30 June 2023, 07:16
Nga a.l
Sudan
Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se, që nga shpërthimi i luftimeve në Sudan në mes të prillit, më shumë se 2.6 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, me më shumë se 560,000 prej tyre që janë kthyer në refugjatë ndërkombëtarë.
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), më shumë se 2.1 milion njerëz u zhvendosën brenda vendit që nga 15 prilli, duke përfshirë 1.4 milion njerëz që u larguan nga kryeqyteti Khartoum. Më shumë se 560,000 njerëz ikën përtej kufirit në vendet fqinje, kryesisht në Egjipt, Çad dhe Sudanin e Jugut.
OCHA tha se organizatat humanitare arritën më shumë se 2.8 milionë njerëz në mbarë vendin me ushqim, shëndet, ujë dhe shërbime mbrojtëse, shkruajnë mediat e huaja.
"Sulmet kundër objekteve dhe depove humanitare, vazhdojnë të pengojnë aftësinë tonë për të ofruar ndihma në mënyrë të sigurt. Ne përballemi me vështirësi të jashtëzakonshme në arritjen e njerëzve në zonat e prekura nga konflikti në Khartoum, Darfur dhe Kordofan," tha OCHA.
Zyra tha se që nga fillimi i krizës, 13 punëtorë humanitarë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Disa personel humanitar janë të zhdukur. Partnerët e Kombeve të Bashkuara raportuan se grabitja e 43 depove humanitare e ka bërë të vështirë rifillimin dhe zgjerimin e operacioneve të ndihmës.
okb lufta ne sudan
Bota
29 June 2023, 23:00
I.A
SHBA- Ligjvënësit kryesorë amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Biden që të informojë Kongresin pë...
Bota
29 June 2023, 22:46
I.A
Qytetari
TROPOJË- Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar në qytetin e Bajram Currit, Tropojë, për problemin e një biznesi,...
Bota
29 June 2023, 22:03
f.i
foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që raca nuk mund të konsiderohet m...
Bota
29 June 2023, 21:51
f.i
nëna e 17-vjeçarit
FRANCË- Mounia, nëna e Nahelit, 17-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga një efektiv...
Bota
29 June 2023, 21:48
I.A
Richard Grenell
SHBA- I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell deklaroi se administrata e presidenti Joe Bid...
Bota
29 June 2023, 21:47
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës ukrainase (HUR) Andri Cherniak ka thën...
Bota
29 June 2023, 21:29
I.A
SHBA- I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell është shprehur se, me sjelljet e tij, Albin Kurti b&eu...
Bota
29 June 2023, 21:20
f.i
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ...
Bota
29 June 2023, 21:17
I.A
Richard Grenell
SHBA- I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell ka treguar se kush ndikoi në lirimin e 3...
Bota
29 June 2023, 20:34
f.i
Brad Smith
SHBA- Brad Smith, presidenti i Microsoft është shprehur së fundmi se inteligjenca artificiale nuk përfaqëson nj&eu...