22 February 2023, 17:44
Nga I.A
Astrit Dehari
KOSOVË- Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna Burim Buleshkajn, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe Destan Zogajn, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren. Në njoftim thuhet se ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se përfundimisht ka larguar nga puna, z. Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe z. Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren. Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.
Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.
burim buleshkaj destan zogaj astrit dehari
Bota
22 February 2023, 17:41
I.A
Gazetar
FRANCË- Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka pezulluar në mënyrë të menjëhershme Unionin rus t...
Bota
22 February 2023, 17:29
a.l
refugjatët ukrainas
UKRAINË- Ukrainasit u larguan nga vendi pak kohë më parë për të shpëtuar nga agresioni rus, por...
Bota
22 February 2023, 17:28
I.A
Adil Behramaj
KOSOVË- Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, mëngjesin e sotëm është bastisur ba...
Bota
22 February 2023, 17:16
I.A
Maia Sandu
MOLDAVI- Udhëheqësja e Moldavisë tha sot se kishte ftuar presidentin amerikan Joe Biden për të vizituar ish-republik&eu...
Bota
22 February 2023, 17:00
a.l
Tarik Halefoglu
TURQI- Një 66- vjeçar shpëtoi nga rrënojat e tëmetit të fuqishëm pasi telefonoi gruan e tij për n...
Bota
22 February 2023, 16:34
a.l
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se raundi i ardhsh...
Bota
22 February 2023, 16:29
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, tha se Rusia po lufton për tokat e saj “historike” në Ukrainë. Këto dek...
Bota
22 February 2023, 16:16
a.l
Ushtari i jep qytetarit këpucët e tij
TURQI- Një ushtar turk duke ndihmuar një qytetar të prekur nga tërmeti i fuqishëm...
Bota
22 February 2023, 16:06
a.l
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan synon të mbajë zgjedhjet në Turqi siç janë planifikuar në ...
Bota
22 February 2023, 16:13
I.A
Kherson
UKRAINË- Dy civilë u vranë nga bombardimet ruse në rajonin Kherson në Ukrainën jugore, ...