LIVE UPDATES
Bota

Qindra euro larg pagës për "jetë dinjitoze"

Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen të mbijetojnë edhe më me pak, ndërkohë që çmimet e konsumit, si gjetiu në botë, janë rritur. Paga minimale në vend vazhdon të jetë 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata deri në 65 vjeç, ndërsa mesatarja rreth 520 euro.

21 July 2024, 14:43 Nga N.F
Qindra euro larg pagës për "jetë dinjitoze"
Foto ilustruese

KOSOVË- Bekim Muji nga Gjilani fiton 250 euro në muaj duke punuar në një kompani private të sigurimeve në Prishtinë. Kjo shumë thotë se nuk i mjafton as për të mbuluar shpenzimet elementare të familjes dhe shpesh detyrohet të marrë borxhe.

“Vetë i dyti jam, me bashkëshorten, por problem. Ato para nuk mjaftojnë. Marr borxh, kthej borxh, s’ke çfarë bën... Jeta është gjithqysh”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen të mbijetojnë edhe më me pak, ndërkohë që çmimet e konsumit, si gjetiu në botë, janë rritur. Paga minimale në vend vazhdon të jetë 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata deri në 65 vjeç, ndërsa mesatarja rreth 520 euro.

Osman Mustafa, punëtor ndërtimi nga Podujeva, thotë se një jetë dinjitoze për një familje 4-anëtarëshe në Kosovë, kërkon së paku 1.000 euro në muaj.

“Te ne në ndërtimtari nuk ka pagë nën 500 euro. Është më mirë se diku tjetër, por as këto nuk mjaftojnë”, thotë ai.

Qeveria ka propozuar rritjen e pagës minimale në 264 euro. Ligji nuk ka hyrë në fuqi ende, por edhe kjo shumë është larg asaj që nevojitet për një jetë të dinjitetshme, thonë studimet. Një studim i Institutit Musine Kokalari në Prishtinë tregon se vetëm 20% e pagave në Kosovë i plotësojnë standardet për një jetë të dinjitetshme - me 1.152 euro neto në muaj, që i nevojiten një familjeje 4-anëtarëshe.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Qeveria t’i komentojë këto gjetje dhe e pyeti nëse ka ndonjë plan për ngushtimin e hendekut mes pagës minimale dhe pagës së vlerësuar për jetë të dinjitetshme, por nuk mori përgjigje.

“Çdo i pesti punëtor me pagë për jetesë të dinjitetshme”
Studimi i Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari në Prishtinë, i publikuar së voni, tregon se një familjeje 4-anëtarëshe, për një jetesë të dinjitetshme, i nevojiten mesatarisht 1.295 euro bruto apo 1.152 euro neto për një muaj. Ndërsa, një të rrituri beqar i nevojiten mesatarisht 816 euro bruto, apo 720 euro neto.

“Gjetja e këtij raporti është se vetëm një në pesë paga në Kosovë mund të konsiderohet si pagë jetese. Pra, vetëm rreth 20 për qind e totalit të pagave të llogaritshme në Kosovë e arrijnë këtë shumë, ndërsa rreth 80 për qind e tyre nuk e arrijnë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Marigonë Drevinja, drejtoreshë e programit të hulumtimeve në Institutin Musine Kokalari.

Për përllogaritjen e pagës së jetesës, tregon ajo, janë analizuar shpenzimet e ekonomive familjare, si: kostoja për ushqim dhe pije, për veshmbathje, për banim, për mirëmbajtje të shtëpisë, për shëndet, për transport, për komunikime, për aktivitete rekreative kulturore, për restorante dhe hotele, si dhe për mallra dhe shërbime të tjera.

Burim kryesor i të dhënave të përdorura në studim është Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare e vitit 2022, e cila është realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Gjetjeve të studimit njësoj u bën jehonë edhe Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

“Paga jetësore për një familje 4-anëtarëshe, që është llogaritur në 1.150 euro (neto), është reale dhe rrallëkush mund ta kalojë muajin nën këtë shumë të përcaktuar... sepse, viteve të fundit, kemi ngritje të çmimeve, inflacion, që është sjellë edhe në numra dyshifrorë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mesatarja e inflacionit në vitin 2022 ishte gati 12 për qind, ndërsa në vitin 2023 ishte gati 5 për qind. Po sipas ASK-së, në majin e sivjetmë, çmimet e konsumit shënuan ngritje për 2.4 për qind, në krahasim me majin e vitit të kaluar.

Sindikalistët: Paga minimale nuk është negociuar fare


Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pagën minimale merret në bazë të rekomandimit të Këshillit Ekonomik Social. Ligji për këtë këshill përcakton që ai duhet të përfshijë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të organizatave të punëdhënësve dhe të organizatave të punëmarrësve. Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë se niveli i pagës minimale, i cili është vendosur nga Qeveria e Kosovës, nuk është negociuar fare me sindikalistët.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se që nga marsi i vitit të kaluar, Këshilli Ekonomik Social nuk është mbledhur asnjëherë.

“Ne, si BSPK, jemi duke i bërë vazhdimisht presion Qeverisë së Kosovës që të mblidhet Këshilli Ekonomik Social dhe të negociohet paga minimale, e cila çdoherë në fund të vitit duhet të rekomandohet për miratim. Është me ligj që në çdo fund të vitit, paga minimale të negociohet”, thotë Hykolli.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it as për punën e Këshillit Ekonomik Social. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se 264 euro nuk kanë më vlerë, sepse fuqia punëtore, sipas tij, ka ndryshuar. Ai thotë se as propozimi i sindikalistëve i vitit të kaluar, që paga minimale të jetë 450 euro, tashmë nuk qëndron.

“Ka qenë minimumi që ne kemi propozuar për vitin e kaluar, ndërsa për këtë vit nuk guxojmë as të mendojmë për një pagë nën 550 euro, minimalisht”, thotë Azemi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, fuqia punëtore në Kosovë është duke rënë, për shkak të migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore, pas liberalizimit të vizave nga 1 janari i këtij viti. Ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare se sa qytetarë të Kosovës kanë migruar jashtë vendit, mungesa e fuqisë punëtore është një nga arsyet që paga minimale në disa kompani është rritur, thotë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e cila përfaqëson komunitetin e bizneseve.

“E para, mungesa e fuqisë punëtore. Do të thotë, është zvogëluar oferta dhe ka kërkesë për më shumë punëtorë. E dyta, është çështja se kompanitë kanë nevojë ta ngrenë kualitetin e shërbimit ose kualitetin e produktit”, thotë Rafuna.

Sipas tij, pagat minimale në sektorin privat, në të shumtën e rasteve, janë mbi 400 euro. Por, ai thotë se as kjo vlerë nuk nënkupton pagë për jetesë të dinjitetshme, për shkak të çmimeve të larta të artikujve të konsumit të përditshëm dhe inflacionit.

Si të zvogëlohet hendeku?


Bektashi thotë se zvogëlimi i hendekut ndërmjet pagës minimale në Kosovë dhe pagës për jetesë të dinjitetshme të punëtorëve, nuk është i lehtë. Por, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me kohë, duke përllogaritur për çdo vit shkallën e inflacionit.

“Në aspektin ekonomik, kjo diferencë mund të përafrohet vetëm nëse kemi ngritje të pagave sipas shkallës së inflacionit në vitin paraprak”, thotë ai.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011 dhe ajo është më e ulëta në Evropë. Bektashi thotë se rritja e pagave varet, gjithashtu, nga zhvillimi ekonomik i vendit. Banka Botërore ka parashikuar për këtë vit rritje ekonomike në Kosovë për 3.9 për qind, krahasuar me 3.2 për qind në vitin 2023./ REL

kosove page

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin