1 July 2025, 22:04
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amrikan Donald Trump ka deklaruar se do të jetë shumë i ashpër me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.
"Shumë i rreptë, shumë i rreptë. Por edhe Netanyahu e dëshiron këtë. Ai do të vijë këtu javën tjetër. Ai dëshiron që edhe kjo të marrë fund", u përgjigj Trump kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj kreut të qeverisë izraelite gjatë vizitës së tij të planifikuar të hënën e ardhshme në Uashington.
Përpara se të nisej për në këtë qendër të quajtur "Alcatraz me aligatorë", miliarderi republikan kishte deklaruar se SHBA-të po ushtronin presion që një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës të arrihej shpejt.
"Shpresojmë që kjo të ndodhë dhe shpresojmë që të ndodhë brenda javës së ardhshme", i tha ai një gazetari i cili e pyeti nëse një armëpushim në territorin palestinez mund të arrihet deri në kohën kur Netanyahu viziton Shtetet e Bashkuara.
Izraeli njoftoi sot se kishte zgjeruar sulmin e tij në Rripin e Gazës, ku sulme të reja vranë 17 persona, sipas shërbimeve palestineze të shpëtimit.
Lufta filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi vdekjen e 1,219 personave nga ana izraelite, kryesisht civilë, sipas një llogaritjeje të Agjencisë France-Presse bazuar në të dhëna zyrtare.
Operacioni hakmarrës izraelit ka vrarë 56,331 palestinezë, shumica e të cilëve civilë, sipas shifrave nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit për Gazën, të cilat OKB i konsideron të besueshme.
donald trump lufta ne gaza
Bota
1 July 2025, 21:34
E. D
Ajatollah Ali Khamenei
IRAN- Ajatollah Ali Khamenei, i cili u shfaq të martën me një mesazh të ri në të cilin vlerëson ...
Bota
1 July 2025, 20:40
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen n&e...
Bota
1 July 2025, 20:05
E. D
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Donald Trump po i rikthehet polemikave me Elon Musk, duke e akuzuar atë për motive egoiste ...
Bota
1 July 2025, 19:31
M.B
Donald Trump
SHBA- Në reagimin e tij të parë ndaj miratimit të projektligjit të tij për politikën e brendshme nga S...
Bota
1 July 2025, 19:30
E. D
Volodimyr Zelenskyy dhe Johannes Vandeful
UKRAINË- Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful vizitoi të hënën portin ...
Bota
1 July 2025, 18:53
E. D
Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macr...
Bota
1 July 2025, 18:52
M.B
Senati
SHBA- Pas shumë orësh ngërçi, republikanët në Senatin e SHBA-së kanë miratuar me një diferenc&eu...
Bota
1 July 2025, 18:52
E. D
foto ilustruese
BERLIN- Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledh...
Bota
1 July 2025, 17:35
E. D
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA- Donald Trump njoftoi sot se “do të shqyrtojë” mundësinë e dëbimit të Elon Musk, ...
Bota
1 July 2025, 17:22
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Gati 20,000 azilkërkues kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla që nga 1 janari,&...