje. Largo sa më shumë grindjet dhe përçarjet, diçka që komunitetin tonë e kanë përcjellë shumë herë”, thotë për Zërin e Ameirkës meshtari i kishës “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Miçigan.

Zoti Ndrevashaj i kuptonte hallet e shqiptarëve që emigronin drejt Shteteve të Bashkuara sepse edhe ai vetë kishte vuajtur pasoja të rënda të komunizmit në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, thotë Zef Përgega autor i librit “Kristale Dukagjini” kushtuar figurës së Dom Prek Ndrevashajt.

“Kishte atë frymën e atdhedashurisë sepse në palcën e tij ishte ende dhimbja nga gjurmët e rënda të çizmes së komunizmit që kërkonin ta eliminonin jo vetëm atë por shumë figura të tjera. Ishte fat që erdhën këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këta udhëheqës fetarë dhe dhanë frymën e bashkimit, frymën e unitetit dhe të paqes, sepse siç thashë, kjo është një Shqipëri e vogël në miniaturë, sepse ne këtu kemi nga të gjitha krahinat”, thotë Zef Përgega, autor i librit “Kristale Dukagjini” kushtuar figurës së Dom Prek Ndrevashajt.

Sot, famullia e kishës “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” mundëson lutjet në gjuhën shqipe të rreth 500 familjeve shqiptaro-amerikane.

Por, në këtë kishë me rreth 2 mijë anëtarë nuk kryhen vetëm lutje fetare.

“Kisha këtu në Amerikë nuk shërben vetëm për aspektin fetar. Ne e kemi përdorur kishën dhe besimin në fe, meshat dhe predikimet tona edhe për të zgjuar ndjenjat kombëtare tek njerëzit, që të ruhen vlerat tona. Sa i përket traditës, kulturës, dokeve, zakoneve të mira, afërsisë, si ta ndihmojmë dhe duam njëri tjetrin. Dom Prenk Ndrevashaj e thoshte një parullë shumë të bukur, nëse dikush shkakton përçarje ai është armiku i vetvetes në rend të parë dhe mbarë komunitetit”, thotë meshtari Dom Ndue Gjergji.

Në kuadër të kishës “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” është edhe qendra kulturore “Nënë Tereza” në të cilën përveç aktiviteteve për çështje kombëtare dhe tubime familjare të komunitetit shqiptaro-amerikan, organizohen edhe mësime të valles dhe gjuhës shqipe për grupmosha të ndryshme.

“Po të mos kishim këtë liri dhe këtë qendër të them të drejtën do të përballeshim me një boshllëk të madh në jetën tonë. Unë kur kam ardhur fillimisht në Amerikë kam përjetuar një boshllëk shpirtëror, në mungesë të aktiviteteve që bënim dikur në Shqipëri. Por me kohën u integruam, u bashkuam dhe po vazhdojmë në këtë mision drejt ruajtjes së kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare këtu në Amerikë. Ajo që na gëzon më së shumti është dëshira, jo vetëm e prindërve por edhe fëmijëve, sidomos për klasën e valles. Është një mrekulli e vërtetë”, thotë Valentin Lumaj, drejtues i kësaj qendre.

Me rastin e 50 vjetorit të themelimit të famullisë “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” u organizua një simpozium shkencor kushtuar historisë së kësaj kishe, përkujtimit të jetës dhe vepër së themeluesit të saj Dom Prenk Ndrevashajt dhe rëndësisë që kishte ky organizim fetar në çështjen kombëtare dhe jetën e shqiptaro-amerikanëve.

Në ceremoni morën pjesë edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Arqipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj.

“E rëndësishme është që ne shqiptarët kudo që jetojmë e kudo që jemi, të jemi të unifikuar në dashuri, të jemi unik në atë çfarë duam për veten, dhe të dime të japim një kontribut të përbashkët për të gjitha kombet dhe njerëzimin”, tha Ipeshkvi i Kosovës.

“Dua vërtetë t’i falenderojë sepse kurrë nuk e kanë harruar vendlindjen. E falë angazhimit të tyre ne po mund t’ia dalim atje sepse edhe sot nuk është asgjë më e lehtë është shumë vështirë”, shtoi Aeqipeshkvi i Tivarit.

Veç simpoziumit shkencor, pjesëmarrësit patën rastin të shohin edhe një ekspozitë me fotografi nga aktivitetet 50 vjeçare të famullisë “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”.

Shqiptaro-amerikani Frank Pashko Shkreli emocionohet kur sheh fotografinë e tij në moshën nëntë vjeçare pranë meshtarit Dom Prenk Ndrevashaj, pak vite pasi familja e tij emigroi drejt Shteteve të Bashkuara.

Tani 58 vjeçari thotë se angazhimi në kishën shqiptare ndihmoi në formësimin dhe arritjet e tij në shoqërinë amerikane.

“Isha i lumtur sepse po afrohesha me kishën dhe komunitetin shqiptar, me kombin tim, të qenit shqiptar. Ndjeja lumturi dhe krenari se jam shqiptar dhe po rritesha si i tillë. Kjo është një fotografi që më mërzitë shumë, më kthen shumë kujtime. Kujtime të mira dhe të këqija, për shkak të kohëve të vështira që përjetuan shqiptarët. Ishin kohë të vështira. Sa herë e shoh këtë fotografi kam lot në sy”, thotë aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan në Miçigan.

Një shqiptaro-amerikane tjetër kujton rëndësinë që famullia “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” kishte në fillimet e jetës së saj larg Shqipërisë.

“Po të mos ishte ky komunitet që na priti me aq shumë dashuri, që na qëndroi aq afër, sinqerisht nuk di se si mund të kishim përfunduar. Mund edhe tëishim kthyer në Shqipëri. Prandja, këtij komuniteti i jemi gjithë jetën borxh. Tërë jetën borxh. Për gjithçka që kanë bërë për ne”, thotë shqiptaro-amerikanja që u largua nga qyteti i Shkodrës në fillim të viteve 90, Huana Kurti

Dr. Gjeka Gjelaj nga këshilli i kishës thekson rëndësinë që trashëgimia e krijuar për 50 vite e kësaj famullie të vazhdohet dhe përmirësohet nga brezat e rinj të shqiptaro-amerikanëve.

“Mos të përsëriten gabimet tona, por të mësoni nga gabimet tona. Mos e leni të njëjtën vepër që ne e kemi krijuar, që të qëndrojë e njëjta. Nryshojeni për më mirë, për më të bukur, më të këndshme dhe sidomos më shqiptare. Kurrë most ë harrohet gjuha shqipe, kurrë most ë harrohet flamuri shqiptar dhe mbi të gjitha kurrë mos të harrohen vlerat shqiptare, se pa këto shqiptari nuk është shqiptar. Siç thoshte Gjergj Fishta ne e kemi krijuar Shqipërinë, porn a duhet shqiptari. Edhe ne ekemi krijuar komunitetin katolik shqiptar në Miçigan, port ani na duhen katolikët e mirë shqiptarë që ta vazhdojnë këtë vepër”, thotë profesori Gjelaj.

Mesha e së dielës në kishën katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” do t’i kushtohet shënimit të 50 vjetorit të famullisë, ndërsa është organizuar edhe një mbrëmje festive për nder të këtij përvjetori.

Marrë nga VOA

zoja pajtore e shqiptarëve

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa