31 May 2022, 13:01
Nga DOSJA
Foto ilistruese
BRUKSEL- Inflacioni në vendet e BE-së po përshpejtohet nga muaji në muaj dhe po arrin nivele rekord. Inflacioni në nivel të BE-së u hodh në 8.1 për qind këtë muaj, me Austrinë dhe Gjermaninë që kryesojnë në rritjen e çmimeve.
Të dhënat më të fundit të publikuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian “Eurostat” treguan se inflacioni vjetor në muajin maj ka kaluar rekordin e mëparshëm prej 7.4 për qind të arritur në dy muajt e mëparshëm.
Inflacioni aktual në Gjermani është më i larti që nga vitet 1970 dhe rritja e çmimeve të konsumit në maj tejkaloi të gjitha vlerësimet e ekonomistëve, të cilët prisnin rritje deri në 7.7 për qind.
Inflacioni në Austri vazhdoi të rritet në maj, duke arritur një normë prej tetë për qind, sipas vlerësimit të parë të Entit Statistikor. Në muajin prill, inflacioni ishte 7.2 për qind. Drejtori i Entit të Statistikave, Tobias Thomas, theksoi se kjo është norma më e lartë e inflacionit që nga shtatori 1975. Arsyeja e rritjes së ndjeshme të inflacionit është rritja drastike e çmimeve të energjisë.
Çmimet e energjisë u rritën me 39.2%, duke nënvizuar se si lufta dhe kriza globale e energjisë po e bëjnë më të shtrenjtë jetesën për 343 milionë banorët e eurozonës.
(d.a/dosja.al)
Bota
31 May 2022, 12:56
Anthony Albanese
AUSTRALI- Partia e qendrës së majtë, e udhëhequr nga kryeministri Anthony Albanese, mundi koalicionin konservator t&eu...
Bota
31 May 2022, 12:54
Mitsotakis dhe Scholz
BRUKSEL- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel ka zhvilluar nj&eum...
Bota
31 May 2022, 12:47
Avioni i rrezuar ne Nepal
NEPAL- Kutia e zezë e një avioni të Tara Air që u rrëzua në Nepal të dielën ësht&eum...
Bota
31 May 2022, 12:25
James McDougall
BRITANI E MADHE- Një dhurues sperme,37-vjeç i identifikuar si James McDougall, u ofronte shërbime përmes mediave...
Bota
31 May 2022, 12:42
Sidhu Moose Wala
INDI- Reperi Shubhdeep Singh Sidhu, i njohur gjerësisht si Sidhu Moose Wala, u qëllua nga njerëz të paidentifikuar tek...
Bota
31 May 2022, 12:41
Justin Trudeau
KANADA- Kanadaja duhet të vendosë një ndalim total për blerjen dhe shitjen e të gjitha armëve, ka thën&eu...
Bota
31 May 2022, 12:28
Afganet ne Kosove
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka njoftuar se afganët të cilën janë strehuar në Kosovë dhe nuk plot&eu...
Bota
31 May 2022, 12:28
Lufta ukrainë-rusi
UKRAINË- Nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Ihor Zhovkvaka thënë se vala e fundi...
Bota
31 May 2022, 12:17
“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territori...
Bota
31 May 2022, 12:07
Aleksander Vucic
SERBI- Aleksandër Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dyt&eum...