6 October 2023, 17:32
Nga I.A
Përparim Kryeziu
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka deklaruar të premten se prioritet urgjent është adresimi i pasojave të sulmit terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. I pyetur lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Albin Kurtit, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se sulmi i sponsorizuar nga Serbia ka sjell një situatë krejtësisht të re.
Kryeziu tutje është shprehur se ajo që ka ndodhur me 24 shtator në fshatin Banjskë ka qenë cënim i sovranitetit shtetëror, integritetin territorial dhe sigurisë kombëtar, si asnjë herë më parë prej përfundimit i luftës.
“Tani kemi një situatë krejt të re me prioritete tjetra urgjente e që kanë të bëjnë me adresimin e pasojave të sulmit terrorist të sponsorizuar nga Serbia. Ajo çka është e domosdoshme të ndodhë aktualisht është garantohet siguri për Kosovën dhe vendosen sanksione për Serbinë”, tha Kryeziu.
Sipas Kryeziut, gjatë gjithë kohës Kosova ka qenë palë e gatshme për dialog dhe marrëveshje, por ka shtuar se një proces i mirëfilltë i dialogut kërkon minimumin e standardit të mirëbesimit të ndërsjellë mes palëve.
“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i datës së 24 shtatorit, ka vërtetuar se teksa në Bruksel zhvilloheshin takime për zbatim të Marrëveshjes Bazë që në qendër ka njohjen de-facto reciproke, Serbia po përgatiste plane për aneksimit të veriut”, ka përfunduar ai.
albin kurti përparim kryeziu tensione në veri të kosovës
Bota
6 October 2023, 17:23
f.i
Mircea Geoana
MALI I ZI- Zëvendës sekretari i NATO’s Mircea Geoana, ka nisur fjalimin e tij drejtuar forumit 2BS, që po mbahet n&...
Bota
6 October 2023, 17:23
h.k
Gary Streeter
ANGLI-Gary Streeter deputet konservator i Anglisë është kapur duke hequr një kamer sigurie nga shtëpia q&e...
Bota
6 October 2023, 17:05
h.k
Miloslav Lajçak
BUDVA-Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miros...
Bota
6 October 2023, 17:03
f.i
foto ilustruese
SHBA- Shtëpia luksoze Prada do të dizajnojë kostumet hapësinore të NASA -s për astronautët që...
Bota
6 October 2023, 16:57
h.k
Nargas Mohammad
IRAN-Aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, thotë se vdekja e Mahsa Aminit para një...
Bota
6 October 2023, 16:45
I.A
Mark Ellis
KOSOVË- Është e rëndësishme që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të hetohet nga një ekip ndë...
Bota
6 October 2023, 16:15
f.i
Viktor Orban
SPANJË- Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesh...
Bota
6 October 2023, 15:58
I.A
Donika Gervalla
TIRANË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje ...
Bota
6 October 2023, 15:53
f.i
pamje nga vendngjarja
INDI-Të paktën 40 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Indi, sipas n...
Bota
6 October 2023, 15:46
I.A
Miroslav Lajçak
TIRANË- Miroslav Lajçak i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti...