20 August 2023, 16:58
Nga I.A
Pavlos Marinakis
GREQI- Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ka komentuar vendimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për të mos ftuar homologun e tij shqiptar në darkën miqësore që do të mbahet ditën e nesërme në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një interistë për Skai, Marinakis u shpreh se ky veprim i Mitsotakis ka të bëjë me burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ai theksoi se Shqipëria duhet që të respektojë shtetin e së drejtës dhe se ata nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri sa Fredi Beleri të betohet dhe të ushtojë detyrën e tij si kryebashkiak.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Ftesa për presidentin e Shqipërisë, Rama ka ngelur jashtë. Çfarë do na thoni për këtë?
Pavlos Marinakis: Sepse ju padyshim iu referuat çështjes së Fredi Belerit. Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh si nga kryeministri ashtu edhe nga ministri i Jashtëm, bashkërendohet pranë ligjit, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap prapa nga kjo. Pamë edhe vizitën e dy kryetarëve të bashkive të dy qyteteve më të mëdha të Athinës dhe Selanikut, pamë edhe vizitën e zotit Syrigos. Kjo është diçka që duhet bërë e qartë, çdo ditë e më shumë. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet dhe të kryejë detyrën.
Ftesës së kryeministrit grek i janë përgjigjur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Në takim do marrin pjesë: Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borgiana Christo.
pavlos marinakis kyriakos mitsotakis
Bota
20 August 2023, 16:39
a.l
Aleksandër Vuçiç në Budabest
HUNGARI- Presidenti i Serbisë ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin hungar...
Bota
20 August 2023, 16:24
a.l
Aleksandër Vuçiç
HUNGARI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë me rasti...
Bota
20 August 2023, 16:15
a.l
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç
BUDAPEST- Ministri i Jashtëm i Hungarisë deklaron se Serbia do të rrisë ...
Bota
20 August 2023, 16:07
a.l
Zjarr në Kanada
KANADA- Provinca perëndimore kanadeze, British Columbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret masiv...
Bota
20 August 2023, 16:07
I.A
Zjarre
SHBA- Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë shkaktuar zjarre të fuqishëm në pjesë t...
Bota
20 August 2023, 15:50
a.l
Francë
FRANCË- Dalja në pension e 3 mjekëve në një qendër mjekësore në Mulhouse të Francës ka bë...
Bota
20 August 2023, 15:41
a.l
Pamje nga dhuna ndaj gruas
Në rrjet është duke qarkulluar një video me pamje të rënda, ku shihet sesi një burrë god...
Bota
20 August 2023, 15:39
a.l
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje ...
Bota
20 August 2023, 14:53
a.l
F-16
UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov deklaron se Ukrainasit kanë filluar stërvitjen me avionë luftarakë F16.&...
Bota
20 August 2023, 14:51
a.l
Moskë
RUSI- Rusia pretendon se dronët ukrainas kanë goditur tre rajone gjatë ditës së sotme. Ministria e Mbrojtjes...