30 September 2022, 12:02
Nga d.a.
Eurozone
BRUKSEL- Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg.
Kështu ka thënë të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika, Eurostat. Sipas saj, inflacioni këtë muaj është rritur për dallim nga 9.1 për qind sa ka qenë në gusht.
Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimit dhe atyre në sektorin industrial, është thënë të kenë ndikuar në këtë rritje. Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2 për qind, për dallim nga 25.2 për qind sa ka qenë në gusht. Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë.
Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5 për qind, 22.4 për qind, dhe 17.1 për qind, respektivisht.
Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2 për qind. Gjermanisë, ekonomisë më të madhe në BE, i është rritur inflacioni në 10 për qind.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet recesion global më 2023. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./REL/
kriza ekonomike prej luftes inflacioni në eurozonë raporti i eurostat
Bota
30 September 2022, 11:33
d.a.
Wolfgang Kubicki dhe Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ngriti një padi kundër nënpresidentit të Bundestagut...
Bota
30 September 2022, 11:23
d.a.
Çitaku dhe Gervalla
KOSOVË- Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur si mjerim e për keqardhje qëndrimin e ...
Bota
30 September 2022, 11:00
d.a.
kosove
KOSOVË- Shpresat që viti i ri shkollor mund të nisë më 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosov&e...
Bota
30 September 2022, 10:49
d.a.
france
FRANCË- Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe sh...
Bota
30 September 2022, 10:36
d.a.
BE
BRUKSEL- Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për...
Bota
30 September 2022, 10:28
d.a.
Ambasada italiane
ITALI- Ambasada italiane në Moskë ka këshilluar shtetasit italianë të konsiderojnë nëse do të lar...
Bota
30 September 2022, 10:19
d.a.
uje ne Mars
SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar prova të reja që sugjerojnë se mund të ketë ujë të lëngs...
Bota
30 September 2022, 10:04
d.a.
Macron dhe Meloni
ITALI- Fitorja e Giorgia Melonit në Itali duket se do të sjellë divergjencat e para brenda BE për shkak të q&eum...
Bota
30 September 2022, 09:58
d.a.
sulm ne Ukraine
UKRAINË- Një autokolonë civile me makina që po shkonte për të marrë të afërmit që pë...
Bota
30 September 2022, 09:40
d.a.
Parlamenti malazez
MAL I ZI- Parlamenti malazez sot duhet të diskutojë propozimin e presidentit Milo Gjukanoviç për shkurtimin e...