3 November 2023, 15:49
Nga r.ll
Anthony Blinken
IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort me Izraelin.
“Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten dhe për të siguruar që ngjarjet e 7 tetorit të mos përsëriten kurrë”, tha Blinken më 3 nëntor në Tel Aviv pas një takimi me presidentin izraelit, Isaac Herzog.
Blinken qëndroi të premten në Izrael për të bërë presion që më shumë ndihmë humanitare të lejohet të hyjë në Gazën e rrethuar, përderisa trupat izraelite kanë ashpërsuar rrethimin e tyre të qytetit të Gazës për të fokusuar fushatën e tyre në shtypjen e grupit militant Hamas, që udhëheq këtë enklavë.
Kreu i diplomacisë amerikane tha në të njëjtën kohë se është e rëndësishme se si e bën Izraeli– dhe se është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të mbrojtur civilët të kapur në zjarrin e krijuar nga Hamasi. Më 7 tetor, organizata militante palestineze, Hamas, kreu sulme në të cilat, sipas zyrtarëve izraelitë, u vranë më shumë se 1.400 njerëz dhe më shumë se 200 u rrëmbyen.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9.000 njerëz në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar Hamasin si organizatë terroriste. Blinken theksoi se ndihma duhet të arrijë tek qytetarët e Rripit të Gazës të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për të.
Kurse, presidenti izraelit tha se para sulmit, forcat e tij të armatosura i paralajmëruan banorët e Gazës duke dërguar gjashtë milionë mesazhe me tekst, duke bërë katër milionë telefonata dhe duke shpërndarë 1.2 milion pamflete. Herzog tha se Izraeli i bindet ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë paralajmërimin e civilëve përpara sulmit në kampin e refugjatëve Jabaliya – i cili vrau dhjetëra njerëz në Gazën veriore, duke përfshirë një komandant të Hamasit.
Komentet e Blinkenit u bënë pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se në Gaza ishte kryer një “shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Blinken u takua edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Në kufirin verior me Libanin, tensionet po vazhdojnë të përshkallëzohen para fjalimit të planifikuar për më vonë gjatë të premtes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ky do të jetë fjalimi i tij i parë që kur Hamasi sulmoi Izraelin muajin e kaluar, duke nxitur frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.
Të enjten, Hezbollahu, aleat i Hamasit, sulmoi pozicionet izraelite në veri duke kryer sulme me dronë, mortaja dhe me dronë vetëvrasës. Ushtria izraelite tha se është kundërpërgjigjur me sulme me avionë dhe helikopterë luftarakë. Që kur lufta në Gazë nisi më 7 tetor, Hezbollahu ka ndërmarrë hapa të kalkuluar për të angazhuar ushtrinë izraelite në kufi me Libanin, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përshkallëzim që do të nxiste një luftë.
Në kufirin verior me Libanin, tensionet po vazhdojnë të përshkallëzohen para fjalimit të planifikuar për më vonë gjatë të premtes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ky do të jetë fjalimi i tij i parë që kur Hamasi sulmoi Izraelin muajin e kaluar, duke nxitur frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të shndërrohet në një konflikt rajonal. Të enjten, Hezbollahu, aleat i Hamasit, sulmoi pozicionet izraelite në veri duke kryer sulme me dronë, mortaja dhe me dronë vetëvrasës. Ushtria izraelite tha se është kundërpërgjigjur me sulme me avionë dhe helikopterë luftarakë.
Që kur lufta në Gazë nisi më 7 tetor, Hezbollahu ka ndërmarrë hapa të kalkuluar për të angazhuar ushtrinë izraelite në kufi me Libanin, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përshkallëzim që do të nxiste një luftë. Në kufirin verior me Libanin, tensionet po vazhdojnë të përshkallëzohen para fjalimit të planifikuar për më vonë gjatë të premtes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ky do të jetë fjalimi i tij i parë që kur Hamasi sulmoi Izraelin muajin e kaluar, duke nxitur frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.
Të enjten, Hezbollahu, aleat i Hamasit, sulmoi pozicionet izraelite në veri duke kryer sulme me dronë, mortaja dhe me dronë vetëvrasës. Ushtria izraelite tha se është kundërpërgjigjur me sulme me avionë dhe helikopterë luftarakë. Që kur lufta në Gazë nisi më 7 tetor, Hezbollahu ka ndërmarrë hapa të kalkuluar për të angazhuar ushtrinë izraelite në kufi me Libanin, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përshkallëzim që do të nxiste një luftë.
Në kufirin verior me Libanin, tensionet po vazhdojnë të përshkallëzohen para fjalimit të planifikuar për më vonë gjatë të premtes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ky do të jetë fjalimi i tij i parë që kur Hamasi sulmoi Izraelin muajin e kaluar, duke nxitur frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.
Të enjten, Hezbollahu, aleat i Hamasit, sulmoi pozicionet izraelite në veri duke kryer sulme me dronë, mortaja dhe me dronë vetëvrasës. Ushtria izraelite tha se është kundërpërgjigjur me sulme me avionë dhe helikopterë luftarakë. Që kur lufta në Gazë nisi më 7 tetor, Hezbollahu ka ndërmarrë hapa të kalkuluar për të angazhuar ushtrinë izraelite në kufi me Libanin, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë përshkallëzim që do të nxiste një luftë.
Marrë nga REL
anthony blinken konflikti izrael-palestine
Bota
3 November 2023, 14:49
a.l
Haki Abazi
KOSOVË- Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet i pavarur, Haki Abazi tha sot para deputetëve të Kuve...
Bota
3 November 2023, 14:38
a.l
Aleksandër Vulin
SERBI- Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë d...
Bota
3 November 2023, 14:24
foto ilustruese
SHBA-Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të ...
Bota
3 November 2023, 14:00
a.l
Besnik Tahiri
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Kurti që s’po e...
Bota
3 November 2023, 13:57
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha se është “në hall” me opozitën që po kërkojn&eu...
Bota
3 November 2023, 12:40
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndë...
Bota
3 November 2023, 12:35
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se Aleksandër Vuçiç nuk pranon të nënshkruajë ...
Bota
3 November 2023, 12:27
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se nuk e ka pranuar draftin e asosacionit dhe e gjitha është një...
Bota
3 November 2023, 12:16
a.l
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh nga foltorja e Kuvendit se në vlerësimin e tij, ai draft s’ë...
Bota
3 November 2023, 12:01
a.l
Kurti
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se në takimin e 26 tetorit në Bruksel i kërkoi krerëve evropian&e...