29 February 2024, 10:30
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- “Do të kthehemi tri herë më të fortë, pa merak” - ishte mesazhi i lënë më 26 shkurt të këtij viti në njërin prej disa grupeve të mbyllura të Telegramit, përmes të cilit komunikonin “shitësit” maqedonas të kartelave false të debitit me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Siç konfirmoi Radio Evropa e Lirë, nga ky grup u fshi e gjithë përmbajtja. Dhe, ai nuk është i vetmi. Dy ditë pasi REL-i publikoi detajet e një mekanizmi në internet, të krijuar me qëllimin që dhjetëra maqedonas - kryesisht nga qyteti i Velesit - të përfitonin para nga qytetarët amerikanë, përmbajtja nga shumica e kanaleve në platformën Telegram u fshi. Në këtë rrjet, sipas gjetjeve të REL-it, ishin të përfshirë 69 individë dhe gjithsej 88 faqe interneti.
Një e treta e ueb-faqeve nuk ishin më aktive më 28 shkurt. Më saktësisht, nga gjithsej 88 ueb-faqet e gjetura nga gazetarët e REL-it, 23 u mbyllën, ndërsa opsionet e pagesës u çaktivizuan për 10. Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë për shitësit e produkteve të rreme në Maqedoninë e Veriut, i cili u publikua më 26 shkurt, ndoqi gjurmët digjitale të një rrjeti individësh, të cilët krijuan oferta mashtruese për të shitur kartela me imazhin e Trumpit.
Përmes reklamave, qytetarëve amerikanë u thuhej se produktet e blera sot me imazhin e Trumpit, do të vlejnë miliona dollarë pas rikthimit të tij në pushtet. Por, në fakt, produktet e ofruara, si kartela, monedha, afishe, pulla e të tjera, nuk kanë asnjë vlerë. Rruga digjitale i çonte klientët nga ueb-faqet në platformën e pagesave të regjistruar në SHBA, CopeCart. Përfaqësuesit e kësaj platforme nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për këtë raportim.
Ann Bratton, 86 vjeçe, nga shteti amerikan Tenesi, bleu disa kartela false përmes reklamave dhe kësaj platforme pagese, dhe ndau përvojën e saj me REL-in. Viteve të fundit, ajo shpenzoi më shumë se 30.000 dollarë për kartela të ndryshme dhe produkte financiare. Platforma CopeCart nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse është në dijeni me rastin e Bartonit dhe si vepron në situata të tilla. REL-i zbuloi, gjithashtu, se 33 qytetarë maqedonas që shisnin kartela dhe monedha me imazhin e Trumpit, i tërhoqën produktet e tyre nga platforma CopeCart.
Qyteti i Velesit, i cili ka një popullsi prej pak më shumë se 45 mijë banorësh, u bë i famshëm para zgjedhjeve amerikane të vitit 2016, kur mediat botërore zbuluan se aty ishin krijuar më shumë se 100 ueb-faqe politike, ku shpërndaheshin lajme të rreme - zakonisht në favor të politikave të Trumpit. Ueb-faqet përdornin përmbajtje nga blogje jashtëzakonisht konservatore dhe i reklamonin ato përmes Facebookut, duke gjeneruar miliona shikime në muaj.
Marrë nga REL
trump kartela te rreme gjurme digjitale
Bota
29 February 2024, 10:13
N.F
Donald Trump
SHBA- Një gjykatëse e shtetit të Illinois të mërkurën e ndaloi Donald Trump të paraqitej në ...
Bota
29 February 2024, 09:55
M.B
Harta
UKRAINA- Në rrjet po qarkullon një foto në të cilën dy rusë shfaqen me uniformë teksa pozojnë në Avdiyiv...
Bota
29 February 2024, 09:31
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
SHBA- Momenti i frikshëm kur një ortek “i heshtur” dy persona është kapur nga një...
Bota
29 February 2024, 09:36
M.B
UKRAINA- Një numër i paspecifikuar i ushtarëve ukrainas të forcave speciale janë vrarë gjatë një operacioni në pj...
Bota
29 February 2024, 09:05
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shoqatat e 8 vende europiane i kanë bërë thirrje sot autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave kund&...
Bota
29 February 2024, 08:58
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Më shumë se 30,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hama...
Bota
29 February 2024, 08:58
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar ditën e sotme se kanë rrëzuar një aeroplan tjet&eu...
Bota
29 February 2024, 08:47
r.ll
KFOR
KOSOVË- Një kontingjent i ri turk i KFOR-it ka mbërritur të mërkurën në Kosovë. Përmes një njoftimi ...
Bota
29 February 2024, 08:45
M.B
Demonstruesit mbajnë pankarta në një marshim kundër antisemitizmit, gjatë një armëpushimi të përkohshëm midi...
Bota
29 February 2024, 08:43
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Mungesa e fuqisë punëtore - të kualifikuar apo dhe pa kualifikime - po pengon zhvillimin ekonomik në...