Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mungesa e tij e zgjatur ngre pyetje në rritje në lidhje me shëndetin e tij dhe rolin e vërtetë që ai luan në vendimmarrje në një kohë kur Teherani po përballet si me pasojat e luftës, ashtu edhe me presione të rënda ekonomike
IRAN- Gjashtë muaj pas sulmeve ajrore që shënuan fillimin e luftës dhe sollën në pushtet Mojtaba Khamenein e plagosur rëndë në Iran, udhëheqësi suprem i vendit ende nuk është shfaqur ose nuk është drejtuar publikisht para iranianëve. Mungesa e tij e zgjatur ngre pyetje në rritje në lidhje me shëndetin e tij dhe rolin e vërtetë që ai luan në vendimmarrje në një kohë kur Teherani po përballet si me pasojat e luftës, ashtu edhe me presione të rënda ekonomike.
Sipas një analize nga mediat e huaja, pohohet se Khamenei vazhdon të ushtrojë kontroll mbi vendin, duke qëndruar larg syrit të publikut për arsye sigurie, ndërsa ai po shërohet nga lëndime të rënda që i kanë shpërfytyruar fytyrën. Sipas informaconeve, ai ia ka deleguar një pjesë të konsiderueshme të menaxhimit të përditshëm një rrethi të ngushtë drejtuesish të lartë.
Megjithatë, që kur ai mori detyrën, një javë pasi filloi lufta, as një foto, as një video dhe as një mesazh audio i tij nuk është bërë publik. Mungesa e ndonjë prove vizuale ose audio përforcon dyshimin brenda vendit në lidhje me pozicionin dhe funksionin e tij në krye të Republikës Islamike.
"Pyetja nuk është më nëse Mojtaba është gjallë, por nëse Irani ka ende një udhëheqës suprem funksional", tha Alex Vatanka i Institutit të Lindjes së Mesme në Uashington.
Vetëm mesazhe me tekst nga Khamenei
Komunikimi i Khameneit me popullin iranian ka qenë i kufizuar në disa deklarata me shkrim, të transmetuara nga prezantuesit e mediave shtetërore. Ai madje mungoi në ceremoninë disaditore të varrimit të babait të tij muajin e kaluar.
Zyrtarë të lartë dhe burime të tjera brenda regjimit ia atribuojnë mungesën e tij frikës nga një atentat . Ata argumentojnë se ai mban takime të shpeshta me zyrtarë të lartë, është i informuar për të gjitha zhvillimet kryesore dhe merr vendimet përfundimtare për çështjet kritike. Presidenti iranian Masoud Pesekian tha më 10 gusht se pati një takim shtatëorësh me Khamenein.
Pavarësisht sigurimeve zyrtare, po ngrihen pyetje edhe midis mbështetësve të regjimit. Një anëtar i milicisë vullnetare Basij në Qom, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se prania publike e Liderit Suprem do të rriste besimin e mbështetësve të Republikës Islamike.
"Ne duhet të dëgjojmë zërin e udhëheqësit tonë ose të shohim ndonjë shenjë se ai është në krye dhe po udhëheq vendin, në mënyrë që të kemi më shumë besim", tha ai.
Ai tha se besonte se Khamenei ende po merrte vendimet thelbësore, por tha se mungesa e qoftë edhe një fotografie të vetme të tij po ndikonte negativisht në moral. Iranianët që kundërshtojnë udhëheqjen aktuale politike ose bëjnë thirrje për reforma janë më të vendosur.
"Si e dimë që Mojtaba nuk është vrarë?" pyeti Shahrokh, një biznesmen pro-reformës në Teheran, i cili gjithashtu kërkoi të mos identifikohej.
"Nuk është logjike që të mos ketë asnjë provë se ai është gjallë, e lëre më që është i përfshirë në vendimmarrje", shtoi ai.
Roli i Gardës Revolucionare është forcuar
Pas gjashtë muajsh lufte, Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme, por sistemi i tij politik nuk është shembur. Në të njëjtën kohë, aftësitë e tij ushtarake vazhdojnë t'i lejojnë atij të kërcënojë rrjedhat globale të energjisë dhe të sulmojë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik.
Udhëheqja politike dhe fetare ka arritur gjithashtu të ruajë vazhdimësinë e administratës pas humbjes së udhëheqësit të mëparshëm suprem dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë. Në të njëjtën kohë, ekonomia iraniane është nën presion të madh për shkak të kostove të luftës dhe bllokadës disamujore të eksporteve të naftës.
Garda Revolucionare, tashmë një nga institucionet më të fuqishme të vendit, ka forcuar më tej ndikimin e saj që nga fillimi i luftës. Sipas burimeve, ata tani janë në qendër të vendimmarrjes strategjike, brenda kornizës së një strukture të riformësuar të pushtetit rreth Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. Ky rreth i ngushtë përfshin komandantët kryesorë të Gardës Revolucionare, si dhe figura kryesore politike, përfshirë Pezheskian dhe Kryetarin e Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf.
"Ai ka fjalën e fundit në vendimet e mëdha"
Disa burime të larta në Iran thonë se Khamenei po takohet me zyrtarë të lartë, po merr pjesë në konsultime dhe po ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet kryesore. Një zyrtar i lartë iranian tha se vetëm një numër i kufizuar njerëzish kanë kontakt të drejtpërdrejtë dhe personal me të. Sipas tij, nuk po bëhen publike detaje rreth gjendjes ose lëvizjeve të tij , pasi ekziston frika se çdo informacion mund të përdoret nga SHBA-të për ta ndjekur dhe synuar atë.
Një person i afërt me rrethin e ngushtë të Khameneit tha se shëndeti i tij ishte përmirësuar ndjeshëm, duke pretenduar se ai mbeti mendërisht vigjilent dhe i përfshirë në mënyrë aktive në vendimmarrje.
"Pavarësisht të gjithë presionit, shërbimet për qytetarët nuk janë ndalur. Linja jonë e politikës së jashtme është e unifikuar dhe vendimet tona janë të qëndrueshme. E gjithë kjo tregon se udhëheqësi suprem ka kontrollin", tha një zyrtar i dytë.
Mojtaba Khamenei kishte shmangur syrin e publikut edhe para luftës, kur ai vepronte kryesisht pas kuintave si ndihmësi kryesor i babait të tij. Sipas raportimeve, ai u plagos rëndë në orët e para të 28 shkurtit kur sulmet ajrore izraelite dhe amerikane vranë të atin, me plagët që ia shpërfytyruan fytyrën. Mungesa e tij e zgjatur është veçanërisht e rëndësishme sepse, si udhëheqës suprem, ai është në kulmin e fuqisë politike dhe fetare të Iranit në një nga krizat më serioze që vendi është përballur që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Vatanka vuri në dukje se si një marrëveshje e mundshme me Uashingtonin ashtu edhe vazhdimi i një konflikti të gjatë dhe të kushtueshëm me SHBA-në do të kërkonin miratim të qartë nga Khamenei. Sipas tij, mungesa e tij e gjatë publike krijon kushte në të cilat grupe të ndryshme brenda sistemit mund të pretendojnë se i dinë dëshirat e vërteta të udhëheqësit suprem./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kërkon të ndryshojë em...
Donald Trump SHBA- Ngushtica e Hormuzit ka qenë mjeti më i fortë negociues i Iranit që nga fillimi i luftës në fund...
Pamje nga Ceuta SPANJË- Situata në Ceuta është përshkallëzuar ndjeshëm pas disa javësh krize migratore, me për...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha ditën e hënë se rikthimi i diplomacisë në rru...
Foto Ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson se Moska do ta sulmojë ndonjë vend a...
Mbreti Herald NORVEGJI- Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pasi u dërgua në spit...
Millojko Spajiq MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë &ldqu...
Ratko Mlladiç BOSNJE- Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës&...
Radoslaw Piesiewicz POLONI- Presidenti i Komitetit Olimpik Polak, Radoslaw Piesiewicz, është arrestuar në kuadër të një heti...
Pamje nga zjarri i qëllimshëm BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berkshire të Anglisë, ku një 3...