14 July 2023, 14:43
Nga a.l
Mimoza Kusari-Lila
KOSOVË- Këshilli Organizativ i Protestave ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme pas audio-përgjimeve të kryetares së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila, me deputetin e Listës Serbe. Sipas njoftimit, protesta është paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu”, nesër në orën 18:00.
“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare. Kundër koordinimit me Millan Radojçiçin. Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Rajdoçiç, kundër luftëtarëve të UÇK-së, nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK," thuhet në njoftim.
Njoftimi për protestën
Audio-përgjimi
Ditët e fundit janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiçit nga Lista Serbe. Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiçi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend. Ndërkaq, nga partia në pushtet kanë thënë se audio-incizimet janë redaktuar dhe se qeveria nuk ka asnjë varësi nga Lista Serbe.
mimoza kusari-lila
Bota
14 July 2023, 14:38
a.l
Tërmet në Meksikë
MEKSIKË- Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi bregun e Chipas në Meksikë. Lajm...
Bota
14 July 2023, 14:27
a.l
Green Ocean
Gjelbërimi i ujërave oqeanike ka sjellë shqetësim te shkencëtarët. Duke analizuar dy dekada imazhe satelito...
Bota
14 July 2023, 14:17
k.m.
Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kundërshtuar komentet e bëra nga ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë...
Bota
14 July 2023, 14:14
a.l
Ushtria
BJELLORUSI- Si pjesë e rotacionit, Rusia tani ka tërhequr pothuajse të gjithë ushtrinë e saj nga Bjellorusia, k...
Bota
14 July 2023, 14:12
k.m.
Victor Orban
HUNGARI- Ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë dhe 36 vendeve të tjera i bënë thirrje qeverisë hungareze që t&eu...
Bota
14 July 2023, 14:08
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Ulur mbi shtrat, brenda një tende në Bjellorusi kjo është fotoja e fundit e grupit mercenar rus 'Wagner', Yevg...
Bota
14 July 2023, 14:02
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandër Vulinit në Serbi tregon se përzierja hel...
Bota
14 July 2023, 13:57
a.l
Faruk Mujka
KOSOVË- Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës ka vënë në pranga kryeshefin...
Bota
14 July 2023, 13:52
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Trupat e 62 mbrojtësve të tjerë të rënë ukrainas u kthyen në Ukrainë m&eum...
Bota
14 July 2023, 13:42
a.l
Belgorod
RUSI- Një makinë ka shpërthyer në Belgorod, e për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, mes të ci...