Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një postim në X, Spajiq nuk tregoi se cilat janë këto dy shtete dhe as nuk dha ndonjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë “informacione serioze operacionale të sigurisë” se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të shoqërohet me veprimtari të koordinuar hibride, në të cilën janë përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.
Në një postim në X, Spajiq nuk tregoi se cilat janë këto dy shtete dhe as nuk dha ndonjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime.
“Sipas informacioneve tona, këto aktivitete synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të aktorëve të caktuar politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë”, shkroi Spajiq.
Mali i Zi synon që deri në fund të vitit t’i mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të realizojë objektivin strategjik për anëtarësim në BE gjatë vitit 2028.
“Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i cilësdo strukturë politike”, shkroi Spajiq në X.
Megjithëse Spajiq nuk bëri të ditur se nga cilat shtete të rajonit mund të jenë zyrtarët e përfshirë në aktivitetet hibride kundër Malit të Zi, këtë vit janë shtuar tensionet mes Beogradit dhe Podgoricës.
Në anën tjetër, çështjet e hapura mes Malit të Zi dhe Kroacisë mund t’ia vështirësojnë Podgoricës përfundimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.
Autoritetet malazeze thonë se një pjesë e strukturave politike në Beograd nuk janë të gatshme ta pranojnë Malin e Zi si shtet sovran.
Serbia ua ka ndaluar hyrjen disa gazetarëve malazezë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi masa reciproke pas vendimit të autoriteteve në Podgoricë për t’ia ndaluar hyrjen kryeredaktorit të tabloidit Informer, Dragan Vuçeviq, i afërt me autoritetet në Beograd. Në Mal të Zi, në fund të majit, u kufizua për gjashtë muaj ritransmetimi i programeve të televizionit serb Informer TV.
Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në fillim të qershorit në Tivat, nga Mali i Zi u dëbua, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, një grup prej rreth 90 burrash, në mesin e të cilëve Radio Evropa e Lirë identifikoi përkrahës të autoriteteve në Serbi dhe persona që kishin sulmuar protestuesit antiqeveritarë.
Sa u përket marrëdhënieve mes Podgoricës dhe Zagrebit, Kroacia këmbëngul në zgjidhjen e disa çështjeve dypalëshe të hapura, në mesin e të cilave janë dëmshpërblimet për ish-të burgosurit e kampeve, 14 personat e zhdukur nga Lufta për Atdheun, ndjekja penale e krimeve të luftës, zgjidhja e kërkesave pronësore-juridike të shtetasve kroatë dhe demarkimi i kufirit detar./REL
Ratko Mlladiç BOSNJE- Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës&...
Radoslaw Piesiewicz POLONI- Presidenti i Komitetit Olimpik Polak, Radoslaw Piesiewicz, është arrestuar në kuadër të një heti...
Pamje nga zjarri i qëllimshëm BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berkshire të Anglisë, ku një 3...
Pamje nga Meka ARABIA SAUDITE- Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Mekën, duke krijuar pamje spektakolare në qiellin e qytetit t&eum...
Foto ilustruese RUSI- Agjencitë evropiane të inteligjencës nuk kanë identifikuar shenja që Rusia po përgatitet për nj&eu...
Timothy Ash TURQI- Drejtësia turke ka nisur një hetim ndaj ekonomistit britanik Timothy Ash, i cili akuzohet për fyerje të Preside...
Gaza PALESTINË- Të paktën tre palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë s...
Foto ilustruese GREQI- Policia greke ka zbardhur një atentat të planifikuar ndaj një biznesmeni greko-amerikan në ishullin e Lefkad&eum...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një sulm kibernetik ka prekur tre aeroporte të mëdha në Britani, duke çuar në vjedhjen e t...
Foto ilustruese GJERMANI- Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm të ndodhur këtë të enjte n&eu...